Shqiptarët historikisht kanë treguar orientimin e tyre pro perendimor

Opinione

Shqiptarët historikisht kanë treguar orientimin e tyre pro perendimor

Nga: Bujar Bajrami Më: 15 prill 2019 Në ora: 19:58
Bujar Bajrami

Të nderuar vëllezër dhe motra të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI),

Jam i vetëdijshëm që gjendeni para një situate të vështirë, e cila rrezikon të tjetërsojë edhe qenien tuaj kombëtare. Jam poashtu i vetëdijshëm që përcaktimet politike partiake duhet të respektohen sidomos kur ata janë në mbrojtjen e interesit të përgjithshëm. Por aktualisht jemi para një situate me kompleksitet të lartë politik e cila nuk është në funksion të mbrotjes së interesit kolektiv. Ideologjia e cila është duke u prezantuar në këto zgjedhje rikthen shqiptarët në një mendësi të së kaluarës e cila dukej se ishte për të drejta të barabarta, por në fakt ishte një doktrinë që shqiptarët i futi në kornizën e margjinalizimit politik dhe etnik. Koncepti politik i emëruar shoqëri për të gjithë’ në vetëvete ngërthen tentativën e rradhës për të margjinalizuar ndikimin e shqiptarëve mbrenda sistemit juridiko-kushtetues. Ky margjinalizim kësaj rradhe tentohet të arihet nëpërmjet defaktorizimit të votës shqiptare duke e prezantuar fabulën e Presidentit Konsensual.

Shqiptarët historikisht kanë treguar orientimin e tyre pro perendimor, ashtu siç treguan edhe gjatë fushatës së referendumit edhe pse ajo në vete ngërthente plot kurthe politike që ishin kundër interesit nacional të shqiptarëve në IRJM. E shkruaj IRJM sepse shqiptarët asesi nuk mund të mbrojnë interesin e tyre nëpërmjet Greqisë. Marrëveshja e Prespës ishte zgjidhja e një kontesti shumëvjeçarë mes dy shteteve të cilat kontestonin njëra tjetrën për identitetin dhe të kaluarën e tyre historike, pa implikuar elementin shqiptar mbrenda. Marrëveshja në fjalë nuk ngërthente kontestin e mbrendshëm politik që shqiptarët dhe maqedonasit e kanë dekada me rradhë. Populli thotë: pa mos e rregulluar shtëpinë tënde, mos dil te komshiu. Dy etnitë më të mëdhaja në vend, shqiptarët dhe maqedonasit, duhet të miratojnë një marrëveshje të mbrendshme e cila do të jetë po aq historike dhe do të jetë garant i fuqishëm për ndërtimin e një të ardhme të përbashkët mes komuniteteve në vend. Vetëm atëherë mund të ulemi dhe të diskutojmë për mënyrën e gjetjes së konsensualitetit mbrenda nesh.

Andaj, vëllezër dhe motra të gjakut tim, ju ftoj që ti thirrni logjikës dhe ndërgjegjes tuaj për të kundërshtuar fuqishëm urdhëresat partiake të cilat cënojnë integritetin tuaj në rradhë të parë dhe ardhmërinë e fëmijëve tuaj. Mos lejoni të ju strukin shqiptarzimin që keni mbrenda vetes. Ngritni zërin kundër mashtrimit të rradhës që ju bëhet shqiptarëve. Ngritni zërin ndaj kësaj filozofie komuniste të fshehur nën flamurin e integrimit euroatlantik. Nuk mund të ketë integrim pa mos mbyllur kontestin e mbrendshëm politik. Bëhuni pjesë për të parandaluar defaktorizimin e votës shqiptare, votë e cila mban gjallë kërcin tonë kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat