"Ideologjia e Rrogës" - vazhdon tutje...

Opinione

"Ideologjia e Rrogës" - vazhdon tutje...

Nga: Msc. Luan Mehmetaj Më: 17 prill 2019 Në ora: 18:11
Ilustrim

-E pata përmend një ditë ideologjinë e rrogës dhe akoma më shumë më forcohet kjo "ideologji", kur e dëgjova zv.kryeminstrin, Enver Hoxhaj, teksa u bënë thirrje njerzve të mos largohen nga Kosova, sepse sipas tij as në Evropë rroga nuk është aq e mirë dhe se atje duhet punuar shumë, respektivisht shpenzuar shumë.

- kjo "ideologji", tregon se si e kuptojnë dhe se si e plasojnë politikën qeveritarët tanë ndaj popullit të tyre. Nuk them se, krejtësisht i ngjanë Enverit të shqiptarëve, por ka shumë elemente që kjo të kuptohet si analogji.

- Komunizmi i mirëfilltë, përpos që kishte rrogën (punën), kishte edhe standartet e së mirë së përbashkët. Kurse komunizmi i Enver Hoxhës, tejklonte çdo standart të së mirës së përbashkët. Ajo ishte, egzistencë për qënien, kurse fuqi për të qenë. Kjo mënyrë e jetës shoqërore-shtetërore quhet Tirani, andaj thash se, nuk i ngjanë krejtësisht Enverit të shqiptarëve.

- Por, në demokraci, "ideologjia e rrogës", nënkupton komunizmin poqëse e ndjek këtë ideologji. Dhe, shtrohet pyetja se a jemi ne vërtetë në demokraci apo në kominizem?!.

- Njerzit shkojnë aty-atje, ku e sigurojnë egzistencën e tij/saj, - ky është koncepti bashkëkohor për jetën dhe mirëqenien e njeriut. Rroga nuk e siguron egzistencën në konceptin demokratik. 
Shembull: Finlanda nuk u zgjodhë vendi më i mirë për të jetuar në botë vetëm përshkak të rrogës. Finlanda u zgjodhë vendi më i mirë në botë përshkak të; Politikës, ligjeve, arsimit, shëndetsisë drejtësisë, respektimit të drejtave të njeriut, standartit jetësor, kulturës, etj.

- Pse emigron një kosovar sot, edhe poqëse e ka një rrogë, ndoshta edhe 700 apo 900 euro?,- sepse, në këtë vend mungojnë të gjitha ato që i përmenda për Finanlandën, përpos rrogës. Kjo është e barazvlefshme me komunizmin, por jo me komunizmin e mirëfilltë. Gjeje Ti, zotëri zv.kryeministër se me çfarë barazvlere është kjo!

Mëgjithate, problemi është akoma më i madhë, sepse në Kosovë, njërzit nuk e kanë as një rrogë. Një shumicë e madhe janë të pa punë, të pa krahë, të mbeshtetur në mëshiren e fatit. Dhe zv. Kryeministri ligjeron lëndë ndaj kosovareve, duke iu treguar se çfarë i pret në Evropë poqëse emigrojnë. Në vend që të ndjej përgjegjsi dhe të bëjë përpjekje për ta ndryshuar këtë gjëndje, qeveritarët mbajnë leksione demagogjike për qytetarët e vendit.
Kjo botë politike, e instaluar nga politikan të pa ndërgjegjshëm, mbase të kriminalizuar në një formë apo tjetër, duhet të hiqën nga pushteti dhe shteti të ecë përpara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat