Çka thanë Dr. Ibrahim Rugova dhe Dr. Sali Berisha për Sali Çekajn

Opinione

Çka thanë Dr. Ibrahim Rugova dhe Dr. Sali Berisha për Sali Çekajn

Nimon Muçaj Nga Nimon Muçaj Më 18 prill 2019 Në ora: 10:36
Sali Çekaj

AUTORI: z. President më intereson prononcimi juaj për juristin, intelektualin, dëshmorin, heroin dhe komndantin legjendar, jo vetëm të Betejës së Kosharës?

PRESIDENTI I KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA:

Pajtohem me ju që thatë, ai ka hy në historinë më të re të Kosovës si luftëtar dhe si dëshmor i Kosovës. Salih Çekaj ishte një burrë i urtë, si themi ne kosovarët dhe shqiptarët një burrë i pa fjalë por një burrë që punonte shumë. Dhe ata zakonisht ata janë njerëz të hështëur në vete dhe kishin një vizion të qartë për të ardhmen dhe e dijnë çka duan dhe poashtu kam pasur nderë që ta njoh Salih Çekajn ma shumë në Gjermani, kur e lëshoi Kosovën, sepse ju e dini se pas aprovimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës me 7 shtator 90 ai filloi të harmonizoi Statutin e Komunës së Deçanit me Kushtetutën. Prandaj u presukutua. Ishte në Gjermani dhe atje kam pas rast, sa herë kam bërë udhëtime jashtë siç e dini që na kanë pritur, na kanë përcjellur dhe Salihu gjithmonë ishte mund të themi roja e parë sepse edhe në atë kohë filloi të merret në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes me këto çështje. Poashtu ka qenë edhe sekretar i degës së LDK-së. Dhe ka punuar në zyrën e LDK-së në Shtutgard. Njëkohësisht edhe në Ministrinë e Mbrojtjes. Prandaj sot kemi kujtimin më të mirë për të dhe gjithsesi vepra tij dhe shumë heronjve dhe deshmorëve të tjerë është, sot Kosova e lirë në rrugën e Pavarësisë dhe unë gjithnjë insistoj, edhe Salihu do të insistonte që sa më parë të njihet edhe formalisht Pavarësia e Kosovës, sepse kjo do ta qetësonte popullin e Kosovës dhe do të bënte një zhvillim shumë më të madh të Kosovës. Pra, është kjo çështje që tash të gjallët e vazhdojmë. Kontribut të çmuar dhanë ata që dhanë jetën për të mirën e Kosovës, për demokracinë dhe për të mirën e popullit të vet në përgjithësi.

 

AUTORI: Gjatë luftës kur vërtetë ishte vështirë në Kosovë ju keni pas udhëtimet tuaj në SHBA, pastaj në Rambuje. Gjatë kësaj kohe a jeni takuar me Salih Çekajn?

PRESIDENTI I KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA:

Ju e dini kur atëherë do të thotë lufta kur filloi. Kur Beogradi vendosi ta shkatërroi Kosovën. Me luftë. Sepse Serbia ose duhej ta njihte Kosovën shtet të Pavarur ose...Ata zgjodhën të kundërtën prandaj po them falë përsëri së bashku, edhe Salihu do të thoshte, falë NATO-s, falë miqëve tanë, falë Zotit, edhe trimave tanë Kosova sot është plot. Gjatë ’98, Salihu siç e dini ka vepruar në Zonat e Deçanit dhe Pejës. Pastaj e kam takuar kur doli nga fronti në Gjermani. Isha i lumtur që po e shoh gjallë dhe natyrisht gjatë vitit ’99 kur u intensifikua lufta dhe kur ndodhi ekzodi i Kosovës, pra revanshizmi i kundërshtarëve armiqëve tanë. Salih Çekaj hyri përmes Kosharës e dha jetën por gjithsesi e dha jetën. Por gjithsesi edhe atëherë unë isha i interesuar që sa më pak njerëz të na pësojnë. Por siç e dini lufta është shumë e rëndë. Por ajo na u imponua dhe falë miqëve tanë u krye kjo, në të mirë të Kosovës dhe sot edhe ata që e kanë dhanë jetën për Liri dhe Pavarësi të Kosovës ndihen më të qetë. Kujdesi shtetëror do të vazhdojë për familjet e tyre për vepren e tyre që mos t’i harrojmë kurrë historinë nuk bën ta herrojmë. Duhet të shikojmë nga e ardhmja nga lumturia e popullit tonë, nga pasuria. Integrimet në Evropë, Nato dhe në miqësi të vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo ishte porosia e tyre dhe unë po e përseris këtë.  

ËNDRRA E TIJ ISHTE KOSOVA E LIRË DHE E PAVARUR

AUTORI: z. Profesor! Ju keni pasur mardhënje të ngushta me dëshmorin e shquar Salih Çekaj! Çka mund na thuani sot?

PROFESOR DR. SALIH BERISHA:

Unë e kam njohur Salih Çekajn në fillim të viteve ’90. Është ndër të parët shqiptarë që erdhi në ndihmë të Partisë Demokratike të Shqipërisë e themeluar si parti e parë opozitare. Më vonë kam pasë takime të tjera. Ruaj për z. Çekaj kujtimin dhe përshtypjen, për politikanin, burrin e vendosur, njeriu që i kushtori jetën çështjes shqiptare. I kushtoi jetën çështjes së Kosovës. Salih Çekaj i përket asaj plejade që luftë në termin e rilindasëve tanë, me pushkë dhe pendë, si intelektual dhe si luftëtarë. Luftoi për një Kosovë të lirë dhe të pavarur. Salih Çekaj ishte njeri i mendimit dhe veprimit. Pra, iu përket atyre që kurrë nuk e ndau veprimin nga mendimi i tij. Ra në fushëbetejë në një moment vendimtarë për Kosovën. Ata që e kanë njohur atë nuk mund ta përëftyron gjetkë Salih Çekajn veçse në fushëbetejat e saj. Ëndrra e tij ishte Kosova e lirë, Kosova e pavarur. Sot Kosova është e lirë. Sot Salih Çekaj, komandanti mprehet në ëndrrën e tij të lirisë.

AUTORI: Ju z. doktor keni ndejtë disa herë me të. Çka mund të shton rreth figurës së Salih Çekajti?

PROFSOR DR. SALIH BERISHA:

Salih Çekaj ka qenë një ndër mbështetësit e parë të PD-së dhe në vitet në vazhdim ka ruajtur mardhënje të ngushta me Partinë Demokratike dhe udhëheqësit e saj deri, në momentet e fundit të jetës së tij. Ai ishte i rrështëuar në detyrë, si komandant dhe si luftëtarë në brigadat e njohura në Koshare për çlirimin e Kosovës. Kam pas rast të takoj edhe bashkëluftëtarë të plagosur të cilët kanë qenë së bashku me të, në Koshare. Këta djem dhimbjen më të madhe e shprehnin për Salih Çekajn, që e çmonin shumë dhe nuk donin të dinin për plagët e tyre, sepse ata kishin humbur një komandant që kishte arritur që të motivojë në shkallën më të lartë në përmbushjen e detyrave që ata kishin përballë një fronti të përforcuar shumë nga ana e armikut. Sepse aty zhvillohej një luftë e ashpër dhe ajo ishte një ndër qendresat më të mëdha të shqiptarëve të Kosovës.       

Prill 2019  Fragment nga libri “Salih Çekaj-Gurthemeli i Pavrësisë së Kosovës”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat