Masakrimi i familjes Berisha nga fshati Konushefc në Masakrën e Dyzit

Opinione

Masakrimi i familjes Berisha nga fshati Konushefc në Masakrën e Dyzit

Nga: Sadri Rexhepi Më: 19 prill 2019 Në ora: 23:33
Sadri Rexhepi

Musa Berisha u lind në fshatin Konushefc të komunës së Podujevës në vitin 1942. Fëmijërin e kaloi në fshatin e tij. Musa shkollën fillore e kreu në Sibofc kurse të mesmen në Prishtinë. Në moshë të re u detyrua të punoj punë të ndryshme dhe në vende të ndryshme për të siguruar ekzistencën e familjës. Ai punoi si shef në një organizatë ndërtimore në Beograd. Mirëpo kur ai ra ndesh me ligjet diskriminuese të regjimit pushtues serbo-sllav e antishqiptar sepse gjatë një ahengu të organizuar nga nji shok i tij sipas informatave të Gani Sejdiut, Musa kishte ngritur flamurin kombëtar shqiptar në një tren dhe per këtë arsye është denuar me gjashtë muaj burg. Së këndejmi, kur organet udhëheqse të organizates ku punonte, kuptuan se Musa kishte qenë edhe aktivist i demostratave të viteve të 1968 dhe 1981 me procedur të shpejt e pensionojnë dhe e largojnë nga Beogradi për në Kosovë. Pas kthimit në vendlinje ai interesohej për shkollimin e fëmijëve me qellim që fëmijët e vet, mos ti përcillte fati i tij. Musa ishte adhurues i flakët i shkollës shqipe dhe bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Frymëzimin kombëtar e kishte marrë nga të parët të cilët sipas Shahin Berishës në kohë të mëhershme kishin mbajtur bajrakun në katër fshatra si në Konushevc, Penuhë, Buricë dhe Gllamnik.

Në vitet e nëntëdhjeta tre djem të Musait shkojnë në Gjermani për të punuar dhe për të mbajtur familjen të pa nënështruar para regjimit pushtues gjakatar serbo-sllav.

Në prag të fushatës ajrore të Aleancës më të fuqishme të NATO-së, nga dhuna dhe represioni si e gjithë popullata e Besianës me rrethinë, poashtu edhe popullata e fshatit Konushevc , u detyrua të shpërngulej përkohësisht drejt fshatrave të Llapit dhe Gallapit që konsideroheshin më të sigurta. Mirëpo Musa me familje refuzoj të largohej nga shtëpia deri sa e largojnë pjesëtarët e ZOLL. Ai së pari u vendos në fshatin Dumosh, në shtëpinë e Xhemail Maqastenës ku qëndron disa ditë. Xhemaili tani 91 vjeçar thotë se e prita me ngrohtësin time familjare sepse mu kjtua një kohë e më hershme kur familja ime ishte shpërngulur nga Toplica në këtë fshat ishte pritur shumë mirë nga banorët vendas të fshatit Dumosh. Forca të shumta policore dhe ushtarake serbe prap i vazhduan ofensivat e tyre duke e detyruar popullatën civile përsëri të zhvendosen për në fshatra më të largëta. Familja Berisha përsëri u zhvendos nga fshati i lartpërmendur dhe fillimisht u vendos në fshain Dyz në shtepinë e nipit, djalit të vajzës së vet Fehmi Veliut ku edhe aty qëndruan deri në ditën kritike të 18 prillit të vitit 1999 . Po edhe këtu forca të shumta të ushtrisë e policisë serbe nuk i lanë të qetë duke i detyruar të largohen ata dhe fshatarët e tjerë drejt fshatit Koliq. Kolona e gjatë kishte marrë rrugën drejt fshatit të lartpërmendur. “Rreth orës 10 e 30 minuta, grupe paramilitarësh të maskuar me shamia në kokë dhe fytyra të ngjyrosura, arritën shumë shpejt në vendet ku ndodheshim ne” thot nipi i Musajt. Në atë moment, familja disa antarëshe e Musajt ndodheshin në traktor të cilin e drejtonte nipi i Muses. Pasi që kishin arritur forcat paramilitare ata i detyruan që të zbresin nga traktori, të cilin e drejtonte Fehmiu. Pasi e zbritën nga traktori atë, i kërkuan para, ari dhe sende me vlerë. Familja Berisha ju dhanë gjithçka që patën vetëm për të shpëtuar, mirëpo kriminelët vrastarë nuk u pajtuan vetëm me plaqkë, por filluan ta rrahnin vozitësin e traktorit në prani të gjithë familjarëve duke ja thyer gjymtyrët e trupit.

e tij duke i parë skenat rrënqethëse të djalit duke ia rrahur, mori guximin dhe ju doli përpara parmilitarëve duke ju thënë që ta lenin të lirë birin e saj. Mirëpo ata pa hezitur e zbriten nga traktori Musen dhe pasi ia thyen gjymtyrët e trupit duke e maltretuar e ekzekutuan atë në prezencë të antarëve të familjes, madje edhe para fëmijëve. Kriminelët gjakatar me një shpejtësi marramendëse ekzekutuan edhe dy gratë e Muses, Sofije Berisha(1944- 1999) dhe Nailën Berisha-Veliu(1966-1999) kurse nënën e Musës Hajrie Berisha-Stublla(1913-1999)e plagosën në këmbë e cila pas pak kohe vdes nga plagët e marra. Fëmijët në atë moment u friguan dhe filluan të qanin e të bërtisnin, kurse bandat çetnike pasi kryen këtë akt makabër, fëmijët dhe anëtarët e tjerë të familjes i detyruan të largoheshin nga ai vend, vetëm pak metra ku ishte pushkatuar familja e Muses. .
Të nesërmën një fshatarë dyzjan dhe disa ushtarë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës i morrën kufomat i identifikuan dhe i varrosën në një varrezë të improvizuar, ku ishin të varrosur edhe dhjetra kufoma të tjera të vrarë nga bandat kriminale serbe. Së këndejmi, katër anëtarë të famijes Berisha u vranë nga forcat çetnike paramilitare serbe, më 18. 04. 1999, në fshatin Dyz. Pas hyrjes së forcave të NATO-së në Kosovë, familja Berisha e bëri rivarrimin e familjës së Muses, në vorrezat e fshatit Dyz ku janë të varrosur edhe rrethë 40 martirë të tjerë të Dyzit dhe të fshatrave tjera të Besianës.

Shtrohet pyetja, pse u masakru me një shpejtësi kaq të madhe dhe aq brutalisht familja Berisha. A e nifte dikush nga radhet e paramilitarëve serb Musen si kundështar i regjimit pushtues serb apo fajtor ishte djali i tij Avni Berisha- Tarkani i cili pa mask kishte dhenë intervista shtypit gjerman qe shihet përmes një video duke luftuar kundër forcave serbe në largësi prej 5-6 metrash. Avni Berisha bashkë me dy vëllezërit e tij punonte që nga vitet e 90-ta në Gjermani, mirëpo pas fillimit të Luftës në Kosovë ai len jetën luksoze dhe pagën e lartë për të ardhur në Kosovë për të luftuar për çlirimin e Kosovës. Ai në Kosovë vjen përmesë Shqipërisë bashkë me Arton Retkocerin, Mentor Retkocerin, Nazmi Ajetin, Shaban Kurtollin etj të cilët fillimisht u radhiten në radhët e UCK-së së ZOLL dhe ka vepruar në vijën e frontit të luftës kundër forcave paramilitare të serbëve kudo që e ka kërkuar nevoja. Gjatë luftimeve e gjatë granatimeve Tarkani ishte i plagosur 3-4 here dhe është sheruar në spitalin e Popovës, pas angazhimit të madhë të mjekve atdhetarë Riza Binishit, Skënder Muratit e stafit të tyre, për çka meritojnë mirënjohje kombëtare. Kurse pas përfundimit të luftës së përgjakshme shqiptaro- serbe Tarkani u sistemua në radhet e policisë së Kosovës ku punon edhe sot.

Pas përfundimit të luftës komisioni për emrimin dhe standartizimin e emrave të rrugëve të komunës së Besianës në shenjë nderimi per emrin e Muses një rruge të fshatit ia vejn emrin e tij.

Musa pas vetit la katër djem dhe katër vajza me nipa e mbesa që po rriten të lirë në Kosovën e dashur.Tani kur Kosova është e lirë, trupat e familjes Berisha pushojn të qetë në mesin e shumë dëshmorëve të lirisë, në varrezat e dëshmorëve në fshatin Dyz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat