Kafshimi i gjarpërit

Opinione

Kafshimi i gjarpërit

Nga: Dibran Demaku Më: 20 prill 2019 Në ora: 10:43
Dibran Demaku

 

Gjuha jonë shqipe në artikulimin e saj ka fjalë dhe shprehje të bukura dhe domethënëse mbase më shumë se çdo gjuhë tjetër.Vlerë e veçantë e gjuhës sonë janë edhe Urtitë popullore të artikuluara ndër shekuj dhe që si të tilla e pasurojnë gjuhën tonë.Të lindura shekuj më parë ato,pra fjalët e urta popullore edhe sot e gjithë ditën në shumicën e rasteve ndrijnë si margaritarë të çmuar.Veçse jo të gjitha do të mund të fiteshin në fondin e margaritarëve!Se cilat janë ato Fjalë të urta popullore të gjuhës shqipe që nuk mund të quhen „margaritarë“,në këtë miment nuk mund t‘i numëroj.Mbase ato të themi kushtimisht Fjalë të urta popullore „jo margaritare“janë shumë,por që në këtë moment më erdhi në mendje një e tillë:“Gjarpni(gjarpëri) që nuk më han(kafshon apo helmon mua) rrënoftë(jetoftë) njëqind vjet?!...

Ai që e ka thënë i pari këtë urti popullore,ose ka qenë tepër egoist,ose nuk e ka kuptuar se çfarë ka dashur të thotë me këtë shprehje të tij,që në gjuhën tonë u ka mbijetuar shekujve dhe si e tillë gjenë ende teritor në jetën tonë!
Të thuash që një gjarpër që nuk më han(kafshon apo helmon mua) jetoftë njëqind vjet është një shprehje apo fjalë (jo fort e urtë popullore)e cila si e tillë do të duhej të studiohej nga gjuhëtarët dhe ekspertët e gjuhës tonë se a do të duhej që edhe më tutje të quhej si „urti popullore?!“
Në sistemin e ashtuquajtur socialisto-komunist,në të cilin jetuam edhe ne shqiptarët dhe i cili theu qafën për të mos u kthyer kurrë më,shumë bashkëqytetarë tanë që ishin pjesë aktive e atij sistemi(dhe shijonin të mirat materiale të tij) dhe që atëherë i thurnin lavde,me rënien e tij,filluan që ta shajnë atë sistem?!...Disa nga ata që ishin si të thuash prietarët e atij sistemi,pas shembjes së tij filluan që vetën e tyre ta paraqisnin si „viktima“të atij sistemi?!Shumë nga ata ikën jashtë atdheut,dhe atje u shndërruan në „patriotë të zjarrtë“?!...Dhe sot e gjithë ditën para bashkëatdhetarëve shiten si të tillë?!Shumë nga ata sot në mërgatë ku ndodhen shkruajnė e botojnë „memoare të rreme“për veten e tyre?!Dhe jo vetëm kaq?!Shumë nga ata Sot shkruajnë poezi e romane(nuk dihet nëse i shkruajnë vetë apo ua shkruan dikush tjetër)dhe para bashkëatdhetarëve të mërgatës „shiten si atdhetarë të flaktë“?!Në mënyrë që „atdhetarinë e tyre të flaktë“ta tregojnë edhe në vepër,nga do shkojnë i dhurojnë librat e tyre(qofshin ato memoare të rreme apo poezi e prozë)?!Ndonjëri nga ata librat e tyre ua dhurojnë bibliotekave apo shkollave në vendin amë(në Shqipëri)sepse në Kosovë kanë frikë se i njohin dhe e dijnë veprimtarinë e tyre në dëm të kombit gjatë sistemit të kaluar?!
Një mik imi(krijues)ditë më parë më fliste për një „krijues dhe patriot të tillë)i cili në vendin në mërgatë ku jeton po bënte emër dhe karierë si „krijues dhe patriotë?!...Dhe kur unë e pyeta nëse ai e njihte (atë krijues dhe patriot)se cili ishte ai dikur,ai pra miku im krijues ma ktheu:-Natyrusht që e di,por ai ka shkruar një shkrim shumë afirmues për mua dhe për këtë i jam shumë falenderues?!...Dhe pas një debati bukur të nxehtë që bëm unë dhe miku im(përmes telefonit)ai ma ktheu:-Përse nxehesh,a nuk të kujtohet ajo e famëshmja jonë popullore:“Një gjarpën(gjarpër)që nuk më han(kafshon apo helmon mua)rrënoftë(jetoftë) njëqind vjet?!...Dhe ky „gjarpër“ që thua ti jo që më ka kafshuar mua,përkundrazi ai më ka përkëdhel.Ç‘më duhet mua nëse ai gjarpër e ka kafshuar apo helmuar ndonjë tjetër?!...
Pas kësaj përgjigjeje të mikut tim,unë e kam mbyllur tekefonin,mbase pa i thënë as ditën e mirë?!...
Ne,shqiptarët(shpresoj jo të gjithë)jemi formuar(qoftë si individ apo si grup apo grumbull)me vetëdije prej robi me idenë se një gjarpër që nuk më kafshon mua jetoftë njëqind vjet?!...Egoizëm më të madh dhe tragjik se ky vështirë të gjeshë!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat