Apeli moral ndaj politikanëve shqiptarë që përdorin retorikë albanofobe për Pendarovskin me retorikën e tyre

Opinione

Apeli moral ndaj politikanëve shqiptarë që përdorin retorikë albanofobe për Pendarovskin me retorikën e tyre

Nga: Valon Alimi Më: 20 prill 2019 Në ora: 15:35
Valon Alimi

Po u afrohemi kohërave dramatike në Maqedoninë Veriore. Me rastin e zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut populli shqiptar me sa duket është ndarë në dysh.

Spektri i kandidateve për të marrë postin e presidentit posaçërisht me promovimin e Stevo Pendarovskit si kandidat konsensual ka ndikuar dukshëm në nxitjen e urrejtjes mes shqiptarëve dhe cenon unitetin jetësor dhe thelbësor të tyre që na ka ruajtur nga asimilimi dhe ka mbajtur gjallë frymën shqiptare në vend. Uniteti që në kohërat më të vështira për shqiptarët ka qenë faktori kryesor i suksesit në aspiratën tonë për më shumë te drejta, në angazhimin tonë për t’u mos shtypur dhe përfunduar pa identitet dhe gjuhe duke harruar prejardhjen tonë masovike historike. Fatkeqësisht sot e kësaj dite principi që shqiptarët nuk luftojnë njeri-tjetrin kur bëhet fjalë interesin kombëtar dhe manifestimin e nevojave bazike siç janë përfaqësimi fair dhe i drejtë në fletëvotim dita ditës vendoset ad acta dhe përdhunohet duke përdorur fjalën “konsensualitet”. Fushata për presidentin e këtij vendi u shndërrua në demaskim të identitetit dhe bashkimit kombëtar të shqiptarëve duke shpallur zyrtarisht vëllain kombëtar si armik dhe duke fyer integritetin e shqiptarit me metoda që veç njihen nga sllavomaqedonasit albanofob dhe Sllobodan Millosheviçit kur ata kishin “zhdukjen e shqiptarëve” ne axhendën e tyre.

Në përputhje me strategjitë albanofobe që u përdoren nga Gruevski, Gligorovi dhe Crvenkovski “kampi i konsensualitetit” i quan mbështetësit e Blerim Rekës tradhtarë, gomarë apo në rastin e Artan Grubit kandidatit shqiptar i drejtohen sikur ai te jetë i vdekur me këndimin e tallkinit “O Blerim i biri i Hamzës, jo i Kastrioteve, por i Rekës”. Ky i fundit së bashku me cenimin e integritetit njerëzor njëkohësisht dyshon ndaj identitetit shqiptar të Blerim Rekës duke ja mohuar prezencën fizike por dhe prejardhjen sociokulturore nga Gjergj Kastrioti. Metoda e fundit e cila gjithashtu përdoret nga sllavonacionalistet duke i quajtur shqiptarët “srpski muslimani” dhe dyshuar në mëvetësinë etnike jo veç të Blerim Rekës por të të gjithë shqiptarëve. Intensiteti i Grubit teksa lexonte fjalimin e tij fatkeqësisht le të supozojë që shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, liderit shqiptar në Maqedoni, u beson fjalëve të tij dhe kategorizon bashkëkombësit e tij sipas bindjeve politike në shqiptarë apo jo. Shqiptarët sipas Artan Grubit dhe kampit le ta quajmë ,me metodologjinë ndarëse të cilën e përdor ai, “shqiptar” janë ata që me vite kanë shtrënguar duart me VMRO-DPMNE-në e cila mohon multietnicitetin e Maqedonisë dhe shpreh hapur që vendi i shqiptarëve nuk është në trevat e tyre autoktone ne Maqedoni por në Shqipëri. Nikolla Gruevski shefi i Grubit dhe Ali Ahmetit dikur në fushatën për zgjedhjet lokale në vendlindjen time kërçovare tha: Le t’u tregojmë Kërçovarëve e kujt është Kërcova. Dilni masivisht në vota që Kërcova të mbetet e jona (...). Nëse BDI-ja dhe Fatmir Dehari duan ta bëjnë Kërcovën shqiptare atëherë le te shkojnë në Shqipëri. Nëse Fatmir Deharit nuk i pëlqen Kërçova atëherë le të shkojë në Shqipëri sepse atje e ka vendin.” Në “metodologjinë etnike” të Artan Grubit unë jam shqiptar nëse toleroj dhe pranoj fyerje të tilla dhe mohimin të ekzistencës time në Kërcovë duke punuar vite me radhë me Gruevskin apo të deklarohem “indian” duke besuar në dashamirësinë e Gruevskit dhe Jankullovskës. Unë jam shqiptar nëse bashkëkombësit tim i drejtohem sikur ai te jetë i vdekur duke realizuar retorikisht shpresën e nacionalisteve maqedonas që ëndërrojnë një Maqedoni të pastër etnike pa shqiptarë. Kjo retorikë e cila dyshon ndaj karakterit të drejtë të Blerim Rekës nuk u përdor veç ne fjalimin e cituar dhe analizuar këtu por së tepërmi në fushatën presidenciale. Le të jetë Reka i korruptuar apo hajdut dhe gënjeshtar dhe Artan Grubi ta ketë dëshmuar imoralitetin e Rekës me dëshmi konkrete dhe BDI-ja të mbështeste një kandidat shqiptar edhe atëherë kjo retorikë duke u bazuar në unitetin dhe bashkimit kombëtar të lartëshpjeguar është e patolerueshme sepse nxit urrejtje ndaj një bashkëkombas dhe cenon respektin dhe mëshirën humane si vlera humaniste. Për ta përmbyllur këtë kapitull ne si shqiptarë sipas logjikës së Grubit duhet ta pështyjmë njeri tjetrin dhe ta nënçmojmë siç bëri ai me Blerim Rekën.

Fatmirësisht Artan Grubi apo Ali Ahmeti nuk janë në pozitë që të caktojnë kriteret për të qenë shqiptar sepse për ndryshe shumë shqiptarë do ishin në hak me moralitetin e tyre sepse një komb kurrë nuk definohet me imoralitetin që Grubi dhe “kampi shqiptar” kanë shfaqur në fushatën e fundit. Ndër vlerat që karakterizojnë drejtësinë morale shqiptare ka qenë sjellja e drejt ndaj njeri-tjetrit pos diferencave politike dhe jo përdorimi retorik i metodologjisë serbofashiste dhe albanofobe të Ilija Garasanin që ai përdor në shkrimin e tij “Nacertanije” ku propozon shkëmbimin e popullatës myslimane shqiptare apo Nikolla Pashiç i cili në mbështetje të Garasaninit solli “Paqën e San Stefanos” me dëbimin e shqiptarëve drejt Turqisë.

Edhe unë si të tjerët kam bindjet e mia politike që nuk janë bash ato të BDI-së kurse jam nga Zajazi i Kërçovës ( po ekzistojnë edhe njerëz të tillë që kanë dyshim racional edhe pse vijnë nga bastioni i BDI-së). Shpeshherë kur shkoj në vendlindjen time dhe kur shikoj sa janë pakuar njerëzit me kap një dhimbje e thellë siç kur isha herën e fundit në Mars për të bërë disa anketa për studimet e mia në Berlin. Si shumë të tjerë unë kritikoj papunësinë e lartë në Kërçovë e cila shumë njerëz drejton në perëndim duke kontribuar cep në cep hap pas hapi në zbrazjen e kulturës shqiptare në Kërçovë pasi çdo njëri që ik nga vendi i tij është një potencial njerëzor më pak i cili do kishte mundur të punonte për ardhmërinë shqiptare në Kërçovë. Edhe unë shqetësohem për korrupsionin e lart dhe punësimet në bazë të librezës partiake e cila nuk shpërblen ata të cilët pos trishtimit mundohen të dalin më së miri në shkollë me ambicien t’i shërbejnë vendlindjes së tyre dhe çështjes shqiptare në atë vend e cila ndodhet në rrezik. Duke u bazuar monokracinë byrokratike që u përpunuar dhe u zhvilluar nga sociologu i famshëm Max Weber sipas të cilës kryetari më në fund mban përgjegjësi për ngjarjet në byrokraci unë mundem fajin ta gjej te Fatmir Dehari kryetarin e Kërçovës apo në përgjithësi te Ali Ahmeti. Mua gjithsesi proceset e larta siç janë korrupsioni, zbrazja e vendit dhe papunësia nuk me duken dobiprurëse për shqiptarët ose për të përdorur retorik ekstreme siç bën Artani “antishqiptare” por nga respekti për bashkëkombasit e mi siç janë Ali Ahmeti dhe Fatmir Dehari më të cilët ndoshta nuk ndaj preferencat politike por gjerat më të rëndësishme që na ka falur zoti siç janë gjuha dhe kultura dhe respektin atdhetar (që ndoshta nuk e shfaqin ata në fushatë) unë dhe shumë të tjerë besoj nuk ua mohojnë prejardhjen shqiptare pasi siç e thash disa herë kjo do me bënte mua dhe shumë të tjerë të vazhdonim kampanjën e Pashiçit, Garashanit, dhe Millosheviçit. Një fushatë e tillë ne bazë të moralitetit mbarëshqiptar nuk meriton respekt nga votuesit shqiptarë dhe nuk meriton të marrë votën e shqiptarëve. Për ta thanë pak më ofensiv si dënim të kësaj strategjia ndarëse ndaj Artan Grubit dhe të gjithë atyre që mbështesin një retorikë të tillë e kthej shprehjen çetnike me metodologjinë e tyre për të mirë që ata ta kuptojnë:

“Samo sloga šiptari spasava” – veç harmonia (bashkimi) i mbron shqiptarët!!!!!

Thashë disa herë që një fushatë e tillë qoftë kandidati nuk meriton votat e shqiptarëve sepse shpërblimi i kësaj retorike është në kundërshtim më unitetin e shqiptarëve që na ruajti ekzistencën.

Mirëpo, unë mendoj që pos imoralitetit në këtë fushatë, kandidati i qeverisë, Stevo Pendarovski, nuk e meriton votën e shqiptarëve sepse nuk është kandidati i përshtatshëm për t’i përfaqësuar shqiptarët dhe multietnicitetin e vendit për shkak të biografisë së tij në kohën më të erret për shqiptarët në Maqedoni.

Stevo Pendarovski në vitin 2001 dhe më para kur qeveria maqedonase bombardoi Haraçinën dhe hyri me ushtrinë në Tetovë dhe vendet e tjera më shumicë shqiptare duke masakruar dhe vrarë në stilin milloshevist, ka qenë shefi i kabinetit të Dime Gjurevit, ministrit të brendshëm të asaj kohe që me policinë e tij bëri gjynah të madh ndaj shqiptarëve. Ai me policinë e tij lancoi aksionet policore vdekjeprurëse për shqiptarët në Bit Pazar, Gostivar para Universitetit në Tetovë dhe Ladorishtë. Këto aksione policore kishin qëllimin protestën shqiptare për më shumë te drejta në një shtet ku para Marrëveshjës së Ohrit shqiptarëve u mohohej ekzistenca kombëtare në kushtetutë, arsimi në gjuhën e tyre dhe hapja e universitetit e tyre ku mund te jepej mësimi në gjuhen shqipe ta zhbënte me dhunë çnjerëzore duke vrare shumë njerëz të pafajshëm. Logjikisht si shefi i kabinetit të Gjurevit, Pendarovski duhet të ketë qenë në dijeni për këto ngjarje të tmerrshme por siç e dimë nuk i ndaloi por karakterit barbar që kishin ata. Ai madje si shef kabineti dhe shef i drejtorisë për siguri publike madje, mund të supozohet, i ka koordinuar këto aksione pa fare turpi që pas protestuesve gjinden qytetarë që duan të drejtat e tyre, studentë apo baballarë që protestojnë për hatrin e fëmijëve të tyre. Gjithsesi Pendarovski ka qenë edhe në dijeni për bombardimet në Tetovë dhe Haraçinë madje shpjegon se si i u thoshin civilisteve, nënave me fëmijë të dilnin nga shtëpia për të dal në shënjestër të helikopterëve dhe për t’u bombarduar. Ndoshta këto shpjegime janë të çuditshme por këta gjera Pendarovski vetë i ka rrëfyer në intervista për të kërkuar falje dhe për t’u treguar shqiptarëve që ndjen përgjegjësi morale dhe nuk do e bënte më.

Me thanë të drejtën mua si student i politikës në Berlin dhe që merret me psikologjinë politike në administrate me vjen plotësisht për t’u çuditur se si ky njëri dëshiron të përfaqësojë një shtet multietnik kur se me punën e tij në administrate dhe ndihmës i Gjurevit ka punuar për të kundërtën dhe për ta zhbërë multietnicitetin në Maqedoni. Mua gjithashtu, dhe në këtë aspekt realisht flas për vetën, nuk me lejon racionalizmi dhe logjika që ky njëri pendohet për kontributin e tij në aksionet policore kundër shqiptarëve ku , dhe e përsëris, kanë vdekur gjithsesi njerëz dhe kanë mbetur fëmijë pa baballarë pasi ky njëri e dinte se çfarë atmosferë albanofobe ishte në administratë atëherë dhe me çfarë qëllim u planifikuan këto aksione. Shfaqja e tij për mua është një tentativë skandaloze për të legjitimuar veprat e tij gjoja një kërkim falje sjell prapë në jetë viktimat. Mua me duket sikur ai mendon që shfaqja e tij dhe kërkimi i faljes kanë për qëllim të sensibilizojnë shqiptarët në atë mënyrë sa që ata të thonë “ Në rregull e falim pasi të paktën ai pranon fajin e tij dhe pendohet.” Te dalësh në ekran dhe të pretendosh gjoja të mbushën sytë me lot është e kollajshme ndërsa unë mendoj që ky pendim nuk duhej të kishte ndodhur pasi këto aksione u zhvilluan me viktima por më para. Shefi i kabinetit të ministrit të brendshëm duhet të thoshte: Dëgjoni, nuk guxojmë t’i vrasim këto, sepse më në fund edhe ata janë njerëz me prindër dhe fëmijë. Ne, nuk duhet të jemi dakord me kërkesat e tyre por nuk kemi të drejtën morale t’i zhdukim pasi më në fund janë qytetarë të vendit.” Kjo gjë nuk ndodhi por e kundërta. Është një moral filozofik nga Platoni dhe Aristotelis që të jep me dije që qytetari i vendit yt, anëtari i “POLIS” për të thënë në gjuhen e tyre duhet të respektohet pasi ardhmëria e këtij vendi në tërësi varet nga respekti ndaj njëri-tjetrit sidomos në një vend multietnik. Një njëri i shkolluar dhe politolog siç është ai që duhet t’i ketë lexuar librat e këtyre filozofëve politik e kupton esencialitetin e respektit për funksionimin e shoqërisë pa përjashtim dhe ndërhyn pa marrë para sysh etninë në çdo rast ku integriteti i paprekshëm i njerëzve është në rrezik sidomos në planifikimin të tmerrit që ndodhi atëherë. Tashti, që ky njëri bën fushatën e tij duke premtuar që do punojë për një shtet multietnik dhe transparent kurse më para e luftonte multietnicitetin dhe mbante të fshehur mosrespektimin të njerëzve në planifikimin të një fushate militare vdekjeprurëse. Planifikimi i atëhershëm ishte i strukturuar dhe intensiv dihej për çfarë qëllimi ndodhën aksionet policore, një njëri që vlerëson multietnicitetin do kishte bërë çmos që nenat mos binin në shënjestër të helikopterëve dhe protestuesit mos vdisnin. Prandaj kjo shfaqja e Pendarovskit nuk mund të merret seriozisht por është aktrim në këmbim të votave dhe në dem të shqiptarëve.

Ali Ahmeti dhe sidomos Artan Grubi i kanë pikturuar shqiptarët që janë kundër “konsensualitetit” që dikur vriste njerëz si armiq të shqiptarëve dhe të shtetit multietnik. Unë dhe shumë të tjerë besojmë që Pendarovski nuk është kandidat i duhur për shkak të historisë së tij dhe që Pendarovski edhe pa votat e shqiptarëve do shkojë në raundin e dyte. Stilizimi i njerëzve që me legjitimitet kritikojnë mënyrën “antishqiptare” të fushatës që ndan shqiptarët dhe personaxhin e Pendarovskit si antishqiptarë është grotesk dhe jo në përputhje me vlerat shqiptare që i sqarova gjerësisht. Kampanja e tyre përdorët për t’i ndarë shqiptarët dhe për t’i futur në konflikt siç dëshirojnë armiqtë serbofashist dhe nacionalistet maqedonas diçka që nuk meriton vota por demaskim dhe kritikë siç bëra këtu. Moralisht vepra e Grubit në fushatë përbejnë krim kundër integritetit të Blerim Rekës dhe dyshojnë në mençurinë shqiptare. Prandaj, unë dhe shumë të tjerë besojmë që Blerim Reka është kandidati i duhur për shqiptarët pasi ai mundohet të jetë një kandidat neutral dhe një kandidat për të gjithë i cili mundohet ta mbajë multietnicitetin që rrezikohet gjallë. Njerëz që mbështesin Rekën nuk janë bandita apo rrugaçë por njerëz të thjeshtë që përdorin të drejtën e tyre dhe shprehin vullnetin e tyre të lirë.

Ata që thonë të kundërtën unë në përputhje me retoriken e Grubit i pyes:

KO JE OVDE ZLOCINAC? dhe i ftoj mos përçajnë shqiptarët për interesa private dhe vota por t’i bashkojnë dhe t’u riafrohen vlerave kombëtare siç janë dashamirësia ndaj bashkëkombasve dhe respekti ndaj tyre. E kundërta nuk meriton vota!!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat