Mohimi i krimeve të luftës nga Beogradi zyrtar, dëshmi që pala serbe nuk ka ndërruar diskurs - Bota Sot
Mohimi i krimeve të luftës nga Beogradi zyrtar, dëshmi që pala serbe nuk ka ndërruar diskurs

Opinione

Mohimi i krimeve të luftës nga Beogradi zyrtar, dëshmi që pala serbe nuk ka ndërruar diskurs

Nga: Fehmi Rama Më: 20 prill 2019 Në ora: 17:38
Fehmi Rama

Mohimi i krimeve të luftës nga zyrtar serb, duhet sanksionuar dhe penalizuar, poashtu Serbia duhet paditur për gjenocid

Hap i dobishëm është inicimi i një ligji me të cilin sanksionohen dhe penalizohen të gjithë ata që mohoin krimet e kryera nga pushtuesi serb ne Kosovë, nga ana e MD-së.

Nga lufta jonë çlirimtare humbëm me të dashurit tonë, humbëm familjarë, miq, shok. Në Kosovë u bë gjenocid, si quhet ndryshe në terminologjinë e se Drejtës Ndërkombërtare vrasja e fëmive, grave (u vranë gra shtatzëna, e të tjera u mbyten në bunare), u vranë pleqë e burra të pafajshëm vetëm e vetëm pse i kishin lindur nanat shqiptare, përveq së GJENOCID. E të gjitha këto si në shumë treva tjera ndodhën edhe në vendlindjen time, Çirez. 

Nga vorbulla e këtyre katrahurave të përjetuara, familjet dhe shoket, si dhe ne pergjithësi qytetaret e vendit tonë, kur dëgjuan zyrtar të lart serb në Qeverinë e Kosovës duke mohuar krimet e bëra nga makineria e kasapit të Ballkanit, u ndien të ofenduar dhe sikur u hap plaga e vjetër.

Kryetari i Kuvendit z.Kadri Veseli u dërgoj letër homologëve të tijë për njoftim dhe sensibilizim, se në Kosovë u bënë krime nga pushtuesi.

Institucionet tona nuk duhet të presin shumë nga takimet e prillit edhe të meëvonshme, por të hartojnë dokumente dhe të padisin Serbin për gjenocid. Nuk duhet qëndruar në defensiv dhe të qakorduar, por të jemi ofensiv dhe të unifikuar.

Në Beograd janë të fuqishëm dhe në maja të shtetit, njerzit e formësuar nga kuzhina politike e Millosheviqit. Vuqiqi, Daqiqi e shumë të tjerë i shërbyen diktatorit të urryer serb. Të njëjtit nuk kërkuan falje për krimet e bëra, por gjeneralin Divkoviq që luftojë në Drenicë e patën bërë shef të Shtabit të Ushtrisë Serbe. Se fundmi edhe gazetari norvegjez Piter që ishte gazetar në luftën e Kosovës tha që betejat me të mëdha u bënë brenda u bënë në Drenicë.

Estabilishmenti politik serb, duhet liruar nga qasja mesjetare. Jemi në shk. XXI, jemi në dekaden e dytë, jemi në kohën e avancimit të lartë teknologjik me anën e se cilës po synohet që bota të bëhët një fshat i vogel.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...