Nasim Haradinaj asnjëherë s’kishte hyrë në frontin e luftës, po merrej me fondet për armë, shantazhime dhe abuzime - Bota Sot
Nasim Haradinaj asnjëherë s’kishte hyrë në frontin e luftës, po merrej me fondet për armë, shantazhime dhe abuzime

Opinione

Nasim Haradinaj asnjëherë s’kishte hyrë në frontin e luftës, po merrej me fondet për armë, shantazhime dhe abuzime

Nga: Afrim Zenelaj Më: 20 prill 2019 Në ora: 18:34
Beteja e Kosharës

Koha e të vërtetës

Në disa dalje të komandantit Hisen Berisha kam arritur të shoh një reagim ndryshe, një rrëfim ndryshe, një rrëfim që i ka qëndruar kohës, që nuk ngjall reagime jo parimore do të thotë që është një me të vërtetën.

Duhet guxim e dozë burrnie e morali për ta thënë të vërtetën.

Kjo kurajë ka munguar shumë personaliteteve të luftës ta thonë. Ju ka munguar apo e kanë thënë të kamufluar me gjysmë zëri dhe vetë bashkëluftëtarët e komandantit Hisen Berisha.

Në blic intervistën e z. Berisha arrita ta ndjejë edhe një herë këtë të vërtetë në një dimension fitimtari dhe logjike shkencore e profesionale.

Është një dimension unik i një luftëtari trim i urtë, intelektual të tregohet respekt për armikun e vrarë dhe për mos lëndimin e ndjenjave të familjeve të të vrarëve në kohë paqeje.

Të tilla tipare mund të gjenden vetëm tek personalitetet që tejkalojnë nivelin të rezonuarit serbo-shovinist në Ballkan.

Ajo që më shumë më bëri përshtypje është fakti se provokoi një reagim pozitiv e mbështetës nga të gjitha nivelet dhe kategoritë shoqërore, të dëgjuesve dhe komentuesve.

Ajo që la një shije jo të këndshme ishte reagimi ironik i një akteri që shquhet për shpërthimet e tipit “njeri i dëshpëruar thotë dhe bënë gjëra të dëshpëruara”.

Jemi mësuar apo e kemi të njohur nga dy javë luftë në vitin 1998 në fshatin Prilep e Rostovic si “Komandant Bardhi në kali të bardhë” derisa dezertoi për të mos u kthyer deri në qershorin përkatësisht shtatorin 1999 si i marë në “besë” nga PPDK për ti shpëtuar përballjes me Ramush Haradinaj për shkak të dezertimit mbi gënjeshtrën se ka ikur për armatim dhe koordinim.

Përmes formave korruptive (50,000 DM që i kishte dhënë gjeneralit të graduar nga Sali Berisha, Kudusi Lama) arriti të gjej formën e infiltrimit “si i dërguar i Shtabit të përgjithshëm” në QSU – Papaj, me ofertën se kishte sjellë disa ushtarë (që në fakt ishin persona me prirje kriminale) si dhe po u jap disa armë që gjoja kishte grumbulluar për t’ia dërguar Ramushit (ato në fakt ishin hekurina-pjesë armësh që të gjitha nuk përbënin 10 armë komplete edhe pse me to kishte arsyetuar dhjetëra mijëra euro) duke shfrytëzuar po ashtu butësinë dhe paqëndrueshmërinë e komandantit Rrustem Berisha. Por, edhe zotimin e tyre që të bashkonin të gjitha forcat dhe armët (sugjerim ky i MM kolonel Ahmet Krasniqit) e pranuan për çka i solli ca ushtarë që i mbante në kamp/shator në Padesh, në borë, shit të ftohtë, të zhveshur e pa armë (ndonëse vet e kishte selinë në Hotel Kosova).

Nga opinionet e shumë oficerëve dhe ushtarëve te UÇK-së rezulton se Nasim Haradinaj asnjëherë s’kishte hyrë në frontin e luftës (merrej me prapavinë, fondet për armë, shantazhime dhe abuzime siç ishte edhe tendenca për të kontrolluar – komanduar GO3 – Grupin Operativ 3, ndërrimin e eprorëve oficerëve komandues të frontit me partizanët e tij, si dhe pretendimin për pozitën e komandantit të Brigadës, si i dërguar i shtabit fantom që e kontestonte edhe vetë Ramush Haradinaj në shumë deklarime të tij) por në një rast të tillë, flitet se ishte vetë Hisen Berisha që ua prishi këtë planë, ndërkohe që veç e kish nënshtruar komandantin e brigadës.
Pra, Tito me Jovanken e tij siç i quante si për tallje shpesh bashkëluftëtari i tij Cima -Cen Aliçkaj, asnjëherë nuk kishte hyrë në front, por ka përfituar sa herë kanë ardhë mediat si dhe nga kamera e mikut të tij që pas lufte ia shet gruan, `reporteri i luftës dhe gazetari Milaim Zeka, që të duket në kamera televizive si një ndër akterët e zëshëm të asaj lufte.

Po këtë ritëm ka ndjekur edhe me involvimin në lutën e Luginës dhe në Maqedoni.

Ka qëndruar në parapvinë logjistike për të abuzuar me mjetet materiale në emër të armatimit. U involvua edhe vet personalisht në strukturat drejtuese të frontit dhe duke bërë heroizma siç ishte urdhërimi për qitje në gryken e Ushit pa objektiv pa profesionalizëm vetëm e vetëm për ti sjellë UCPMB ndesh me qëndrimet e KFOR/`NATO që kontrollonte tampon zonën e sigurisë prej 5 km. Këtë angazhim e mori pikërisht për të mbuluar deficitin që kishte ndaj luftës së UCK prej të cilës kishte dezertuar e tani po e dëmtonte edhe atë të UCPMB dhe UC Kombëtarë.

Zbritja në liri pasi e morën në “besë” PPDK dhe Hashim Thaçi për ti shpëtuar kërcënimit deri edhe me vrasje e sharje të kushëririt të tij luftëtar e komandant trim e i famshëm Rambos, pasi që edhe kur u krijua AAK e Ramush Haradinajt, Nasimi nuk arriti të jetë pjesë e sajë. Pamundësia që edhe Brigadën 138 “Agum Ramadani” nuk arriti ta përdorte si kalë fitoreje, për t’iu kundërvënë Rambos, edhe vet PPDK – PDK që nuk e donin në radhët e veta për shkaka të deponimeve të hetuesve të UDB në vitet e regjimit serb, e nxorën me marifet nga radhët e tyre duke e sistemuar në LBK përkrah ideologut komunist Rexhep Qosja.

Pretendimi për tu identifikuar si figurë kyçe në radhët e Brigdës së Koshares kishte për qëllim që ta sfidonte Ramus Haradinajn por edhe rritjen e çmimit të tij në tregun politik Kosovar, për ç’ gjë vuri në veprim edhe Gjeneralin komunist te korruptuar dhe që vepronte sipas parimit “qeni ku han leh” Kudusi Lame që nuk la media të shkruar as elektronike pa e lavdëruar e ngritur përmes mediave të tipit Milaim Zeka me rrotulla e pa rrotulla.

Kishte harruar “komandant bardhi në kali të bardhë” se Kosova është një vend i vogël dhe se ishte mare vesh se nga burgjet e shtabit të Rognerit , ku i mbanin spiunet serb të pozitave të larta deri naçelnik supi e inspektor të lartë hetues, si Xheladin Beqiraj, Zukan Kuqi etj., i kishin liruar dhe siç është parë në dosjet hetimore të disa policëve ushtarak e bashkëpunëtorëve të Nasimit e vellait Agronit e Naimit, që sot po trajtohen nëpër Gjuykatat ndërkombëtare të drejtësisë speciale, e po i vuajnë pasojat e atyre veprimeve, i kishin liruar edhe Xheladinin edhe Zukanit edhe shumë të tjerë.

Sipas dëshmive në gjuhen angleze, te dy këta e kishin kushtëzuar me kushtin se “nëse ne vritemi atëherë do të publikohen të gjitha deponimet që keni dhënë në hetuesi deri sa ju kemi marrë në pyetje në SUP-et serbe edhe ndaj burrave si Smajl Hardinaj etj. deponime këto që i kemi dërguar në vend të veçantë dhe të cilët bëhen publike nëse ne vritemi apo na ndodhë çfarëdo e keqeje”.
Shih kjo u dëshmua në një rast kur disa luftëtarë kishin marrë urdhër që ta mërini Zukan Kuqin në Junik meqë kishte rrahur një ish – polic ushtarak të UÇK dhe polic i Kosovës pas lufte, e Nasim Haradinaj kishte ndërhyrë që ai mos të cenohej. E habitshme ishte se si kishte arritur të njoftohej dhe nga kush. Si arriti që të vijë aq shpejtë aty para derës së Zukan Kuqit. Kishe bashkëpunëtor nipat e Zukan Kuqit në brigadën 138, apo njësitin që mori urdhrin ta sillnin aty apo kishte radio apo telefon me të cilin mbanin lidhje me Komandant Bardhin ish shefat e UDB. Një rast të tillë identik patën edhe kur u tentua të merrej Xheladin Beqiri.

Kjo i bëri ata persona të inkriminuar, persona në mbrojtje te veçantë nga Nasimi &Co.

Kjo është edhe një ndër arsyet kryesore që e bën të zhurmshëm në çdo gjë ku ai pretendon se mund të rehabilitoj të kaluarën e vet.

Kjo e bën të jet i paskrupull ngase e gërryen fakti se dëshmoi edhe kundër babait të tij i cili vitet fundit të jetës kur e kuptoi se çfarë i kishte bërë i biri i përfundoi pa koshienc në Suedi derisa vdiq, larg mundësisë të kontaktoj njerëz dhe media, gjë që do të ndodhte se ishte njeri i madh i lëvizjes kombëtare. Edhe pretendimet e keqpërdorimit të njerëzve të caktuar për të vrarë personalitete si presidenti Ibrahim Rugova, duke tentuar të manipulonte njerëz me karakter jo stabil si Hysni Rama – i njohur nga lufta si RAKETA, me shuma marramendëse parash. Ky qëndron edhe pas pretendimit për vrasjen e Anton Berishës nga vëllai i tij Agroni e Artan Nimani. Mbajtja e pozitës së Drejtorit të pylltarisë në Komunën e Deçanit, dhe kallja e pyjeve për ti shitur drutë në emër të pastrimit nga drunjtë e djegur. Po ky është ay që po manipulon me një ushtarë që quhet Rrahim Hashimi (i përfshirë në krime biznesore të dyshimta dhe nën hetim të organeve shtetërore) që në luftë nuk ishte fare i vërejtshem se nuk paraqiste ndonjë cilësi të veçantë, e sot e për shkak të një fotografie gjatë luftës e ka shantazhuar e abuzuar deri në shtyrje për të dëshmuar në gjykatën speciale për të intriguar e dëshmuar kundër komandantit Anton Quni si komandant i Rrahim Hashimit për të nxjerrë përfitime nga bizneset e pista që kishin pasur bashkë të gjithë. Kjo kishte bërë që ky i pa moral njerëzor as politik jo se jo, të organizonte vrasjen e shumë oficerëve gjoja të FARK-ut.

Në ndërgjegjen e tij rendojnë edhe vrasjet me disa malësor të Shipshanit dhe amoraliteti e abuzimi me femrat e familjeve të tyre. Ky është një njeri pa moral as njerëzor dhe as politik, ndaj duhet ti nënshtrohet drejtësisë speciale se vështirë të gjykohet në drejtësinë e rëndomtë të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...