Vuqiqi me skenarin e Millosheviqit! - Bota Sot
Vuqiqi me skenarin e Millosheviqit!

Opinione

Vuqiqi me skenarin e Millosheviqit!

Ismail Muçiqi Nga Ismail Muçiqi Më 20 prill 2019 Në ora: 18:58
Aleksandër Vuqiqi

Tubimi që ndodhi me 19 prill në Beograd pranë Parlamentit të Serbis, na e përkujtoj periudhën e kohës së Sllobodan Miilosheviqit- xhelatit të ish-Jugosllavis, i cili në emër se "kinse" ruajtjes së Federatës Jugosllave, i përdori serbët në Serbi dhe Kosovë si vegël për të realizuar programin e Akademis së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë dhe të Kishës serbe e cili synim kryesor kishte krijimi i "Serbisë së Madhe".

Ikonografia si dhe skenari i tubimit të mbrëmshëm në Beograd, vërtetoi mendësinë primitive dhe nacionaliste kundër shqiptarëve si gjithmonë.

Thirrja dhe organizimi dhe transportimi i serbëve nga të gjitha Komunat e Serbisë, si dhe serbët e pjesës veriore që jetojnë në Kosovë, morën pjesë në tubimin e Beogradit për ta përkrahur dhe mbrojtur Aleksandër Vuqiqin, shtabin e ti qeveritar dhe politikën e ti në favor të interesave të Serbisë.

Në këtë meting në Beograd, Vuqiqi tregojë "muskujt" edhe kundër opozitës serbe, e cila plotë qe 3 muaj po proteston kundër Qeverisë dhe politikës së ti, duke e akuzuar Presidentin serb se ka instaluar regjim diktatorial duke ngulfatur fjalën dhe mendimin e lirë duke vënë kontroll mbi mjetet e informimit dhe duke u shndërruar në "Mbret" të Serbisë.

Edhe kësaj radhe, Vuqiqi u mundua në mënyrë përfide ti lë anash problemet me të cilat ballafaqohet Serbia sot, siç janë: kriza ekonomike, ulja e natalitetit, papunësia, borxhet e jashtme të cilat janë mbi 20 miliardë dollarë dhe standardi i ulët i popullsisë. ai në këtë meting e vuri në pah se Serbia po ballafaqohet me problemin më të madhë në historinë e saj e ky është çështja e Kosovës.

Ai kohëve të fundit nuk po mundet të përmbahet nga gjendja e ti shpirtërore dhe mentale e manifestuar me nervozizëm duke akuzuar Kosovën për aplikimin e taksës 100% kundër mallrave serbe të cilën e solli Qeveria e Kosovës, si dhe mos realizimi i marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe kësaj radhe e fajsojë Kosovën duke e kërcënuar se Sebia nuk do të lejojë të nënshtrohet dhe se ajo është shumë e fortë, dhe për fatin e saj nuk do të lejojë të vendosë askush.

Ai me stilin e ti demagogjik po mundohet ta mashtrojë perëndimin duke përfituar fonde dhe investime, ndërsa në anën tjetër vazhdimisht është në kontakt dhe me shpirtë dhe mendje është i lidhur me Rusinë dhe Kinën.

Në fund desha të them se gjatë historisë të shtetit serb, si figura të veçanta në politikën hegjemoniste serbe përmendet Car Dushani dhe më vonë Nikolla Pashiqi, si dy figurat më nacionaliste të popullit serb, por Aleksandër Vuqiqi me politikën e ti shoviniste dhe ekspanzioniste jau tejkalon atyre.

Kjo u vërtetua edhe mbrëmë kur Vuqiqi doli para simpatizuesve të partisë së ti duke shprehur nostalgjinë dhe duke u shndërruar në miniaturë në personalitetin e Sllobodan Millosheviqit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...