Zaevi mori shuplakën, ndërsa partitë shqiptare ujin e ftohtë - Bota Sot
Zaevi mori shuplakën, ndërsa partitë shqiptare ujin e ftohtë

Opinione

Zaevi mori shuplakën, ndërsa partitë shqiptare ujin e ftohtë

Nga: Arben LLALLA Më: 22 prill 2019 Në ora: 13:21
Arben Llalla

Zgjedhjet për presidentin e Maqedonisë së Veriut të mbajtura më 21 prill, treguan se opozita sllavomaqedonase dhe ajo shqiptare janë fituesit morale përballë makinerisë së kualicionit qeverisës të drejtuar nga Zaevi. Por kjo nuk do të thotë se nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, do jetë fitues opozita e sotme. Në kampin shqiptar votuesit bojkotuan këto zgjedhje, dalja e ulët në trevat ku banojnë shqiptarët etnik tregojë se partitë shqiptare nuk i bindin më votuesit e tyre me folklorizëm dhe pa ofruar asnjë projekt konkretë kombëtar e ekonomik. Rreth 80 mijë vota që mori kandidati i pavarur Blerim Reka, i mbështetur nga ASH dhe BESA nuk është diçka për tu gëzuar apo ulëritur se janë fitues ekskluzivë. Reka mori numër të ulët të votave të krahasuar ndërvite me kandidatët e tjerë shqiptar si Muharrem Nexhipi, Imer Selmani, Gëzim Ostreni, Zudi Xhelili, Agron Buxhaku duke patur parasysh se Blerim Reka kishte mbështetjen e dy partive shqiptare ASH dhe BESA, duke i shtuar edhe votat e tija personale. Por 80 mijë vota janë inkurajim që opozita shqiptare të forcohet dhe të mbetet e bashkuar deri në fund. duke mos lenë asnjë elementët të interesave personale për përçarje. 80 mijë votat që mori Blerim Reka tregojnë se ka ardhur koha që politikën shqiptare ta drejtojnë intelektualët e vërtetë dhe jo injorantët hipokritë me një gjysmë diplome apo me një shkollë të mesme që ju kanë qëndruar votuesve shqiptare prej kaq vitesh me kobure pas veshit, të ndihmuar edhe nga UDB apo mashat e tyre.

 E ardhmja për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duket e zymtë dhe ndoshta në zgjedhjet e ardhshme shqiptarët nuk do mund të nxjerrin më shumë se 18 deputet, duke ulur edhe numrin në rregjistrimit që do mbahet në vitin 2020.

Kryeministri Zaev mori një shuplakë të fortë nga votuesit shqiptare që më 2016 i kishin besuar rreth 70 mijë vota. Zaevi e ka kuptuar tashmë se me buzëqeshje, mashtrime dhe premtime boshe nuk mund ti manipulojë më shqiptarët. Përderisa Zaev nuk burgos vrasësit, hajdutët dhe keqpërdoruesit e qeverisjes ndërvite VMRO-BDI, LSDM nuk do ketë më mbështetje të fortë nga shqiptarët dhe shumë shpejtë mund ta shohë veten në opozitë të gjatë.

Nëse LSDM nuk do të tregohet serioze me partnerët e saj qeveritar, nuk do të realizojë premtimet e bëra gjatë fushatës do jetë e vështirë të binden votuesit shqiptar për ta votuar Pendarovskin në raundin e dytë më 5 maj. Megjithatë votuesi shqiptar ka edhe një rrugë më të mirë e të drejtë për presidentë të Maqedonisë së Veriut, duke bojkotuar zgjedhjet e 5 majit. Me qëllim që mos të arrihet dalje e 40%, dhe kështu automatikisht kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, shqiptari Talat Xhaferi zgjidhet përkohësisht president i vendin. Kështu, tregohet se shqiptarët kanë peshën e tyre në funksionimin e kësaj Republike të brishtë.

Në përfundim, Zoran Zevi mori shuplakën nga votuesit shqiptar, ndërsa partitë shqiptare ujin e ftohtë. Askush nuk mund të tallet me sinqeritetin, urtësinë, durimin dhe zgjuarsinë e votuesve shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...