Për Ali Ahmetin më i vlefshëm është Grubi se sa popullata shqiptare

Opinione

Për Ali Ahmetin më i vlefshëm është Grubi se sa popullata shqiptare

Sulejman Mehazi Nga Sulejman Mehazi Më 23 prill 2019 Në ora: 12:04
Ali Ahmeti

I nderuar kryetar i BDI-së, Ali Ahmeti, ç'ndodhi me partinë tuaj pas Zgjedhjeve Presidenciale në Republikën tuaj të dashur, Maqedoninë Veriore. Populli të kërkon për t'u prononsuar e ju keni humbur, jeni fshehur e zëri s'ju dëgjohet? Gjatë zgjedhjeve të kaluara përherë i entuziazmuar për fitoret tuaja të njëpasnjëshme e tani bëheni sikurse jeni hidhëruar rëndë me shqiptarëtl

Jo i nderuar Ali Ahmeti, s'keni të drejtë të zemëroheni me votuesit, por me Grubin tuaj, ende se kuptoni se e keqja më e madhe e partisë suaj është ai, Artan Grubi, që me spektaklet kominikuese qesharake skandalizon, nevrikos, torturon, është bërë i padurueshëm për popullatën shqiptare në Maqedoni. Për shkak Grubit  votuesit ua kanë kthyer shpinën e s'duan të dègjojnë për partinë e BDI-së. I nderuar Ali Ahmeti, do ua tregojmë një fshetësi tonën?!, sa herë që me shkrimet tona kemi kritikuar e ironizuare, Grubin e Saqipit dhe Saqipicës, anëtarët e mirëfilltë e militantët e BDI-së na kanë kënaqur me kafe, pije e komplimente.
Nëse Ali Ahmeti s'e eliminon nga partia e tij Artan Grubin, atëherë vet Ali Ahmeti së bashku me partinë e tij do eleminohet nga skena politike.
Për Ali Ahmetin më i rëndësishēm ështe Artan Grubi e LSDM-ja sesa Hazbi Lika e popullata shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat