Shqiptarizmi p`o vdes n`Maqedoninë e Veriut!

Opinione

Shqiptarizmi p`o vdes n`Maqedoninë e Veriut!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 23 prill 2019 Në ora: 20:47
Blerim Reka

Humbja n'zgjedhjet presidenciale e Blerim Rekes, nuk është humbje personale e një kandidati serioz dhe kredibil shqiptar n'Maqedoninë e Veriut, por është humbje kolektive e faktorit shqiptarë n'këtë shtet, ekzistenca e të cilit varët nga shqiptarët të cilët janë 2/5-tat e popullësisë së përgjithshme të këtij shteti sovran, është humbje e klasës politike-përfaqësuese të shqiptarëve aty si element shtet-formues.

Humbja s'është e zakonshme, ajo është kambanë alarmi për t'gjithë shqiptarët n'trojet e veta etnike dhe jashtë atdheut, humbje të cilën mund t'a quajmue edhe gjëmë, ngase është vetëvrasje kolektive nacionale dhe hiq më pak se kaq !

Humbja e z.Reka, s'ishte rastësi dhe e ardhur befas sikur vetëtimë nga qielli, por fatkeqësisht, ishte e projektuar, lansuar dhe e kalkuluar mirë të pësoj fiasko & debakël ekskluziv !

Shqiptarët si popull, dështuan para syve të botës të dëshmojnë e faktojnë se janë popull me vetëdije nacionale të cilët s'mund të anashkalohen në projektet gjeopolitike & gjeostrategjike të qendrave të vednosjës, duke dhënë verdiktin me dorë & vullnet të vet, kundër interesit kombëtar dhe për sllavo-maqedonasit...!

Klasa politike shqiptare n'Maqedoninë e Veriut, n'krye me Ahmetin & Thaqin ; Fe & Atdhe ka pushtetin, ideologji ka krimin dhe pasurimin e përvetësimin përmes tij (krimit)!

Ata, p'o vrasin shqiptarizmin n'Maqedoninë e Veriut, edhe ashtu të dermuar dhe n'lengim kronik të mese një shkeulli...!

N'sinkron me Thaqin & Ramën, Ahmeti e Thaqi, p'o kujdesën fortë që t'ruajnë pushtetin e tyre kriminal, n'dëm të shqiptarëve ; n'Shqipëri, Kosovë, n'Iliridë e n'Kosovën Lindore dhe n'Qameri, pa lënë anash as Diasporën e madhe shqiptare n'gjithë rruzullin deri në Zelandën e largët...!

Këta akterë, shqipëfolës dhe renegatë të armiqëve tanë ; Rama, Thaqi & Ahmeti, po kujdesën fortë që "t'paqëtojnë" shqiptarët n'Iliridë, të tradhëtojnë intersin e atyre n'Kosovë dhe t'mashtrojnë e mebajnë peng, atë të Shqipërisë si shtet amë i shqiptarëve gjithandej...!

Vota e shqiptarëve për sllavo-maqedonas dhe kundër kandidatit shqiptar, Blerim Reka, është grusht i rënd interesit kombëtarë n'Maqedoninë e Veriut, është plumb të ardhmes dhe përspektives nacionale si popull shte-formues dhe plagë që do lëngoj e kulloj gjatë për shqiptarët në atë Republikë, dhe jo vetëm...!

Robëria dhe robërimi i një populli fillon atëherë kur i robëruari ndjehet i lirë, ndjehet mirë dhe komod me pozitën inferiore në të cilën është katandisë për arsyet historike, politike dhe të konturave të kohës.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, për fatin e ligë të kombit, sikur janë pajtuar me pozitën e t'nënshtruarit, dhe pse jo edhe me pozitën diskriminuese e poshtëruese duke pasur n'krye të elitës nacionale, njerëz mediokër, servil dhe renegat të cilët s'shohin ma largë se sa hunda e vetë dhe koka që mbajnë për s'randi...!

Asimilimi bashkohor i shqiptarëve atje p'o ndodhë para syve tanë, para syve t'botës, dhe neve bashkë bëjmë sehir, sillemi sikur gjithçka dhe gjithfarë, është n'rregull dhe normale...!

Në vend të ndërgjegjësimit, ngritjes së vetëdijes nacionale dhe iluminimit të kësaj pjese të Atdheut dhe të Kombit, klasa politike shqiptare, mjaftohet me pushtetin klientalist & nepotik të Ali Ahmetit, Menduh Thaqit & Co dhe s'qanë fare kokën për fatin e bashkëkombasve t'vetë të diskriminuar e t'shtypur si asnjë popull tjetër në Europën e qytetëruar.

Edhe heshtja e jonë, është pranim dhe aprovim për gjendjen atje, andaj kjo heshtje n'a bën fajtorë dhe bashkëfajtorë për fatin e ligë të bashkëkombësve tanë atje dhe premisat e dëmtimit t'matjushëm të qenies sonë nacionale në trojet tona historike dhe etnike n'Maqedoninë e Veriut.

Liritë fetare dhe e "drejta" e lëshimit dhe braktisjes së Atdheut, nuk janë dhe s'duhet kurr t'jenë referenca, norma e sjelljes dhe as kriter vlerësimi n'bazë të cilëve Maqedonia e Veriut, dhe lidershipi shqiptarë atje , n'krye me Ahmetin e Thaqin, paraqesin progresin shqiptarë para botës...!

Këto "liri", s'na i ka mohuar asnjë pushtues, as pushtuesi sllvo-maqedon, as ai serb, dhe s'do t'na i mohoj kurr, andaj t'reflektojm ;

T'arrijmë ato që n'a i ndal e mohon armiku dhe armiqtë, dhe t'mos kënaqemi me "liritë & të drejtat" për t'cilat janë kaq bujarë e dorëlirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat