Kur ikja prej Albinit te Batoni, Edi dhe Hashimi kuptohet nga Gent Caka si evoluim

Opinione

Kur ikja prej Albinit te Batoni, Edi dhe Hashimi kuptohet nga Gent Caka si evoluim

Nga: Lirim Gashi Më: 25 prill 2019 Në ora: 11:02
Lirim Gashi

Ka shumë shqiptarë që janë në nivel të detyrës. Por në nivel të cilave detyra dhe në shërbim të kujt?

Gent Caka është shembull tipik që talenti, dija, zotësia dhe inteligjenca që nuk i nënshtrohet vlerave njërëzore, kombëtare dhe universale, por vetëm interesave të ngushta karrieriste dhe klientelistë është e rrezikshme dhe kontraproduktive.

Shqipëria dhe Kosova vlojnë prej njerëzve që janë në nivel të detyrave të dobishme për vetveten, familjen, farefisin, klientelen dhe anasjelltas në nivel të detyrave të rrezikshme për kombin dhe shtetin.

Ta quash ikjen prej  Vetëvendosjes dhe Albinit te Baton Haxhiu, Edi Rama dhe Hashim Thaçi hap përpara, evoluim cilësor dhe sukses, është e pamundur pa qenë i krisur në tru dhe ndërgjegje. 

Natyrisht që një hap i tillë përpara që rezulton me ngjitjen në majat e hierarkisë së pushtetit mafioz, kriminal dhe anti kombëtar është një evoluim dhe sukses personal i Gent Cakes, por shtrohet pyetja : çfarë dobie kanë shqiptarët dhe shtetet e tyre paciente prej suksesit të tij personal ?

Cili popull dhe shtet i botës ka dobi prej njerëzve që dijen, zotësinë dhe inteligjencen e tyre e vendosin në shërbim të kartelave narkotike dhe mafive politike, fetare, ekonomike, mediale dhe sociale? 

Në rastin e Genti Cakes vërehet qartë se sa lehtë është t'i mashtrosh dhe manipulosh shqiptarët naiv, nëse ke dije për mbrapshtë, dinakëri dhe djallëzi, sepse aq janë të verbër në tru sa që nuk shohin as 5 metra para hundes.

Fascinimi me frazologji shterpe dhe të mësuara përmendësh është në fakt fascinim me një shkelqim të rrejshëm që vërbon shqisa, prandaj të gjitha pyetjet kritike që u ndihmojnë njerëzve të mençur për të lexuar mes rreshtash dhe hulumtuar e sqaruar prapavi, bëhen të panevojshme për injorantet. 

Në këtë mënyrë ngadhënjen vetëm shkelqimi i rrejshëm dhe mbesin si gjithmonë në errësirë vetëm shqiptarët e pa ditur dhe naiv. 

Termet superlative me të cilat Gent Caka e përshkruan Edi Ramen e përshkruajnë në fakt më së miri brumin prej të cilit është i ndërtuar ky djalosh potent në kuptimin negativ. 

Kaq i ri, e kaq kameleon djallëzor dhe dhelpër e shkathët.

Shkollë tipike komuniste lajthitëse, nënshtruese, mashtruese dhe vardisëse gjakovare përmes së cilës janë dëshmuar historikisht në kuptimin negativ dhjetëra ekzemplarë politik, e që është shndërruar në edukatë familjare të ajo pjesë e popullates që ka gëzuar privilegje nga dinakëria, konformizmi, akomodimi dhe përshtatja me të gjitha llojet e pushteteve anti njerëzore dhe anti kombëtare. 

Fatmirësisht ekziston edhe Gjakova tjetër të cilën unë e dua dhe çmoj si asnjë qytet tjetër të Kosovës, e që kontributin e saj të padiskutueshëm për vlerat njerëzore, kombëtare dhe universale e ka paguar shumë shtrenjtë, pikërisht për shkak të ekzemplarëve të lartpërmendur negativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat