Rrobaqepësit e kriminelëve

Opinione

Rrobaqepësit e kriminelëve

Nga: Kim Hepi Më: 25 prill 2019 Në ora: 13:30
Ilustrim

Atdheu ynë mund të jetë objektivë e re, e terrorizmit, e atyre objektivave të fshehta dhe të mëvonshme, që mund të shfaqen pas hapjes apo pas lirimit të tyre. Nuk duhet të merret fare për bazë aspekti i tyre i dikurshëm nacional, sepse ky aspekt nacional i tyre ka rënë që nga momenti dhe dita e vullnetarizmit të tyre për një luftë terroriste.

Nuk duhet të lejohet as një veprim nonshalent i institucioneve të sigurisë kombëtare, për sa i përket të ardhurve nga Sirisë, që vullnetarisht shkuan atje, pak rëndësi kanë detalet se si shkuan ata atje, dhe më pak kanë rëndësi shfajësimet se burrat tanë na dërguan dhunshëm apo me mashtrim atje. Të gjithë të ardhurit e mbajnë fortë mbi vete nofkën e terroristëve, dhe për këtë mbase nuk janë fajtor të tjerët, pos vetës së tyre, sepse nga momenti që e ndan trurin siç duhet mes të keqes dhe të mirës, ata u përmblodhën përfundimisht drejtë të keqes absolute. E keqja nuk duhet të strehohet, madje nuk duhet as edhe fara e të keqes të mbjellët në truallin tonë, sepse nuk na pyetën, sepse nuk respektuan atdheun, nuk nderuan fytyrën e shoqërisë dhe të kulturës nacionale të vendit. E listuan edhe vendin, shoqërinë, kulturën në listën e zezë të terrorizmit ndërkombëtar. Akte të tilla që historia jonë nuk i njihte më parë. A do ti pranojmë më kaq gatishmëri dhe me kaq pafajësi, aktet e tyre të harlisura në një vend tjetër, ku vranë pamëshirë njerëzit e pafajshëm të një vendi të huaj qe u be target i tyre i çmendurisë. Madje edhe fëmijët janë të tyre, të terroristëve, të të çmendurve. Dhe për këtë të gjithë të ardhurit nga Siria, duhet të izolohen përfundimisht, në një objekt apo shtëpi kolektive (e ngjashme me atë të azilkërkueseve nga vendet e huaja), sepse përbëjnë rrezik nacional.

Këta të ardhur nuk janë më vlerë e qytetërimit tonë, të askujt, dhe si të tillë duhet të cilësohen deri në provat e tyre të gjata, të ati pendimit të tyre nga krimi i organizuar. Izolimi imanentë i tyre është i kushtueshëm për vendin, por më i kushtueshëm cenimi i lirisë së qytetarëve të tjerë dhe sigurisë në vend. Shteti patjetër duhet të zgjedh një strehim jo të mirë, madje të jetë sa më larg frekuentimit të masave apo objekteve të rëndësishme të vendit. Që nga pranimi i tyre ose “riatdhesimi” siç po e quajmë tani, pa e hequr nga mendja se atdheu i tyre ka përfunduar (siç përfundon me tradhtaret që e abuzojnë vendin e tyre, për nga dashuria, kontributi, respekti, nderi dhe besimi në elementet kyçe të tij) duke e braktisur vullnetshëm pa respektuar kërkesat dhe obligimet që shtron ay, madje duke e fyer në maksimum atë...  Atdheu ynë mund të jetë objektivë e re, e terrorizmit, e atyre objektivave të fshehta dhe të mëvonshme, që mund të shfaqen pas hapjes apo pas lirimit të tyre. Nuk duhet të merret fare për bazë aspekti i tyre i dikurshëm nacional, sepse ky aspekt nacional i tyre ka rënë që nga momenti dhe dita e vullnetarizmit të tyre për një luftë terroriste.

Të sqarojmë se nga momenti që ka një shtet dhe ky shtet shtrin strukturat e veta brenda territorit, secili qytetar merr obligime e tija për të respektuar fundi ato rregulla që më parë vetë qytetaria ia ka përcaktuar vetvetes si obligative.

Le të pyesim a i lejohet individëve që marrëdhëniet e tija ndërpersonale ti shfaq edhe në dimensionin shoqëror dhe të përmbyse rendin e shumicës. Kjo tendencë konkurrente e individëve dhe grupeve të vogla, të caktuara, e sektare, karshi rendit shoqëror të vendosur me parë nga shumica absolute, nuk mund ta lejojë qethjen e sistemit, me elemente antivlera shoqërore. Madje, ky sistem duhet të hetoi deri në fund dhe pa kompromise burimin e tendencës që përmbysë rregulla  shoqërore, përmes akteve të dhunës dhe krimit. Madje duhet të tregojë gatishmëri që nëse shteti i dëmtuar kërkon që të dënojë akteret e krimit, të ekstradohen dhe tu epet dënimi meritor.

Fytyra që nuk është fytyrë nuk mund të ruhet

Në vendet moderne dhe në shoqëritë me synime drejtë një kulture moderne, kanë krijuar lukset e veta për ta ruajtur fytyrën e pastër. Ndërsa në shoqëritë e brishta edhe përkundër vdekshmërisë së fytyrës, nuk ka ndryshuar mbulimi me qeben e zezë të fytyrës. Përmes kësaj fytyre që s’është fytyrë, po qebe e zezë e paragjykojmë për të mos e dashur përfundimisht si të tillë. Lus shtetin qe të mos bëhet rrobaqepës i kriminelëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat