Maskarada në mbledhjen e Komisionit Parlamentar hetimor!

Opinione

Maskarada në mbledhjen e Komisionit Parlamentar hetimor!

Ismail Muçiqi Nga Ismail Muçiqi Më 26 prill 2019 Në ora: 18:30
Pamje nga raportimi i Thaçit para Komisionit

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor Parlamentar, në të cilën mbledhje u ftua dhe ishte prezent edhe Presidenti i Republikës Hashim Thaçi, i cili u ftua për të dëshmuar në lidhje me ekstradimin e qytetarëve turq vitin e kaluar nga Kosova për në Turqi, pamë e çka s'pamë!

Deputetët e partive politike që bëjnë pjesë në këtë Komision Parlamentar Hetimor, përpos që ishin të ndarë në dy grupacione, dhe me plotë tendenca në lidhje me zbardhjen e këti rasti, ata filluan debatin duke e degraduar institutcionin, kulturën politike, kulturën njerëzore dhe çdo normë dhe kod të nivelit institutcional.

Derisa Presidenti Hashim Thaçi, në vend të raportimit para këti Komisioni Parlamentar për ta zbardhë këtë rast dhe për ti hequr dilemat se si ndodhi kjo aferë në pikë të ditës në shtetin e Kosovës, ai kërkoj sqarime gjatë tërë kohës nga antarët e Komisionit, duke konstatuar se Komisioni ka shkel rregulloren e punës dhe ligjin.

Presidenti në vend të zbardhjes së këti problemi-rasti, debati morri kahje degraduese që nuk i bënë nderë një institutcioni demokratik të një shteti. Tendencat dhe hasmërit ndërmjet përfaqësuesëve të partive politike,u panë sot në mënyrën më të ulët. Edhe në këtë mbledhje përmes polemikave se kush është patriot, kush është luftëtarë, kush mori pjesë në luftën e UÇK-së, e kush e sabotojë atë, kush morri rrogë e kush sakrifikoj e kush luftojë për ta çliruar Kosovën dhe kush ishte me korespodenc në luftën e Koshares e në anën tjetër kush është jurist, analfabet dhe i padishëm dhe kush po mundohet të bëhet Kryetar i LDK-së në Prizren, ishin vetëm disa nga pjesët e debatit ndërmjet Hajdar Beqës e Driton Selmanit Sami Kurteshit e Hashim Thaçit, Xhelal Sfeqlës dhe antarëve tjerë të Komisionit nga PDK-ja , akuza këto të cilat jo që nuk i përkasin dhe nuk i takojnë institutcioneve të shtetit, por i devalvojnë edhe vlerat njerëzore dhe traditcionale të shoqëris kosovare.

Këto që u thanë më lartë janë vetëm disa nga argumentet dhe manifestimet tjera të cilat po ndodhin për ditë e më shumë në institutcionet e Parlamentit, Qeverisë dhe të segmenteve tjera publike të shtetit të Kosovës.

Se çka ndodhi sot në mbledhjen e këti Komisioni më së miri do ta vlerësoj opinioni i gjerë, i cili pati rastin që përmes kamerave televizive ta shikojë këtë maskaradë.

Është për tu shqetësuar se në epokën e shekullit të 21, të ndodhin gjëra të këtilla jo qe është brengosëse por tregonë mjerimin dhe mentalitetin e arsimit, shkallën e dijes dhe të përkushtimit për ti mbrojtur vlerat të cilat u shkelën dhe po shkelën për çdo ditë e kjo u pa dhe u vërtetua sot, që pas 1 viti të këti skandali diplomatik që u bë ndaj qytetarëve turq, ky problem u shëndrrua në konspiracion dhe vetëm për ti ikur përgjegjësis.

Andaj si të na besojnë shtetet mike dhe ato demokratike të cilat e ndihmuan Kosovën financiarisht, politiksht dhe ushtarakisht për të fituar lirinë dhe pavarësin.

Të gjitha këto të këqija po ndodhin në kohën kur armiqët e Kosovës, përkatësisht Serbia dhe Rusia po krijojn aleanca të reja dhe miqësi, me shtetet e bllokut të lindjes deri në Kinë dhe Koren Veriore.Këtë e tha edhe vetë Presidenti i Serbis Aleksander Vuqiq, i cili po e viziton Kinën të cilës i kërkoj armatim të ri dhe bashkpunim në fushën e mbrojtjes.

Ndërsa takimi me Presidentin Putin, i betonoj edhe një here raportet vëllazërore ndërmjet Rusis dhe Serbis.

Ku Presidenti Putin, përkrahu integritetin dhe sovranitetin teritorial të Serbisë dhe u zotua se Rusia do ti qëndrojë besnik rezolutës të Këshillit të Sigurimit 1244.

Andaj shtrohet pyetja: Ç'po bëjmë dhe ku jemi ne shqiptarët?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat