Ish-ushtar i UÇK-së: Në luftën e fundit të Kosovës, i’u krijua mundësia secilit që të ketë diç për të thënë

Opinione

Ish-ushtar i UÇK-së: Në luftën e fundit të Kosovës, i’u krijua mundësia secilit që të ketë diç për të thënë

Nga: Baki Azemi Më: 27 prill 2019 Në ora: 00:26
Baki Azemi

“Secili njeri ka një dëshmi” edhe në luftën e fundit të Kosovës, i’u krijua mundësia secilit që të ketë diç për të thënë apo të dalë në opinion me variantin interpretimit personal të së vertetës që në të vërtetë do të duhej ti takoj vetëm historisë.

Është andaj e natyrshme për opinionin shqipëtar vërshimi i evokimeve, dorëshkrimeve dhe dëshmive, shkrimeve, intervistave, vetintervistave etj., të cilat shpesh qëndrojnë ndërmjet synimit mirëkuptues për të sqaruar diç dhe tendencës nënçmuese për të krijuar një konfuzion a iluzion të zgjatur qoftë për veten-autorin, po qoftë edhe për ngjarjen.

E mire në të gjithë këtë fatkeqësi është, se kjo ishte një luftë ndryshe, në një kohë ndryshe. E verteta u bë nga vetë ne të bijtë e shekullit të internetit. Do të shkruhet nga vetë ne dëshmiatrët e shekullit të internetit dhe monitorimit satelitor. Prandaj , është inkurajues fakti se cdo konfuzitet që krijojnë shpërndarësit e mjegullnajës me të pa vërteta apo të inerpretuara sipsa vlëresimit të lirë me apo pa qëllim, me apo pa mision, nga përfaqësues të errësirës dhe dekadenës, nuk do të kenë dhe s'mund të kenë jetë të gjatë. Jo, pse populli yne po dëshmon se ka njerëz me kurajo qytetare për ta thënë të vërtetën. Jo pse populli ynë ka studiues dhe shkencëtarë të liruar nga makiavelizmi dhe monteskienizmi, që interesin ta kenë forcë motorike që determinon cdo gjë , përfshirë dhe të vërtetën historike, por se niveli i avancimit teknologjik dhe miqtë e shumë që u solidarizuan me veprën tonë si popull dhe monitorimi mbështetës me rolin që patën në këtë përballje me fatin tonë, nuk do e lejojnë këtë dhe janë vetë avokat të vërtetës historike.

E shumta që po bëjnë të tillët, është lëndimi I të vërtetës dhe tejzgajtja heqjës së mjegullnajës që po na pengon të bëjmë hap para në rrugëtimin tonë drejt asaj për të cilën sakrifikuam dhe punuam gjatë.

Ky lëndim po, do të shkaktoj pamundësimin e ndërtimit të sistemit të vlerave kombëtare dhe si rezultat do të dominoji dhe udhëhiqemi nga informaliteti institucional dhe kleptoman e kleptokrat të paskrupullt që nuk e kanë prioritet qytetarin e vendit, por interesat e liga që gatuhen në kuzhinat e armiqve tanë historik. Ata nuk e nohin ndaljen, ngase nuk i frigohen asgjëje, pos dhunës. Ata do të shkelin dhe do mundohen të barazohen me cdo gjë që do të mund të ishte gurthemel i të vërtetës historike të kombit tonë. Ata mund të jenë dhe veteran të arsimit, shendetësisë, politikës, por fatkeqësisht edhe vlerës më të lartë kombëtare UCK-së dhe luftës sonë për Çlirim.

Zot, na falë, që po i tolerojmë, ngase nuk po e bëjmë me dashje, por në mungesë të kurajos qytetare njerëzore për ta thënë të vërtetën.

Nga Baki Azemi, ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat