Lufta kimike dhe biologjike në Kosovë 1989/1999 -II-

Opinione

Lufta kimike dhe biologjike në Kosovë 1989/1999 -II-

Nga: Milazim Maraj Më: 27 prill 2019 Në ora: 09:31
Milazim Maraj

Për dallim nga historia antishqiptare e Serbisë  kjo qeveri tani kishte zgjedhur helmimin për zhdukjen masive të shqiptarëve. Armët kimike , biologjike dhe atomike hyjnë në grupin e armeve për shkatërrim në masë. Plani ishte përgatitur mirë nga ekipe të eksperteve të fushave të nevojshme për një plan të madh antinjerëzor. Përcillej nga ekspert policor dhe ushtarak. Procesi i helmimit  gjatë terë kohës u përcoll nga policia e cila pengonte në çdo mënyrë dërgimin e të helmuarve të mjeku. Policët nuk hezitonin të pengonin ndihmën për të helmuarit edhe para kamerave të gazetarëve. Ekspertet serb policor dhe ushtarak vepronin në të njëjtën kohë në disa projekte të sinkronizuara,. Në helmimin e nxënësve, mbulimin e të vërtetës për helmimin e nxënësve, në përcjelljen e procesit të helmimit dhe arritjen e objektivit  si pas projektit të tyre,në pengimin e ofrimit të ndihmës mjekësore, në mbrojtjen e eksperteve për shpërndarjen e helmeve. Kështu një serb i veshur civil kishte hedhur helm para repartit të kirurgjisë në fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Rojet e spitalit e kishin parë.  Një person mashkull i armatosur serb kishte veturë të Tipit Zastava 101 më ngjyrë të bardhë më targë TM-20-77. Pasi që personi  nuk ndalet turma e njerëzve e rrethojnë. Vozitësi del nga vetura më armë  automatike në dorë duke  ua sharë turmës nënë shqiptare. Turma e njerëzve nuk u largua. Pasi erdhën policia vozitësi dorëzohet por kurrë nuk u dënua dhe nuk u bë publik emri i tij. Në Podujevë i riu shqiptar Gani Babatinca kishte kapur në serb që shpërndante helme. Por shteti nuk e burgosi kriminelin, por Gani Babatincën i cili rrahet  pa mëshirshëm në hetuesi dhe dënohet më 5, vite burg. Kjo pra nuk shpjegohet ndryshe, përveç së Ganiu ka penguar personin zyrtar serb që të kryej detyrën, në këtë rast të shpërndaj helmin.                                                                                                                                                                                      

Lufta speciale në Kosovë vazhdon ne  përhapjen e panikes  së këta nxënës nga helmet kanë humbur aftësinë për shumim edhe nëse shpëtojnë ata do të vdesin më vonë nga kanceri. etj.. Disa prej tyre pyetnin mjekun (Doktor a do të vdes?) Një të ri  të helmuar të cilin  e kishte kap policia serbe, nuk e kishin lejuar të shkojë fare në spital policia e torturuan dhe frikësuan (“Nëse nuk shpëton s’ka gjë edhe ashtu ka  tepër shqiptar) i kishin thënë policet serb. Më vonë u organizua një fushatë tjetër e cila frikonte shqiptaret që të vaksinohen. Numri i të sëmuarve nga epidemitë e ndryshme virale sa vije dhe shtohej. Vdekshmëria po ashtu rritej.  E tërë kjo që bëhej që  nga Kosova të shpërngulën shqiptaret dhe të realizojnë elaboratin e Akademisë së shkencave dhe kishës serbe për pastrim etnik të tokave shqiptare.                                                                                                                                                                       

Mjeket serb  disa të kërcënuar nga shteti pas nënshkrimit së nxënësit janë helmuar u vuan në të shtetit dhe   shërbimeve sekrete serbe. Ata  lajthiten duke thënë së vetë shqiptaret, kishin helmuar fëmijët e tyre. Më vonë ata ndërruan edhe këtë deklaratë,” nuk kishte fare helmime”7421 nxënës ishin artist të nivelit të Holivudit” . Kështu deklaronte Dr. Stevo Balosheviq. Por jo të gjithë gazetaret dhe  mjeket serb ishin nënshtruar kësaj dezinformate. Numri i gazetarëve dhe mjekëve serb që mbanin qëndrim të drejt për të vërtetën e helmimit, ishte shumë i vogël, por është e vërtetë  dhe  duhet përmendur. Në Ferizaj mjeku serb të cilin e mbante ende etika e mjekut largoj policinë nga klinika. Ai vazhdoj të ofroj ndihmë të helmuarve.                                                                                        

Por Z. A. Heyndrickxit  ekspert shkencor për toksikologjinë e rrethit të njeriut dhe drejtor i IRUL-it në konferencën për shtyp deklaron së në Kosovë ka pasur helmime të nxënëse mësimdhënësve dhe  punëtorëve kryesisht shqiptarë. Ai ndër të tjera tha: “Helmimet në Kosovë duhet të shqyrtohen në tribunalin e Hagës. Për këtë deklaron së ka informuar OKB dhe Stejt  Departamentin. Kostatimin e helmeve e kishte bërë edhe toksikologu tjetër Bernard Benedeti  i cili vlerësonte së ” janë përdor helme kimike të luftës, dhe së ky krim është bërë nga agjentet e Beogradit më siguri nga agjentet ushtarak”.                            

Në konventën  e OKB, Neni 1. thuhet: Gjenocidi si akt krimi është në kundërshtim të plotë më frymën dhe qëllimet e OKB dhe civilizimit. Por ndaj gjenocidit serb në Kosovë nuk reagojë OKB.  Rezultatet laboratorike të  hulumtimeve të Parisit dhe Zagrebit janë komplementare. “Në Kosovë u bë helmim masiv të fëmijëve,nxënësve, studentëve, punëtoreve dhe qytetarëve kryesisht shqiptarë.(21).                                                                  

Më qellim që të realizoj projektin e cekur më lartë Serbia mori të gjitha masatë që të rrënoj institucionin e shëndetësisë së Kosovës.  Bazuar në të dhënat shkencore për helmet luftarake thuhet së përveç  që këto helme mundë të jenë vdekjeprurëse këto mundë të shkaktojnë dëmtime gjenetike, dobësojnë aftësitë mentale, shkaktojnë kancerin ose edhe sterilitetin. Për fat të keq ne nuk kemi një analizë shkencore që do të verifikonte nëse numri i të sëmurave nga kanceri pas luftës vjen si pasojë e helmeve luftarake të përdorura në vitin 1989/90. Kjo analizë shkencore do të nxirrte në skenë pasojat e luftës speciale serbe në Kosovë dhe do të krijonte kushte për denoncim të krimeve kundër njerëzimit që Serbia i aplikoj në Kosovë.

Kronologjia e hapur për zhdukje masive të shqiptarëve:

Rrënimi i shëndetësisë së Kosovës:                                                                                                                                                  

Pjesë e projektit për zhdukjen e shqiptarëve ,filloj nga viti 1981 më diferencimet ideopolitike, burgosje, izolimet dhe largimin nga puna të mjekëve dhe profesorëve më eminent të Fakultetit të Mjekësisë. Marrja në pyetje dhe maltretimi i pa mëshirshëm i tyre. Largimi masiv i punëtorëve shëndetësor të Kosovës ishte pjesë e programit të zhdukjes së popullatës shqiptare nga tokat  dhe vendet e tyre. Okupimi i Fakultetit të Mjekësisë ishte një parapërgatitje të vihet nën kontroll të plotë dhe të pengohet shtimi i numrit të shqiptareve. Pas këtij largimi sistematik të shqiptarëve nga punë në shëndetësinë e Kosovës pasoj pjesa e dytë e projekti helmimi masiv i nxënësve, mësimdhënësve dhe qytetarëve shqiptar. Në vitin 1992  organet e dhunshme serbe në Kosovë barazuan numrin e mjekëve shqiptar më atë serb edhe pse në Kosovë 94% e popullatës ishin  shqiptar tani 50% e mjekëve në shëndetësinë e Kosovës u punësuan serb.. Në këtë kohë u larguan 410 mjek të profileve të ndryshme. Rreth 100 mjek tjerë pritnin për punë dhe 200 të tjerë diplomuan pas aplikimit të masave të dhunshme.  Projekti tjetër ishte “Planifikimi i familje” ku shqiptarit nuk i lejohej të lind më shumë fëmijë ndërsa nënat serbe kishin stimulime  për lindjen e më shumë fëmijëve, si shtesa, banesa etj.                                                                                                                                            

Lufta Biologjike e kamufluar si  formë spontane. Situata epidemiologjike në Kosovë sa vije dhe keqësohej. Nga shënimet që i përshkruhen në Praxis Medica  Nr. 1. Nga viti 1983 deri në vitin 1992 janë regjistruar 41.4081 raste sëmurjesh ngjitëse nga ky numër të infektuarish 1869 vdiqën.  Gjendja e shëndetit në Kosovë pas masave të dhunshme u keqësua shumë kështu nga viti 1991 e deri në vitin 1993 nga sëmundjet ngjitëse vdiqën 541 të infektuar, ndërsa nga enterocolitet  dhe dispesitë kanë vdekur 944 fëmijë. Kështu në vitin 1993 në Kosovë u paraqitën epidemi të karakterit masovik si të tifoja,hepatiti viral- A, etj. Gjendja shëndetësore në vitin 1993 ishte gati si ne vitin 1945. Kjo vdekshmëri kaq e lartë nuk i mjaftonte shovinizmit serb. Andaj e planifikoj helmimin masiv.  Nuk kishte vaksina për parandalim të këtyre epidemive virale. Një kontingjent i vaksinave u sugurua nga Kisha katolike shqiptare në Ferizaj. Kisha pati shumë persekutime. U bastis dhe u keq trajtuan priftërinjtë  dhe motrat e nderit. Ndërsa lufta speciale nuk pushonte. Propaganda e zezë u hap shumë shpejt.”Mos u vaksinoni së janë vaksina për sterilitet” kështu në masë u hap një fikë. Shqiptaret rrezikonin shëndetin për të ruajtur riprodhimin e tyre. Kjo shpjegohet çartë shkencërisht është ligj natyror, qeniet e gjalla që janë në rrezik për zhdukje të llojit armë në luftën për ekzistencë e kanë hiper  produksionin ( sterpopullzimin). Në këtë nivel kishte ardhur siguria e shqiptarëve brenda kufjeve të ish Jugosllavisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat