Kujdes opozitë e dashur, BDI-ja e Ali Ahmetit s'mundet kollaj

Opinione

Kujdes opozitë e dashur, BDI-ja e Ali Ahmetit s'mundet kollaj

Nga: Sulejman Mehazi Më: 27 prill 2019 Në ora: 11:41
Ali Ahmeti

Disa herë kemi thënë se Ali Ahmeti është qendërsulmues i mirë politik, di të jep gola herë në të djathtë me VMRO-në, herë në të majtë me LSDM-në. Gjatë zgjedhjeve parlamentare Gruevski priste Aliun në dritare  të selisë së VMRO-së, mirëpo Aliu me golin qeveritar në asistencë të Zaevit e la me gishta në gojë jo vetëm VMRO-, por goli politik i Aliut e detyroi Gruevskin të ikë në Hungari e kurrë mos të kthehet në Maqedoni.

Kurse tani, me konsesualitetin për zgjedhjen e Presidentit, Ali Ahmeti Zaevit, golat ia futi me "makazicë" me dy këmbët gërshërë, e ka lënë të shtangur LSDM-në e tij.

Ju të opozitës mos mendoni se e keni mundur Aliun, Aliu mundet në Zgjedhje Parlamentare e jo Presidenciale, ai me konsesualitetin për president ka lozur "cjapin e dhinë" politike me ju dhe LSDM-në. Ali Ahmeti di të gjuajë e të jep gola për ekipin e BDI-së e jo për presidentin konsesual të LSDM-së.

Prandaj kujdes opozitë e nderuar, këtë herë, Ali Ahmeti, opozitës shqiptare i ka dhënë  fllad të lehtë gëzimi, kurse Zaevit ia bëri me dije se nuk luhet me skuadrën politike të BDI-së, ende e fortë është e  s'mundet kollaj.

Shtojcë:

E dikush që s'i ka lexuar apo i ka lexuar shkrimet kritike ndaj Ali Ahmetit do thotë, ky qenka shitur. Ne, miq, nuk anojmë kah BDI-ja, vetëm japim mendimet tona e kurrgjë tjetër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat