“Gjithkush me majtë shpi Kola i jem i kish majtë tri” – fjalët e një malësoreje

Opinione

“Gjithkush me majtë shpi Kola i jem i kish majtë tri” – fjalët e një malësoreje

Nga: Luz Tomaj Më: 28 prill 2019 Në ora: 09:44
Luz Tomaj

Shtëpia u ndërtua por oborri nuk u rrethua. Akademiku Esat Stavileci, kishte të drejtë kur, në një pyetje se në qoftë se nuk do dimë me e menaxhu shtetin, u përgjigj se menaxhimin do e japim me qira. Mjerisht, të gjitha rrjedhat politike, para dhe në periudhën pas shpalljes së pavarësisë, në mënyrë të qart, flasin se nuk ditëm dhe nuk po dimë me e menaxhu dhe me e ndërtu shtetin. A nuk është koha e fundit që e tërë shtresa politike, t’a kupton dhe t’a pranon një gjë të tillë.

24 marsi, nga këndshikimi i im

Data e 24 marsit 1999 por edhe data 78 ditë më vonë, duhet të zënë vend në historinë e Kosovës, si kontribut i bashkësisë ndërkombëtare dhe veçanërisht I SHBA-s për lirimin e Kosovës nga vuajtjet epokale. Kam arsye se /jo vetëm un/ po e veçoi SHBA-n. Rëndësia dhe memoria ma imponon t’a përshkruaj vetëm ditën para 24 marsit.

Rrjeti TV e në veçanti CNN, na i sjelltë të gjitha ato brutalitetet gjenocidiale të cilat, Serbia, i bënte kundër kosovarëve.

Me 23 mars 1999, CNN, përveç raportimeve të rregullta, ishte përqendruar në tri vende – nga Beogradi raportonte për aktivitetet e R. Hollbrook ndërsa në Washington, në një anë mbahej mbledhja e Aleancës NATO, ku shënohej 50 vjetori I themelimit dhe, kuptohet, diskutohej rreth Kosovës ndërsa, nga Shtëpia e bardh raportonte se sa vështir e kishte Kryetari Clinton. Z. Clinton, rreth vetes kishte këshilltarët dhe zonjën Albright, sekretare e shtetit. Dikur, pas dreke, Z. Clinton tha se do shkon me pushuar dhe njëherit do të vendosë për çështjen.

Mëngjesin e radhës, në zyre, e para kishte arritur zonja Albright. Më pas u paraqit Kryetari. Me mirëmëngjesi ishte përshëndetja. Zonja Albright e pyeti a ke vendosë?  PO, ishte përgjigjja. Pyetja e radhës ishte ARE YOU OK? YES I AM. Sigurisht   se z. Clinton është konsultuar edhe me burrështetasit tjerë por fakti se, së paku, në atë kohë, në aleancë, në të gjitha aspektet, SHBA-të participantin me mbi 73% i jepte të drejtë që të vendos.

U zhvillu ajo fushata e intervenimit të NATO-s, në të cilën, jam I sigurt se kanë vepruar edhe forcat e UÇK-s. U dëbua armiku i paskrupullt nga treva e Kosovës.

Vite më vonë, Kryetari, po ashtu i SHBA-ve, Bush, me një deklaratë nga Tirana, e hapi derën dhe rrugën e shpalljes së pavarësisë, aq shumë të pritur.

Nuk kam qenë në politikë por kam qenë afër politikes

Më I bëra 30 vite në SHBA. Këtu, në shtetin Connecticut,  vazhdimisht jam në kontakt me kolegët gjyqtar por aty, bisedat zhvillohen për çështje profesionale. Mirëpo, në fillim të nëntëdhjetave, për herë të pare e kontaktova, tani mikun tim, atëherë njëri nga anëtarët më me influence në Kongresin amerikan, zotin Chris Shays. Më vonë e kontaktoja edhe ish senatorin Joe Liberman. Edhe tani, vazhdimisht jam në kontakt me senatorin Chris Murphin, kongresisten e regjionit tim etj.  Kuptohet se, përveç tjerash, bisedojmë edhe për Kosovën.

Diku, në fillim të nëntëdhjetave, për herë të parë e takova anëtarin e Kongresit,  z. Chris Shays. Gjuha anglishte për mua ishte O. Më interpretonte djali i im 14 vjeçar. I tregova se fjalen e kam për Kosovën. Më kujtohet, kërkoi falje dhe tha se kthehet për 2 minuta, nga se i duhet atllasi gjeografik që të shef se ku gjendet Kosova. Ia shpjegova situatën dhe ia tregova disa shkrime të mijat, të cilat ishin botuar në gazetat lokale. Oooo, tani e kam të kjart se për çka është fjala tha dhe shprehi një befasi të këndshme që i bëri interpretimi i djalit aq i ri.

Ditë më vonë, pas konsultimit edhe me veprimtarët, shokët e mi - Munir Dovolanin, Pal Gjurajn, Avdi Gjinin, e kontaktova z. Chris, i cili me kënaqësi e pranoi ftesën që të takohet me komunitetin shqiptar në Stamford. Në takim erdhën edhe disa nga NY - nga LDK po sa e formuar, së bashku me Joe Diogardin dhe përfaqësuesit e mjeteve të informimit. Më kkujtohet, Dioguardi pyeti se kush e ka gjetë këtë kongresmen, mbanë, tha, se është i fortë. Në fillim e paraqita një fjalë hyrse - KOSOVA DJE SOT DHE NESER. Në vazhdim, në fjalen e tij, z. CHRIS më uroi për informatat që ia kisha dhën e sidomos për fjalën hyrëse. Nuk ka tha, argument më të fortë se historia.

Pas këti takimi, vazhdimisht isha në kontakt me këtë njeri. Në fushaten e radhës elektorale, e mbështeta, madje edhe me një artikull në gazetat lokale. Sa për kuriozitet, edhe kur un fillova t’a thrras me emër, ai vazhdimisht me thirr gjyqtar. Fal tina i fillova kontaktimet edhe me senatorin Joe Liberman. Vazhdimisht bisedonim për Kosovën. Më tregonin edhe për informacionet që i mblidhnin nga aktivitetet e Ibrahim Rugoves. Ishte interesant, më thonin se me vështirosi  e prononconin emrin e Ibrahimit dhe më pyetshin për prononcim të drejt.

Veprimtaria e Rugovës më shtyri ti elaboroi disa aktivitete të kahershme

Të gjithë, pak a shumë, e dimë historinë kombëtare, historinë e Kosovës dhe vajtjet e saj. Vajtjet e fundit ishin ato nga fillimi i tetëdhjetave dhe deri, falë edhe intervenimit ndërkombëtar, çlirimi nga thundra serbe. A mundet ndokush me e kontestuar faktin se, në Kosovë, i pari e ngriti zërin  Ibrahim Rugova dhe e filloi lëvizjen e njohur. E vuri kryet nën gërshan. E informonte SHBA-n dhe Europen perëndimore me historinë dhe vuajtjet që përjetonin kosovarët. E parashtronte kërkesën se e vetmja zgjidhje për Kosovën është pavarësia. Në ndërkohë u paraqit edhe UÇK, kontributin e të cilës, me mend në krye, askush nuk e konteston. E keqja është se, sëpaku, udhëheqësi e UÇK-s kontributin e Rugovës as nuk mund ta merrnin me mend. Mos zot ma keq, akoma pa u çliru mirë nga armiku, filloi lufta e re se kush ka me qenë bajraktar.

Mëse e sigurt është, këtë ma kanë konfirmuar edhe njerëzit që i kontaktoja, gjurma më evidente ka qenë situata e prezentuar nga Rugova dhe shfaqja e brutalitetit të paskrupullt serb, që donë të thotë faktori humanitar, në mënyrë që z. Clinton të vendos për intervenim të NATO-s.

Sidoqoftë, armiku u dëbu, Kosova u çliru, u shpall pavarësia dhe u formun institucionet e shtetit. Tani, pas 11 viteve të pavarësisë, më duhet t’a shtroi pyetjen se

Çka bëri ose çka nuk bëri pushteti i Kosovës

Në pjesën e parë të pyetjes përgjegjësja është e shkurtë - nuk bëri, mjerisht, asgjë.

Ndërkaq, në pjesën e dytë të pyetjes, mund të numërohen shumë gjëra, shumë lëshime, me pasoja të cilave vazhdimisht po ballafaqohet populli i shkret. Do i potencoi vetëm disa

Pavarësia u shpall, shteti, në aspektin formal, u konstitu, por sovraniteti kurrë njëherë nuk u shtri në mbar territorin. Pasojë e këtij fakti tani paraqiten lojërat e korrigjimit të kufijve,

Kushtetuta i ka këmbët e lidhura me votën e komunitetit serb, gjë që është në kundërshtim me të gjitha normat juridike, nga se kushtetuta duhet me qenë vullnet i popullit pa kurrfarë kufizimesh. Pushteti as që u përpoq për korrigjimin e saj,

Parlamenti nuk e ka nën kontroll as Kryetarin e shtetit as qeverinë, e mjerisht as vetveten. Shumë veprime të Kryetarit të shtetit janë apsolutikisht në kundërshtim me Kushtetutën, Parlamenti nuk reagon. Në anën tjetër, Qeveria, n ‘aspektin financiar, numrit të ministrive, zëvendësministrave, këshilltareve etj. I ka duart e lira. Së paku në Europë, nuk mund të gjeni shtet me numër të ministrive që i ka Kosova;

Për 11 vite, nuk vërejta dhe nuk lexova se, qoftë edhe një herë, Parlamenti apo Qeveria të merret me situatën ekonomiko-sociale të popullit;

Për 11 vite, nuk lexova se Parlamenti apo Qeveria  shtruan para vendit çështjen e  ekonomisë së vendit - me çka disponon shteti dhe perspektiven ekonomike;

Të gjitha subjektet politike janë byrokratizuar në kuptimin e plotë të fjalës. Nga këto subjekte formohet edhe pushteti. Prandaj, nuk ka dyshim se edhe pushteti është byrokratizuar;

Byrokratizimi e sjell edhe klanizimin. Nga dita në ditë lexojmë për inkuadrime, si produkt i klanizimit dhe ikja e të rinjve nga shteti, si pasoj e mosinteresimit të pushtetit.

E potencoi veçanërisht

Pse Kosova debaton me Serbin. E di, dialogun e ka dhënë zoti edhe kultura. Megjithatë në dialog nuk shkohet me sy të mbyllur, rend e pa rend. E kaluara na tregon se kur nji shtet është liru nga një okupator, hapi i parë është kërkesa për kompensimin e dëmeve. Këtë Kosova nuk e parashtroi as deri sot. Kur them kërkesa, njiherit mendoi edhe për çështje të dhunimeve dhe të pagjeturve sot e kësaj dite. Çka lexoj nga dita në ditë ndoshta një kërkesë të tillë së shpejti Serbia do t’ia parashtron Kosovës!!!!  Me fjalë tjera, dialogun me Serbin duhet me e kushtëzuar me kërkesën për kompensimin e dëmeve të luftës, me shtrirjen e sovranitetit dhe me atë që serbët e veriut ti nënshtrohen Kushtetutës dhe shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat