Hashimi, manipulues brilant!

Opinione

Hashimi, manipulues brilant!

Mr. Shefqet Avdimetaj Nga Mr. Shefqet Avdimetaj Më 28 prill 2019 Në ora: 14:43
Hashim Thaçi

Ditën kur manipuluesi Hashim duhej të përgjigjej si dëshmitarë para Komisionit Hetimor e përcjella më vëmendje të posaqme, edhe pse epilogun e saj në një far forme e parashikoja.

E parashikoja, nga se duke ditur që ky Komision ka të bëj më një manipulues të përsosur, me një kvarulant dhe një narcisist të llojit të vetë, rezultati nuk mund të ishte tjetër, përpos atij që të gjithë e pamë dhe e dëgjuam.

Më habiti fakti, se sa të pa përgaditur ishin anëtarët e këtij komisioni për tu përballur me manipuluesin briliant, Hashim.

Nuk është aspak e lehtë që të njohësh manipulatorin. Ai përdorë metoda specifike që të ju bëj defansiv dhe mu këte e bëri manipuluesi Hashim dhe "arriti" atë që e dëshironte, së paku në kokën e tij.

Hashim manipuluesi, gjatë tërë kohës ishte në kërkim të një përparësie egoistike në dëm të të tjerëve, duke keqëpërdorur disa nga anëtarët e këtj komisioni.

Sikur anëtarët e këti komisioni të dinin premisat dhe qëllimin e manipulatorit Hashim,nuk do të binin në grackat e tija.

Ai duke gënjyer tërë kohën, dhe duke qëndruar largë c`ështjes për të cilën edhe ishte i ftuar,arriti që të ndikojë në disa anëtarë të komisionit.

Hashimi me aftësinë e tij prej manipuluesi arriti që disa anëtarë të komisionit ti bëj emocional, dhe arriti që palën tjetër ta bëj të ndihet e frikësuar,provokuar,dhe këtë e bënte me vëtëdije të plotë.Manipuluesi c`do gjë e bën me vetëdije të plotë.

Nga emocionet anëtarët e këtij komisioni harruan që të analizonin, dhe ky ishte qëllimi kryesorë i manipuluest të përsosur,Hashim që të bëj emocional palën tjetër.

Gjatë tërë kohës ishte në kërkim të dobësive të anëtarëve të komisionit, ishte shumë mirë i përgaditur për këtë,por jo edhe për c`ështjen për të cilën ishte i ftuar si dëshmitarë.Duke gjeneralizuar gjërat dhe duke hudhur përgjegjësinë tek të tjerët,duke ndërruar temën në favor të tij, i vuri në pozitë të pa lakmueshme anëtarët e komisionit.

Manipulues briliant...!

Hashimi duke poshtëruar të tjerët,duke ju dhënë emra(Boshko Buha), duke i devalvuar si individ, dhe duke i poshtëruar disa anëtarë te komisionit, u tregua shumë i pa edukuar dhe tregoi fytyrën e tij prej manipulatori, gënjështari, që më së paku përfaqëson institucionin e presidentit.

Duke mos treguar fare empati,Hashimi më këtë tregoi se është edhe një psikopat dhe si i tillë edhe do vdes.

Hashimi ishte shumë i vetëdijshëm për veprimet e tij, por qëllimin e mbante të mëshehur dhe më këtë arriti që ti "vërbojë"anëtarët e komisionit hetimor.

Më dhimbset populli i Kosovës, më dhimbset Kosova se kush e përfaqëson.Thjeshtë neve na përfaqëson një president me personalitet të c`rregulluar."Personat e tillë nuk mbajnë pergjegjësi për zgjidhjen e problemeve"thotë Scott Peck-u në librin e tij The Road Lees Travelled.

Autoriteti i tij nuk meriton as rrespektin më të vogël, ngase "rrespektimi pa u menduar i autoritetit,është armiku më i madhë i vetëvetës".

Mos  të lejojmë që të bëhemi armiq të vetëvetës...!

Se ç`menduritë individuale të disa politikanëve tanë në Kosovë, kanë arritur majat më të larta të pushtetit, janë realitet i hidhur për vendin tonë.

Është e dokumentuar shkenctarishtë, që njerëzit e tillë kanë probleme që ta kontrollojnë vetëveten.Janë njerëz që nuk posedojnë fare empati, dhe nuk i përfillin fare ligjet shtetërore, rregullat e as kodet morale.

Apo si thoshte Albert Ajnshtanjni" Nëse një budalla intelegjent i bënë gjërat më të mëdha dhe më komplekse,duhet prekja e një gjeniu dhe shumë kurajo për ti drejtuar në drejtimin e duhur".

Mendoj se është koha për një padëgjueshmëri popullore,të emancipuar dhe demokratike, duke rrespektuar ligjet në fuqi.

Është koha që ketyre matrapazëve, të ju tregojmë që ky popull, është ngopur më gënjeshtra, korrupcion, nepotizëm dhe varfëri.

Populli duhet ta merr përgjegjësinë dhe të mos ikë nga përgjegjësia.

Ikja nga përgjegjësia,është ikje nga liria...!

Është koha që disa nga këta matrapazë të shkojnë në shtëpi,kurse disa të tjerë në burg...!

Është koha për drejtësi."Kur nga dera e drejtësisë hyn politika,drejtësia del nga dritarja"Peiero

Është koha për lider të rinjë,të pa korruptuar, që e duan Kosovën dhe popullin e saj.... Kemi njerëz që do ti dalin zot këtij vendi.

Kam shpresë në rininë tonë të mrekullueshme...!

Deri sa ka jetë, ka shpresë...! Dum anima est, spes est...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat