Pendarovski apo Silkanovska pa kënduar shahe mori shoqe shqip, nuk kanë vota prej shqiptarëve

Opinione

Pendarovski apo Silkanovska pa kënduar shahe mori shoqe shqip, nuk kanë vota prej shqiptarëve

Nga: Sulejman Mehazi Më: 29 prill 2019 Në ora: 12:14
Sulejman Mehazi

I nderuar Zoran Zaev e Hristian Mickoski, i nderuar Stevo Pendarovski dhe e nderuara Gordana Siljanovska, nëse doni votat shqiptare atëherë ju duhet lutur e bindur popullatën shqiptare, e jo Ali Ahmetin, Thaçin e Gashin, sepse shqiptarët kanë larë duart prej tyre e si dëgjon kush. 
- Nëse ju duhen votat shqiptare atëherë thuaniani popullatës maqedonase se kot e kemi,  pa shqiptarë s'mund të egzistonte  Maqedonia dhe maqedonasit;
- Nëse ju duhen votat shqiptare atëherë thuaniani maqedonasve se pa kushtetutë federative maqedone-shqiptare, "albancite" nuk na votojnë fare;
-Nëse ju duhen votat shqiptare atëherë  thuaniani maqedonasve se pa mos luajtur vallen popullore të "Shotes" s'ka vota shqiptare;
-Nëse ju doni votat shqiptare thuaniani maqedonasve se pa mos e ditur shqipen dhe ju maqedonas e pa mos e kënduar në shqip këngën Shahe mori shoqe" s'ka vota shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat