Federalizimi i pashmangshëm për Maqedoninë e veriut

Opinione

Federalizimi i pashmangshëm për Maqedoninë e veriut

Nga: Nexhat Bexheti Më: 29 prill 2019 Në ora: 12:18
Nexhat Bexheti

Zhvillimet politike, për zgjedhjen e presidentit ,sikur shpalosën pa dashje  nevojën e momentit politik nga arkivi i i veprimtarisë politike të shqiptarëve nga koha e pjekurisë së lartë. Atë botë, kur shqiptarët ishin të mveshur me ideologji të  pjekur politike dhe me aftësi organizative për vetorganizimin politik.Shqiptarët i udhëhiqte klasa intelektuale, e cila gjatë tërë kohës së shkapërderdhjes së ishë  Jugoslavisë, me dinjitet të lartë, në  popullatë kishte mbjellur ndërgjegjen për vetorganizim politik dhe ushtrimin e pushtetit autonom ,në pjesën kompakte teritoriale të banuar me popullsi etnike shqiptare.

Ideologjia u degjenerua nga vetë partitë politike gjoja shqiptare, të ndihmuar nga qarqet e caktuara, që shqiptarët t’i shuajnë aspiratat për vetvendosje.

Sa do që të veprohet kundër vullnetit të një populli,nuk do të ketë  sukses përfundimtarë. Pra siç e potencova më lartë, vetë situata e rikthen historinë,sepse nuk ka fuqi, që një korpus i partive nacionale të mbizotërojë politikisht mbi numrin e madh të popullatës.

Është koha e fundit dhe të vetdijësohet popullata si dhe partitë shqiptare, që nga kjo situatë politike, të dalin me opsionin e federalizimit të vendit.

Federalizimi është kategori politike nëpër shumë vende,dhe nuk paraqet rezik për shpërbërjen e shtetit,por përkundrazi do ta forcojë shtetin me dy shtylla dhe do të ndalohet plaçkitja finaciare nga pustetarët. Ashtu që realizimi i politikës fiskale të bëhet e ndarë nga qendra, dhe mjetet financiare të realizuara t’i ngelin vendit ku realizohen, që të menaxhohen për të mirën e qytetarëve nga të cilët janë marë.Dhe të parandalohen migrimet e rinisë,duke u hapur vende pune.U tregua se qeveria nuk është e përkushtuar që të bëjë më shum për qytetarët e vetë.

Etnitetet dë të hynë në garë për zhvillim ekonomik më të lartë dhe ngritje të standardit jetësor të popullatës.

Ta pyesim vehten se a duhet ne akoma  të vendosim kundër vullnetit tonë e t’i kënaqim aspiratat e politikanëve të cilët ushtrojnë unitarizëm dhe padrejtësi.Vazhdimisht votojmë për hir të ati , për hirë të këti,për proçeset imagjinare etj.Duhet më të votojmë për ne,dhe për asnjerin tjetër. Apstenimi i shqiptarëve në ciklet zgjedhore,shteti shkon drejt apartedit apo protektoratit.

Duhet të zyrtarizohet kërkesa e federalizimit të vendit, edhe antarësimi në NATO dhe në UE, e përfillin vullnetin e popullatës e cila i shpreh kërkesat e veta reale.

U pa qartë se nuk është e vërtetë se faktori i jashtëm e dirigjon politikën e brenshme,kjo ishte renë e kulluar, e cila ishte rezultat i dobët i veprimit politik,si dhe mos realizimi i reformave, të kushtëzuara nga UE-ja,për të marë ftesë në hapjen e bisedimeve për antarësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat