Samiti i Berlinit do të çojë në “eliminimin” e klanit dodik & co, dhe homologëve në Kosovë e Shqipëri që projektojnë ndarjen e Kosovës

Opinione

Samiti i Berlinit do të çojë në “eliminimin” e klanit dodik & co, dhe homologëve në Kosovë e Shqipëri që projektojnë ndarjen e Kosovës

Nga: Hisen Berisha Më: 29 prill 2019 Në ora: 16:15
Hisen Berisha

Krahas përcaktimit te Strategjisë së 20 vjeçarit të ardhshëm për BE, e sfiduar nga Brexit dhe influencimi Rus në rajon, përmes shantazhimit industrial dhe mundësisë së Polexit. Shto kësaj edhe tendencat e integrimit të Turqisë në BE, rrezikut të përafrimit të Spanje me Rusinë, atëherë do kemi triplet-BE-në në atë Britanike, Franko-Gjermane, dhe Ruso-Turke me mundësin e bashkëngjitjes se Spanjës sikur mos ta kishte friken e shkëputjes së Catalonias me mbështetjen e Britanisë.

Ndaj, samiti i Berlinit krahas kësaj Strategjie të njëzetvjeçarit për zhvillimin e stabilizimin e BE-së do të çoj edhe në “eliminimin” politik të klanit Dodik & Co, që projekton shpërbërjen e Bosnjës.

Ekipi Dodik dhe homologët e ekipit të madh në Serbi, Kosovë e Shqipëri që po projektojnë po ashtu lëvizje kufijsh, popujsh, e shkëmbime territoresh, janë jashtë realitetit strategjik të sanksionuar me marrëveshje ndërkombëtare.

Bosnja është shtet i mbrojtur nga marrëveshje ndërkombëtare si dhe i konsoliduar mbi këtë marrëveshje në Dejton ‘95, dhe garancinë e NATO-s.

Me të njëjtën doktrinë, i janë qasur edhe Kosovës në kontekst rajonal ekipi i madh “made in Dodik & Co”.

Marrëveshja ushtarake NATO-Milosheviç, e njeh Kosovën në tërësinë territoriale të pacenueshme.

Rambujeja po ashtu e njeh Kosovën në identitetin ekzistues territorial kur u plotëfuqizua kjo marrëveshje ndërkombëtare me garancinë e SHBA-së dhe NATO-s.

Pakoja e Ahtisarit kërkonte një marrëveshje me garanci ndërkombëtare.

Teoritë e argatëve për ndarjen, shkëmbimin e ndryshimin etj. të kufijve, territoreve e popullsisë, demantohen nga fakti se “…Leposaviqi nuk iu mor Kosovës as me vendimet e Berlinit 1878…sb” e nuk iu dha as nga Rankoviçi, teori te cilën po përpiqen ta lansojnë të hendikepuarit e politikës sot.

Ndryshimi i strategjisë së BE-së për stabilitet rajonal dhe global, në krijimin e kushteve për demokracitë e reja me theks të shteteve të dala nga shpërbërja e ish Jugosllavisë, do të jetë detyra që do të dalë si strategji e zhvillimit të BE-së në 20 vjeçarin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat