Dy dekada pas masakrimit të familjes Llapashtica për lirinë e Kosovës    

Opinione

Dy dekada pas masakrimit të familjes Llapashtica për lirinë e Kosovës    

Nga: Prof. Dr. Sadri Rexhepi Më: 30 prill 2019 Në ora: 23:39
Prof. Dr. Sadri Rexhepi

Një prej familjeve  më afirmative të Llapit e Kosovës  është edhe familja Llapashtica nga Dyzi e cila në luftën e fundit shqiptaro-serbe humbi tre mashkuj ma të mirën kohë  sepse ishin në shenjëster edhe më heret nga regjimi pushtues serbo- sllav dhe llogaritej ndër familjet më ambicioze per formimin e  Shqipërisë natyrale.

Familja në fjalë si mashkujt edhe femrat  njihen edhe si ndër kundërshtarët  më të mëdhenjë, ndaj regjimit pushtues serbo-sllav. Së këndejmi, familja në fjalë përcillej vazhdimisht nga njerëzit e UDB-së dhe shpeherë kontrollohej dhe dikush prej tyre  arrestohej dhe burgosej.  

Mustafë (Ismail) Llapashtica 1954-1999

Mustafë Llapashtica u lind më 24 mars të vitir 1954, në Dyz të Besianës. Rrjedh nga një familje e varfër fshatare por bujare dhe me një vetdije të lartë kombëtare. Pas luftës së Dytë Botërore, kontribut të madh për hapjen e shkollave kishte dhënë babi i tij Ismaili. Kishte hapur shkollën e parë në fshatin Koliq e po ashtu edhe në Skromë të Vushtrisë. Si mësues kishte punuar dhe kishte dhënë një kontribut të çmueshëm në këtë fushë duke punuar si punëtor arsimi në fshatin i tij në Dyz, Gërdofc, Orllan, Ballaban, Majac, dhe Brainë.

Mustafa si i ri shkoi dhunshëm në të ashtëquajturën ushtri jugosllave edhe pse për këtë ishte betuar se nuk do ti shëbente një ushtrie te huaj.

Pas shumë peripecive dhe sjelljeve të tij të qëllimshme, ai kthehet në shtëpi pas shtatë muajsh, si “i pa aftë”.

Ishte pjesëmarrës dhe i demostratave të vitit 1968 dhe ndër organizatorët  e gjithë atyre deri në vitin 1981. Ishte aktiv, sidomos në demonstratat e vitit 1981, në bashkëpunim me patriotët dhe atdhetarët si Hasan Ramadani, Ahmet Haxhiu etj. Gjatë asaj kohe Mustafa së bashku me Ahmet Haxhiun i ndërtojnë dy strehimore në thellësi të malit të Mustafës, në fshtin Dyz e cila u shërbeu si bazë për shtypjen e pamfleteve, pastaj grumbullin e armëve dhe materialeve të tjera. Mustafa në shtepin e tij në Prishtinë strehoi shumë veprimtar të çështjes kombëtare si dhe tre militantët e paepur dhe të pathyer Rexhep Malën Nuhi Berishën Kadri Osmani dhe Enver Topallin dhe të gjithë këta së bashku zhvilluan aktivitetet e tyre në ilegalitet.

Pas vrasjes së Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, me 11dhe12 janarin e acart të vitit 1984, të cilët pas një rezistence të armatosur dhe pas disa orë luftimesh me njësitë speciale të Kosovës së atëhershme  ata bien në altarin e lirisë. Mustafa duke parë rrezikun tërhiqet të ilegalitetit të plotë dhe pas shtatë muajsh qëndrimi ilegal në Kosovë, kalon në Shqipëri. Në vend të mirkpritjes vëllazërore të vëllezërve tanë në Shqipëri organet e sigurimit të regjimit komunist të Enver Hoxhës e burgosin për një muaj, duke e keqtrajtuar dhe maltretuar në forma të ndryshme.

Mustafa, duke menduar se po ikte nga një regjim kriminel që ishte i instaluar në Kosovë për ndjekjen dhe vrasjen e shqiptarëve, ai iku nga Kosova për të gjetur shpëtim tek vëllezërit e tij në Shqipëri. Mirpo atje hasi në një regjim dhe më të egër se sa ai serbo-jugosllav në Kosovë.

Pas vuajtjes së denimit në Shqipëri, organet e atij regjimi e kthejnë dhe e dorëzojnë në duart e organeve të sigurimit serbë, të cilët e burgosin me pretekst të kalimit ilegal të kufirit dhe armëmbajtjes pa leje. Edhe pas lirimit nga burgu Mustafa nuk e ndërpreu aktivitetin ilegal për çështje kombëtare dhe për këtë policia fillon përsëri ta kërkojë.

Në vitin 1987, afër 30 policë e rrethojnë shtëpinë e Mustafasë që të arrestojnë. Mirëpo aty shpërtheu konflikti sepse ai bashkë me dy motrat e tij bënë rezistencë. Mustafa me automatikun e tij  personal arrin që policët ti shtrijë për tokë dhe brenda kësaj kohe ai arrin të arratisej në mal duke mos u dorëzuar. Në ndër kohë dy policë serbë hyjnë në shtëpinë e tij për ti legjitimuar motrat e Mustafasë, mirpo, ato nuk pranojnë që të legjitimohen dhe aty fillon kacafytja fyt për fyti, duke i rrahur policët serbë Bedrija dhe Shukrija, me çrast ato arrestohen dhe burgosen me nga 30 ditë burg dhe dënimin e vuajnë në burgun e Mitrovicës. Mustafa arrin që të largohet dhe kalon në ilegalitet, deri në vitin 1990. Përpos Mustafës ishte i dënuar edhe vëllai i tij, Ibushi. Ai dy herë është denuar gjatë vitit 1981 dënohet me një vit e gjysmë burg si organizator i demostratave në shkollësn e mesme bujqësore në Prishtinë. Ndërkaq, herën e dytë, më 1987, gjatë kohës sa shërbeu në ushtrinë jugosllave, arrestohet dhe dënohet me gjashtë vjet burgim, me akuzën për formimin e grupit “Heronjtë e rinj”. Burgun e vuajti në Prishtinë, Gjilan e Dubravë.

Në shtator të vitit 1998 Mustafa u inkuadrua në formacionet e UÇK-së, nën organizimin e Salih Salihut, Fatmir Sopit dhe Rrahmon Dinit, të cilit edhe ia dhënë armët. Mustafa kontribuoi per gjetjen e kanaleve për furnizim me armë, pastaj kreu disa aksione së bashku me Dalip Alshqin, te qafa e Shakovicës (në maj 1998 dhe në nëntor). Te qershiat e Llapashticës.

Gjatë ofensivës së Prillit vritet ballë për ballë me forcat serbe paramilitar, më 18 prill 1999. Gjatë këtyre përleshjeve kishte vrarë disa paramilitarë të bandave çetnike serbe, në fshatin e tij të lindjes në Dyz.

Mustafa ishte i maruar dhe pas vetes la gruan dhe tri vajza: Dardanën, Doruntinen dhe Gentriten.

Trimëria dhe guximi i tij do të mbesin legjendë e gjallë, i cili u dëshmua në betejat, ku printe gjithmonë i pari. Ishte i dashur për miq, por shumë i tmershëm për armiqtë. Mustafa e deshi lirinë por nuk arriti ta shohë atë, sepse ai u flijua për ne. Tani trupi i tij pushon i qetë në dheun e Kosovës së Lirë, në varrezat e dëshmorëve në fshatin e tij të  lindjes, në Dyz.

Gani(Ismail) Llapashtica

Gani Llapashtica u lind në fshatin Dyz. Shkollën fillore e kreu në vendin e lindjes, kurse të mesmen dhe Akademinë e Pedagogjike në Prishtinë. Ka studiuar fakultetin e Bujqësisë dhe Pedagogjisë në Universitetin e Prishtinës. Edhe Ganiu si vëllai i madh Mustafa dhe Naseri u dalluan për punën dhe veprat në interesin e përgjithshëm popullor e kombëtar. 

Ai punoi si mësues në fshatin e vet në Dyz e pastaj në fshatin Llugë, duke dhënë kështu një kontribut të çmuar edhe në procesin edukativo-arsimor. Paraqitjen e UÇK-së në skenën politike shqiptare Ganiu e mirëpriti duke e ndihmuar edhe materialisht. Ku së pari u inkuadrua në mbrojtjen territoriale e forma të ndryshme.

Që nga ofensiva e prillit 1999 e dri në korrik të vitit 2005 nuk dihej më asgjë për fatin e tij dhe që nga ajo kohë Ganiu konsiderohej si person i zhdukur në listën e gjatë  të shqiptarëve të zhdukur në Kosovë. Në vitin 2005 është gjetur i vrarë në një varrezë kolektive në Arbëri dhe është rivarrosur në fshatin e tij të lindjes në Dyzin heroik. Me që e kisha shok shkolle e njihja shumë mirë shpirtin e tij luftarak.Ganiu bashkë me vëllazer të lindur dhe të rritur në frymën patriotike, frymëzimin e kishin  marrë nga babai, Ismaili mësues dhe patriot i devotshëm i asaj kohe që Kosovës i kishte dhënë shumë breza shkollarësh. Në frymëzimin e tij kishin ndikuar   edhe shumë e shumë atdhetarë që bënin jetë kaçake në shtëpitë e tij si në fshat poashtu edhe në qytet që në të vertet ishin njerëz të pushkës e të penës që punuan dhe luftuan për interesin kombëtar.     

Ganiu e deshi Kosovën, e deshi lirinë por nuk arriti ta shohë atë, sepse iku kur e thirri liria, iku në pavdekësi. Shpirti i tij jeton diku larg, i knaqur dhe krenar, që i bënë roje lirisë. Gjaku i tij i derdhur për këtë tokë do të jetë peng i lirisë që po e gëzojmë ne sot.

Ai nuk ishte i martuar. Kontributi dhe vepra e tij do të mbesin shembull shumë i mirë për të gjithë ne dhe brezat e ardhshëm. 

Naser (Ismail) Llapashtica

Naseri u lind në fs hatin Dyz të Besianës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmën, drejtimi i kulturologjisë në drejtimin e gazetarisë, e kreu në Prishtinë. Edhe vëllezërit e tij Mustafa, Ganiu dhe Ibushi kishin dhënë kontribut të çmueshëm për çështjen kombëtare.

Fati tragjik vëllezërve të cilët u përcollën, u ndoqën, u arrestuan, u burgosën dhe u martirizuan nëpër kazamatet serbo-jugosllave e ndoqi edhe Naserin. Fati i jetës deshi që i vetmi vëlla Ibushi nga e gjithë familja të mbetej i gjallë si dëshmi për të treguar për mizoritë e familjes së vet që kanë përjetuar nga regjimet e ndryshme pushtuese serbo-sllave.

Naseri ishte i përndjekur nga pushteti okupues serbo-sllav. Për këtë shkak ai u detyrua të largohej nga Kosova dhe të vendosej përkohësisht në Zvicër, ku edhe atje vazhdoi aktivitetin e çështjes kombëtare, duke e ndihmuar në aspektin material, përgatitjen e vullnetarëve dhe regrutëve të rinj për ardhjen e tyre në Shqipëri ku ishte edhe qendra për stërvitjen e vullnetarëve, e pastaj për në Kosovë për t’ju bashkangjitur radhëve të UÇK-së.

Naseri nuk mundi të qëndroj indiferent ndaj vrasjeve dhe masakrave mbi popullin shqiptar. La jetën luksoze, vendin e punës dhe u nis drejt Kosovës.  Edhe përkundër dëshirës së madhe të vijë  në Kosovë, vdekja ia mori jetën rrugës në një aksident komunikacioni, duke mos e lënë ta shkelë tokën e Kosovës nënë dhe t’u vijë në ndihmë luftëtarëve të lirisë dhe popullit shqiptarë që për çdo ditë vritej e masakrohej nga bandat kriminale serbo-sllave.

Së këndejmi, trimëria dhe heroizmi i familjes Llapashtica, do të mbesin shembull dhe frymëzim, ku do të përkulemi gjithmonë para veprës së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat