Serbia ari i tërbuar dhe Kosova qengj i kafshuar

Opinione

Serbia ari i tërbuar dhe Kosova qengj i kafshuar

Nga: Rexhep Torte Më: 1 maj 2019 Në ora: 10:43
Rexhep Torte

Me njohjen e Kosovën shtet të pavarur e sovran, Serbisë kriminale po i bëhet një nder, lëshim dhe favor i madh duke ia hapur dyert për në BE dhe NATO.

Samiti i datës 29 prill 2019 në Berlin ku morrën pjesë krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, i menaxhuar nga SHBA-të dhe i realizuar nga Angela Merkel,kancellarja e Gjermanisë dhe Emanuel Makron, Presidenti i Francës, vendosi një trase të re sa u takon bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Këto bisedime shterpë gjertani ishin futur në një udhë pa krye, qoftë për naivitetin e lidershipit të Kosovës që u fut në këto bisedime si pula qorre dhe pa u përgatitur sa duhet, qoftë për agresivitetin dhe arrogancën e Serbisë që përkundër krimeve e tmerreve që i shkaktoi në Kosovë, në arenën ndërkombetare tregohet sikur nuk ka bërë asnjë të keqe. Në këtë drejtim Serbia lansoi skenare të ndryshme, siç ishte arritja e një kompromisi me Kosovën që gjojs Serbia të mos del humbëse në këto bisedime, dhe mëbshteste sidomos teorinë e shkëmbimit të territoreve. Këto skenare ogurzi të Serbisë symbyllasi e pranoi lidershipi i Kosovës, dhe arsyen pse e pranoi një gje të tillë e din vetëm ky lidership.

Kjo trase e re që u krijua në Samitin e Berlimit ishte eliminimi i teorisë së ndryshimit të kufijve që mbetet shtylla kurrizore e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në të ardhmen.

Serbia i ngjan një ariu të tërbuar që e kafshoi pa mëshirë qengjin, që e shkatërroi, e vrau, e masakroi dhe e dhunoi Kosovën.

Serbët janë popull ardhacakë në Ballkan dhe origjina e tyre është nga Kaukazi, ndërsa gjeni i tyre është të sulmojnë, të vrasin dhe okupojnë troje e popuj tjerë, e më së shumti shqiptarët, që është edhe dëshmi e një historie të gjatë. Këtë e dëshmon edhe harta e enciklopedisë Ruse e vitit 1817 ku shihet sa shtet në miniaturë ka qenë Serbia dhe si është zgjeruar.

Për shkak të strategjisë hegjemoniste të Serbisë shqiptarëve iu bënë padrejtësi të mëdha në Kongresin e Berlinit më 1978, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913 dhe në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1920, duke e lënë më shumë se gjysmën e trojeve dhe të popullatës shqiptare jashta shtetit amë Shqipërisë, që sot edhe pse në trojet e tyre shqiptarët jetojnë në pesë shtete të ndryshme.

Lotët e tanishme fëmijërore të Serbisë para ndërkombëtarëve nuk janë lotë për ushqim që lyp fëmija , por janë lot për mashtrim dhe okupim të sërishëm të Kosovës..

Shënimi i 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës nga agresionii Serbisë në vitet 1998/1999, si asnjëherë gjer më sot e zgjoi nga gjumi edhe lidershipin e Kosovës, që u dëshmua me organizimin e tubimeve përkujtimore, të homazheve dhe të nderimit me plot respekt të mijera viktimave që u vranë dhe u masakruan nga ushtria dhe paramilitarët e Serbisë. U ngrit fuqishëm zëri edhe për mjëra femra shqiptare të dhunuara në mënyrën më mizore po nga ushtria dhe paramilitarët e Serbisë, dhe u ngrit fuqishëm zëri që Serbia ta bardh fatin e 1600 personave shqiptarë të rrëmbyer të të gjitha moshave e gjinive, në mesin e të cilëve ka edhe fëmijë, fati i të cilëve ende nuk dihet.

Për të gjitha këto krime Serbia me siguri i ka shënimet e duhura në skenaret e përgatitura gjatë agresionit famëkeq në Kosovë, të cilat duhet ti dorëzojë sëbashku me kryerësit e këtyre krimeve.

Është e pakuptueshme si ka mundur që lidershipi i Kosovës në 20 vitet e kaluara nuk u tregua energjik dhe këmbëngulës të kërkojë llogari nga Serbia për tërë këto të zeza që Serbia i bëri në Kosovë, nuk u tregua energjik e këmbëngulkës që kriminelët serbë që i kryen këto krime të vihen para drejtësisë e prapa grilave.

Zgjimi nga gjumi i lidershipit të Kosovës është i mirësepritur, siç thotë populli më mirë vonë se asnjëherë,qoftë për angazhimin e vonuar të Ahtifete Jahjagës, ish predidentes së Kosovës, qoftë për angazhimin e Vlora Çitakut, ambasadores së Kosovës në OKB, qoftë për letrën që e dërgoi Kadri Veseli, kryeparlamentari i Kosovës në Kongresin e SHBA-ve, lidhur me aktualizimin e kërkimit të së drejtës për krimet e Serbisë në Kosovë dhe për femrat shqiptare të dhunuara në Kosovë nga ushtria e paramilitarët e Serbisë dhe të nxjerrjes së tyre para drejtësisë.

Për çdo lëvdatë është Vasfije Krasniqi- Gudman e cila denoncoi hapur dhunimin që e pësoi nga serbët, e që duhet tu hapë rrugë edhe femrave tjera shqiptare që më në fund kriminelët serbë ta marrin dënimin e merituar.

Kjo duhet të jetë nxitje për një angazhim edhe më të madh të lidershipit të Kosovës, edhe për zbardhjen gjer në fund të fakteve dhe të dëshmive të vrasjeve, masakrave, djegieve, dëmeve materiale dhe të eksodit të 1 milion shqiptarëve që shkatoi Serbia në Kosovë me luftën e saj gjenocidale.

Në të gjitha shkrimet e mia gjer më sot kam theksuar e sugjeruar se librat që janë botuar e që do të botohen në Kosovë, që përmbajnë dëshmi dhe fakte për këto krime duhet urgjëntisht e në vazhdimësi të përkthehen në gjuhë të huaja e të shpërndahen te ambasadorët e OKB-së, të BE-së PE-së, si edhe te burështetasit e tjerë nëpër botë, për ti kuptuar bota më mirë dhe më bindshëm krimet që Serbia i kreu në Kosovë, dhe për të mos e lejuar Serbinë që botën ta mashtrojë me propagandë gënjeshtare.

Për përkthimin dhe shpërndarjen e këtyre librave përplot me dëshmi rrënqethëse duhet të angazhohet lidershipi i Kosovës, biznesmenët e Kosovës dhe të gjithë milionerët në Kosovë që u pasuruan pas luftës, për ti larë sadopak mëkatet e tyre ndaj viktimave të luftës që i shkaktoi Serbia.

Sipas kësaj traseje të re në Samitin e Berlinit, SHBA-të dhe BE duhet tia detyrojnë Serbinë që njëherë e përgjithmonë të heqën dorë nga aspiratat e saj kolonialiste ndaj Kosovës dhe ta pranojë pa asfarë kushtesh Kosovën shtet të pavarur e sovran.

Ai grusht i vogël i serbëve që jeton në Kosovë të cilin Serbia vazhdimisht e përdor në retorikën e saj destruktive gëzon më shumë të drejta se çdo pakicë tjetër në botë.

Për Serbinë kriminele është nder, lëshim dhe favor i madh që po i hapen dyert për në Be dhe NATO, por paraprakisht duke e njohur Kosovën shtet të pavarur e sovran, por që Serbia paraprakisht duhet të reformohet, demokratizihet të spastrohet nga politikat dhe qëndrimet e saj nacionaliste dhe pro Ruse e pro Kineze.

E tërë kjo mund të arrihet duke e forcuar trasenë e vendosur në Samitin e Berlinit, duke caktuar kordinata të qarta dhe duke e hequr nga vokabulari diplomatik ekzistues, se do të pranohet çfarëdo marrëveshje finale gjithpërfshirëse ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Me këto qëndrime që i ka aktualisht Serbia dhe me këtë lidership ekzistues që e ka Serbia, pa caktimin e kordinatave nga SHBA dhe BE, ajo do të bëjë obstrukcione nga më të ndryshmet për ti zvarritur bisedimet dhe për të mos e njohur kurrë Kosovën shtet të pavarur e sovran, që don të thotë se Serbia dëshiron ta mban Kosovën fitil të ndezur për konflikte edhe në të ardhmen.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat