Besa e Sljanovskës

Opinione

Besa e Sljanovskës

Nga: Sulejman Mehazi Më: 1 maj 2019 Në ora: 11:31
Sulejman Mehazi

E kemi sjellur punën të luajë dhe Siljanovska me Besën shqiptare, në vend që ta mbajmë ne ia kemi dhënë asaj. Ju i nderuar Kadare, për kë e keni shkruar novelën e bukur "Kush e solli Doruntinën" për popullin tuaj shqiptar apo për Gordana Siljanovskën?, na tregoni çfarë të mira na ka dhënë, kjo e mallkuara besë, asgjë, përveç ndarjeve, tradhtive, fesateve, sharjeve, vrasjeve e torturave doruntineske asgjë. 

Ç'na duhet neve besa, sa më larg saj aq më mirë, mirë kemi bërë që ia kemi dhënë apo na e ka marrë Siljanovska. 

Ç'na duhet neve kjo marri tragjike institucionale juridike e shpirtërore, e mistershmja, e padukshmja, e ashpra besë që të gjallët i fut në varr, kurse të vdekurit i ngre nga varri. Tamam, me lënien e ndarjen e besës nga shqiptarët, maqedonasit si feniksi u ringjallën e neve na groposën në varr. Tamam Kadare, ne më shumë kemi udhëheqës varrtarë për të na varrosur, sesa për të na ringjallur, tamam, ne me besën e dhënë nxorëm nga varri maqedonasit e i ringjallëm me komb e shtet , vetvetiu u varrosëm thellë e më thellë. 

Të lutemi, i nderuar Kadare, pa na tregoni se çfarë të mire na ka dhënë Besa shqiptare?, përveç të këqijave fare të mira, prandaj s'na duhet, le ta marrin të tjerët, Silanovska, ç'na duhet neve kur s'kemi besë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat