Në Studime u krye gjenocid kundër njëzimit

Opinione

Në Studime u krye gjenocid kundër njëzimit

Prof.ass.dr.Shkodran Imeraj Nga Prof.ass.dr.Shkodran Imeraj Më 2 maj 2019 Në ora: 11:32
Studime

Sot me 2 maj 2019, u mbushën plotë dy dekada, nga kur forcat e shumta ushtarake, policore e paraushtarake serbe, kryen gjenocid kundër njëzimit, duke vrarë e masakruar në mënyrat me ç’njerëzore 106 shqiptarë në fshatin Studime të Vushtrrisë.

Vrasja e mbi 100 civilëve shqiptarë në Studime, është akti ma barbarë që kreu aparati shtetëror serb kundër popullsisë së pambrojtur të kësaj ane. Me gjenocidin që ka kryer shteti dhe populli serb kundër shqiptarëve të Kosovës, është rasti me unikat në historinë e njëzimit, që një populli dhe një regjimin kreu kundër një populli tjetër.

Ka ardhur koha që Kosova dhe institucionet e saja të e marrin seriozisht përgatitjen e dokumentacionit për të bërë padi kundër shteti serb për gjenocid kundër shqiptarëve të Kosovës.

Kanë kaluar dy dekada nga përfundimi i luftës çlirimtare në Kosovë, dhe shteti i jonë nuk e ka bërë as edhe lëvizjen me të vogël për mbledhjen dhe sistemimin e dokumenteve, dëshmive, fakteve dhe argumenteve për të përpiluar sa me të argumentuar dosjen e gjenocidin serb në Kosovës.

Sot, njëzet vjet pas Masakrës në Studime të 2 majit të vitit 1999, kujtojmë jetën dhe veprën e të gjithë atyre shqiptarëve të pafajshëm të cilët u flijuan në mënyrat me ç’njerëzore dhe në format me makabre. Sot, studimasit dhe vushtrriasit kanë dhembje, por ata duhet të jenë krenar, ngase faqet me të shndritura të historisë së popullit tonë, u shkruan me gjakun e bijave dhe bijve të tyre me të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat