A kishte dorë Fadil Hoxha në vrasjen e Shaban Polluzhës, në Masakrën e Tivarit, në demonstratat e 81-tës

Opinione

A kishte dorë Fadil Hoxha në vrasjen e Shaban Polluzhës, në Masakrën e Tivarit, në demonstratat e 81-tës

Nga: Ragip Guraziu Më: 3 maj 2019 Në ora: 16:38
Ragip Guraziu

Për vrasjes së Shaban Polluzhës i vrarë nga komunistët e udhëhequr prej Fadil Hoxhës. Ky i fundit, sa ishte gjallë, kishte thënë se Shaban Polluzha ishte likuiduar dhe pas kësaj ishte qetësuar edhe Drenica. Madje, komunisti Hoxha kishte thënë se në likuidimin e Polluzhës kishin marrë pjesë edhe njerëz të Drenicës. E vërteta e  demonstratave të vitit 1981 “të vërtetën për atë se kush i ka nxitur ato protesta”, duhet të sqarohet edhe për termin kundërrevolucion dhe diferencimet ideo-politike. Sepse, në vitin 1981, Mahmut Bakalli, si kreu i Partisë Komuniste në Kosovë, dha dorëheqje nga të gjitha funksionet në shenjë mospajtimi me qëndrimet e udhëheqjes në Beograd se këto ngjarje ishin kundërrevolucionare, dhe qëndrimin e Fadil Hoxhës,se kur nuk e përfillën politikajt kosovar Serbinë gjëja se me futë në Kosovë ushtrin serbe se Kosova sipas tyre ishte provincë esaj,e tradhtuan Fadil Hoxhë në emër të jugosllavisë po intervenojmë,këtë tradhti ju gatua Fadil Hoxhës,nënshkroi dhe pësuan studentat nër konvikte duke u ngrehur shagas nga ushtria serbo-sllave në emer të ushtrisë Jugosllave,dëshmi e Mahmut Bakallit, Azem Vllasit etj. Bakalli ishte deputet në legjislaturën e parë të Kuvendit të Kosovës gjatë viteve 2001-2004, nga radhët e AAK-së, dhe një kohë këshilltar i Ramush Haradinajt dhe u varros në nderimet e UÇK-së.

Ky Ishte rrëfimi i Fadil Hoxhës për vrasjen e Shaban Polluzhës

Për vrasjes së Shaban Polluzhës i vrarë nga komunistët e udhëhequr prej Fadil Hoxhës. Ky i fundit, sa ishte gjallë, kishte thënë se Shaban Polluzha ishte likuiduar dhe pas kësaj ishte qetësuar edhe Drenica. Madje, komunisti Hoxha kishte thënë se në likuidimin e Polluzhës kishin marrë pjesë edhe njerëz të Drenicës.

Fadil Hoxha, krykomunisti i Kosovës prej vitit 1943-1969, kishte rrëfyer ngjarjen e vrasjes së Shaban Polluzhës dhe ushtarëve të tij.

Hoxha kishte thënë se kur ishte likuiduar Shaban Polluzha ishte qetësuar Drenica.

“Ne luftë u vranë shumë njerëz tanë. Kjo ka zgjatur afër një muaj ditë, qetësimi i situatës në Drenicë afër një muaj e kusur. Lufta kundër asaj njësie, siç quhej të Shaban Polluzhës, një pjesë e të cilës shpejt është shpërndarë ka ikë, por një pjesë e tyre kanë luftuar kundër nesh, sidomos Mehmet Gradica edhe të tjerë, si dhe Shabani. Ashtë vra Shabani, asht vra i biri. Kjo ka zgjatë nja një muaj ditë, por aty janë vra bukur edhe do partizanë tanë. Nuk e di numrin taman".

"Me likuidimin e këtij grupi të Drenicës gati është qetësue Drenica. Deshta me të thanë se edhe populli i Drenicës, një pjesë e madhe e tij, ka marrë pjesë me ne, mbasadndej kundër këtyre. Kështu që kjo asht jashtëzakonisht me rëndësi përndryshe do të kishim probleme edhe masandej në Drenicë”, thotë Fadil Hoxha, cituar në librin e Veton Surroit, në intervistën e tij të dhënë përmes magnetofonit Rexhai Surroit, në gusht të vitit 1963.

Sipas versionit të Hoxhës, Shaban Polluzha e kishte thyer marrëveshjen me komunistët dhe nuk kishte mbajtur premtimin për ta çuar Çetën e Drenicën në frontin e Sremit, aty ku luftohej mes gjermanëve e komunistëve, në kuadër të luftës së dytë botërore.

Sipas Hoxhës, Shaban Polluzha me ushtarët e tij ishin pajtuar t’iu bashkoheshin komunistëve dhe të merrnin pjesë në frontin e Semi, në Serbi, ku po luftohej kundër gjermanëve.

Mirëpo, kur çeta e Shaban Polluzhës po kalonte prej Drenicës për në Podujevë, duke shkuar për në frontin e Sremit, qindra banorë të Llapit kishin kërkuar Polluzhës dhe ushtarëve shqiptarë të mos shkonin në Serbi e të lënin qytetet e Kosovën në dorën e komunistëve shqiptarë e serbë.

Dhe, kështu edhe kishte ndodhur. Luftëtarët e Shaban Polluzhës ishin kthyer në Drenicë, ku pastaj ishin vrarë nga komunistët e Fadil Hoxhës.

Para se të vdiste Fadil Hoxha ishte bërë anëtar nderi i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ishte varrosur me nderime nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës të cila kishin qenë trashëgimtare të UÇK’së.

Shaban Polluzha ishte nderuar nga Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, në vitin 1993 me dekoratën “Urdhri për Veprimtari Patriotike të Klasitë të Parë”, ndërsa, Presidenti Fatmir Sejdiu, në vitin 2009, Pollzhën e shpallë “Hero i Kosovës”.

Para pak kohësh, qyteti i vetëm në Europë, Gjakova kishte nisur procedurat për nderimin e një komunisti, siç ishte Fadil Hoxha. Madje, ishte paraparë ndërtimi i bustit të tij midis Gjakove. Ky projekt ende nuk është realizuar.

Ende nuk ekziston në Kosovë një dokument me të cilin dënohen krimet e komunizmit. Ka pasur disa përpjekje por kanë dështuar edhe në Parlamentin e Kosovës për të nxjerrë një Rezolutë me të cilën do të dënoheshin krimet që kanë ndodhur në kohën e komunizmit.

Kush ishte Shaban Polluzha?

I linduar nga divizione të shumta ushtarake të Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kosovës, më 21 shkurt të vitit 1945, pas një lufte të ashpër në kullat e Hasan Sylës në Trestenik, ra heroikisht si legjendar Shaban Polluzha, njëri ndër koloset e historisë sonë kombëtare bashkë me një pjesë të luftëtarëve të tij dhe me trimin e njohur, Mehmet Gradica.

Të gjitha këto divizione jugosllave, përkundër zjarrit me mortaja dhe artileri të rënda, vetëm pas 9 orësh, arritën ta rrënojnë fortifikatën, ku ndodheshin 150 kryengritës të guerilës shqiptare. Këtu mbaron një dramë dhe vazhdon drama tjetër e përgjakshme ndaj Kosovës: ekzekutime masive, burgosje, zhdukje, Tivari, Sremi, Trogiri... Viti 1945 konsiderohet viti më tragjik, bashkë me dimrin e egër që s' mbahej mend.

Shaban Polluzha, një burrë me shtat mesatar, kokëthinjur me një natyrë të ngrysur, kishte kundërshtuar padrejtësitë ndaj shqiptarëve të Kosovës në kohë të ndryshme: gjatë Luftës së Parë Botërore, gjatë Mbretërisë Sebo-kroato-Sllovene dhe më 1945 organizoi kryengritjen kundër okupimit serbo-jugosllav. Në fushë-betejë nxjorri afro 10.000 luftëtarë.

Lindi në Polluzhë të Drenicës më 1871. Mibemrin e mori sipas fshatit të lindjes, ndërsa i përket fist Kastrati. U rrit dhe u edukua në një familje me traditë kombëtare, e njohur edhe për zgjidhjen e konflikteve ndërfamiljare e ndërnjerëzore. Qe edhe kryetar i Këshillit Pajtues në Drenicë dhe kryetar i komunës në Polac. Një personalitet i rrallë, shumë i respektuar me veti të jashtëzakonshme njerëzore. Në një rast kur i burgoset, njëri nga tre djemtë e tij, gruaja i thotë: "Djalin po duan ta pushkatojnë, ndërkohë që ti po sillesh si të mos kishte ndodhur asgjë", ai i përgjigjet: "Edhe të tjerët që ndodhen aty, kanë dikënd të vetin, sikurse djali ynë".

Ishte tejet i matur, por në momente dinte të rrebelohej. Një ushtar i tij e hedh bukën nga dritarja se ishte pak e pa pjekur, ai me ngritje të zërit i thotë:" A di se jemi në luftë, e jo në shtëpi", ndërkaq kur i plagoset djali i madh, ndonëse e kishte prekur thellë në shpirt, shokëve të luftës u thotë" edhe tjerët janë plagosur dhe vrarë".

Në dimrin e egër të atij viti, kur e shihte popullin duke vuajtur për bukë dhe të masakruar nga çetnikët dhe partizanët komunistë, i shkonin lotët.

Babai i tij, Rexhepi, u pushkatua më 1912 në Serbi, pasi ishte marrë dhunshëm me shumë burra të tjerë nga Kosova. Vrasjen e tij, dhe të burrave tjerë, e përjetoi rëndë dhe kjo ngjarje e motivoi më shumë t'i përkushtohej luftës në mbrojtjen e të drejtave kombëtare e njerëzore të popullit të tij. Kishte përjetuar katër pushtime, njërin pas tjetrit: turk, serb, bullgar, austriak dhe jugosllav. I kishte dalë në ndihmë Azem Bejtës, si mik që e kishte, dhe Lëvizjes së tij Kaçake, kur ishte kryetar komune në Polac. Në vitin 1941 xhandarmëria e udhëhequr nga italianët, ia internoi familjen në Kullat e Sheremetit në Pejë, ndërsa në Polluzhë i djegu të tijen trikatëshe bashkë me shtëpinë dhe objektet tjera.

Kulla e tij bëhet rrafsh me tokë edhe në vitin 1945 nga Brigada e KNOJ-it. Shumçka e vlefshme ishte shkatërruar nga flakët. Më 1941 organizon forcat e tij vullnetare ndaj depërtimit të çetnikëve në rajonin e Koleshinit të Ibrit, ndërsa më 1943 i priu një mase të madhe prej 3000 vullnetarësh në mbrojtje të Novi Pazarit, ku çetnikët kryenin masakra tmerruese ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve, si në Bihor e vende të tjera të këtij rajoni.

Në janar dhe shkur(1945) me luftë kundërshton projektin shfarosëse të Serbisë në Kosovë. Në fushë-betejë nxorri afo 10.000 luftëtarë, kryesisht nga Drenica për të ndalë krimet çetnike mbi gra, fëmijë e pleq që kryheshin gjithandej Kosovës.

Rrethanat shoqërore-politike në këtë periudhë ishin shumë të disfavorshme për Kosovën. Në Beograd dhe Podgoricë ishte projektuar një skenar i errët për shqiptarët jashtë Shqipërisë shtetërore, në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të zi. Në këtë skenar parashihej mobilizimi i shqiptarëve të moshave të ndryshme dhe dërgimi i tyre në frontin e Sremit,Trogirit dhe në vija të tjera të luftës në Jugosllavi, ndërsa brenda në Kosovës dhe në territoreve tjera shqiptare, të silleshin çetnikët e Drazha Mihaloviqit dhe bandat tjera serbe për të kryer krime masive mbi civilët shqiptarë.

Në bazë të këtij skenari famkeq insistohet të bindej Shaban Polluzha që, me brigadën e tij, të nisej në luftë kundër nazistëve gjermanë në rajonin e Sremit në Vojvodinë, kurse çetnikët dhe partizanët të bënin çdo gjë të keqe në Kosovë, pa u penguar nga askush. I zënë ngusht, para përgjegjësië së madhe ndaj popullit, Shaban Polluzha që kishte një moshë 75 vjeçare, fillimisht kishte pranuar dhe, ende sa ndodhej në Podujevë në rrugë për në Srem, i arrijnë lajme të frikshme se çetnikët kishin hyrë në Drenicën veriore dhe në disa pjesë të Kosovës në kufij me Srebi e po ekzekutonin njerëz në familjet shqiptare, duke i therrur edhe me bojaneta. Pas këtyre informatave, edhe përkundër urdhërit të prerë të Shtabit të LNÇJ që të vazhdonte rrugën për në Srem, se më nuk do të ndodhte më asnjë vrasje e njerëzve të pafajshëm, ai kishte refuzuar kategorikisht pohimin e tyre dhe në bisedë u kithte thënë se ju më pretë në besë. Në këtë "besë" ai kishte dyshuar vazhdimisht!. Këtë dyshim e kishte nga përvoja e tij e gjatë. Derisa ky po kthehej, Shaban Haxhia me Brigadën e 7 të "Kosovë e Metohisë", në të njëjtën ditë, po udhëtonte për në frontin e Sremit.

Gjatë kthimit nga Llapi për në Drenicë, brigada e tij sulmohet në pritë nga njësitë partizane, por pa pasoja dhe kapërcen Çiçavicën, duke u përqëndruar në Drenicë ngaqë aty, ditë më parë, ishte likuiduar paria dhe njerëzit më autoritativ dhe luftëtarët ishin nga kjo pjesë e Kosovës. Serbia këtë rajon e konsideronte të rrezikshëm, duke kujtuar rezistencën shumëvjeçare të Azem Bejtës.

Më 8 shkurt 1945 Shtabi Suprem i UNÇJ, Kosovën e futi nën administrimin e hekurt ushtarak dhe shpall gjendjen e luftës. Tani shqiptarët pushkatoheshin në shtëpi, në rrugë dhe aty ku ndodheshin e lëvizeshin.

Shaban Polluzha, me luftëtarët e tij vendoset në Drenicën Perëndimore dhe aty organizohen në formacione ushtarake: në çeta, batalione, togje dhe njësi më të vogla. Në fillim, për shkak të raporteve jo të mira mes tij me Mehmet Gradicën, luftën kundër brigadave partizano serbe e zhvilluan ndaras, por ideali kombëtar i bashkoi në një front.

Aksionet u organizuan sipas terrenit dhe strategjisë në vende të ndryshme, të përqëndruar në Rezallë, Likovc, Obri, Plluzhinë, Ticë, Açarevë, Tërstenik, Llaushë, Prekaz dhe më vonë në fshatrat tjera të Drenicës Lindore, rrëzë Çiçavicës. Në brigadën e Drenicës kishte luftëtarë edhe nga rajoni i Vushtrrisë, Mitrovicës, Artakollit, Llapushës dhe më pak nga viset tjera. Divizionet dhe brigadat ushtarake serbe, malazeze, maqedone dhe ato, ku kishte të inkuadruar edhe shqiptarë nga Kosova, si dhe Brigada e pestë e Shqipërisë që u kthye në Kosvovë pas Vishegradit, kryen krime të frikshme kundër popullatës civile, në pamundësi që të hakmerrshin drejtpërdrejt për humbjet e tyre nga kryengritësit shqiptarë të Polluzhës. Komandanti i Administratës ushtarake, Sava Derljeviq, kohë më pas, shkruante për kryengritjen e Drenicës. "…nga ana jonë ishin të angazhuar së paku 4 divizione, brigada e 46 serbe, e 52 e Kosmetit, grupi operativ i brigadave (e I-ra e Bokelit, e 6 malazeze, dy brigada të Kosmetit) dhe Brigada e KNOJ-it. Kohë pas kohe ishin të angazhuar edhe divizioni i 24-të serb dhe 41-të dhe ai 50 maqedon. Krejt këto forca kishin mbi 40. 000 ushtarë. Në këto përleshje edhe ne kemi pësuar humbje serioze", thotë Derljeviq.

Janë tmerruese masakrat në Terstenik, në Skenderaj, në Polac, Rezallë, Drenas,... Druar dhe në fshatrat tjera të Drenicës dhe Kosovës.

Në këtë luftë brigadat serbe, malazeze, ato Maqedone dhe ajo e Kosmetit, kanë psuar humbje të konsiderueshme në njerëz, sidomos në pjesën e fundit të janarit dhe në fillim të shkurtit 1945. Konsiderohet se në luftimet e ashpra kundër Brigadës së Shaban Polluzhës, janë vrarë 1500 luftëtarë të armikut dhe një numër tjetër është zhdukur. Luftimet më të mëdha janë zhvilluar në Terstenik, Obri, Rezallë, Likofc, Tërrnafc, Makermal, Çiçavicë dhe tek ura e Pestovës.

Një popull i varfër siç ishte Drenica, e kishte të vështirë t' i mbante me bukë aq luftëtarë sa kishte Shaban Polluzha, prandaj ai u detyrua të lëvizte me brigadën e tij, duke kaluar në fshatrat rrëzë Çiçavices, e pastaj në Shalë të Bajgorës e prapë në Drenicë.

Shaban Polluzha dhe Shtabi i tiji luftës, i vendosur tek Malajt në Rezallë, ishte ndihmuar edhe nga disa intelektualë nacionalistë, si Selman Riza, Ymer Berisha, Marije Shllaku, Ibrahim Lutfiu, dhe klerikët Mulla Ilaz Broja, Mulla Brahim Polaci-Hoti etj, ndërsa u masakruan Asim Luzha dhe Qamil Hoxha, i pari në Terstenik, i dyti në në Skenderaj nga brigadë e KNOJ-it.

Të tërbuar me sindromin e urrejtjes ndaj shqiptarëve dogjën dhe shkatërruan çdo gjë që ndodhej para tyre. Në këtë dimër, më të egrin që mbahej mend, gra dhe fëmijë morën plaçkat në dorë, duke mos ditur kah të shkonin.

Pas shurjes me gjak të Luftës së Drenicës, në Kosovë intensifikohet dhuna dhe terrori. Në pranverë të atij viti (1945) ndodhi masakra e Tivarit, u pushkatuan pa gjyq e me gjyq intelektualë, nacionalistë, idalistë dhe civilë.

Nën Administrimin ushtarak u mbajt edhe Sesioni i Dytë i Këshillit "Nacionaçlirimtar" i Kosovës, i njohur si Kuvendi i Prizrenit, korrik 1945 dhe këtu Kosova u aneksua nga Serbia. Në këtë kuvend u përmbysën vendimet e Bujanit. Pro aneksimit, në Prizren votuan shqiptarë e serbë, ata të cilët refuzuan u burgosën dhe u likuiduan.

Shtëpia e Shaban Polluzhës disa herë është bërë rrafsh me tokë. Shumçka e vlefshme është djegur dhe shkatërruar. Bashkë me shumë sende të tjera janë djegur edhe ato pak fotografi të Shaban Polluzhës. Siç thotë Ramadani, djali i tij, dikush babait ia kishte bërë dy tri fotografi dhe deri para Luftës së Dytë Botërore kanë qenë në shtëpi. Nga to ka shpëtuar vetëm një. Meqë shtëpia jonë bastisej nga OZN-a, ne atë fotografi e mbshtollëm në letër dhe e shtimë në mes dy dërrasave të hambarit për ta ruajtur kujtimin për babain. Mirëpo, kohëzgjatja në kushte jo klimatike eresioni e kishin dëmtuar. Fotografia e vetme e tij, nga dërrasat e hambarit, u nxorr në vitin 1990, atëherë kur unë kërkoja një foto për botim. Nga kjo fotografi e mbetur vështir se mund të fitohet imazhi për babain, thotë Ramadani, i cili ishte me të deri sa ra heroikisht në kullat e Dvoranëve në Terstenik, më 21 shkurt 1945 bashkë me një numër luftëtarësh.

Kufomën e Shaban Polluzhës, djali i tij Ramadani me një grup shokësh e kishte hedhur në lumin Drenica, duke thyer një pjesë të akullit, dhe vetëm pas 6 javësh do tw nxirrej dhe varrosej. Në gurin e varrit figuronte viti i lindjes, 15 vjet më i vjetër sesa që kishte pasur. Kjo ishte bërë me qëllim nga familja në mënyrë që të mendohej për ndonjë person tjetër. Shaban Polluzha për 50 vjet ishte temë tabu.

Më 13 dhjetor 2013, në shënimin e 70-vjetorit të Konferencës së Bujanit (1943-44), nën patronatin e kryetarit të atëhershëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, u mbajt një tryezë shkencore. Më atë rast, Krasniqi deklaroi: “Kuvendi i Bujanit, i organizuar nga udhëheqësit e njësive Nacional-Çlirimtare të Kosovës, e të Shqipërisë, janë historia e lavdishme e historisë sonë moderne dhe janë pararendësit e këtij Kuvendi të Republikës së Kosovës së sotme”! Një prej ideatorëve të Bujanit ishte lideri i dikurshëm komunist i Kosovës, Fadil Hoxha, për të cilin janë dy versione të historisë: një negativ dhe një pozitiv, gjë që ilustrohet edhe me reagimet pro dhe kundër ngritjes së bustit të tij në Gjakovë. Telegrafi ju sjell më poshtë ca fakte që nuk janë shumë të njohura nga masat për këtë figurë, e që shpesh herë edhe mohohen.

Më 31 janar 1943, gjatë Luftës së Dytë Botërore, mbahet Konferenca e Bujanit. Më 2 janar 1944, pasi shqyrtoi tri ditë radhazi problemet që dilnin nga lufta kundër pushtuesit, Konferenca doli me një dokument përfundimtar, ku thuhet: “Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është krahinë e banuar me shumicë nga populli shqiptar, i cili, si gjithmonë, ashtu edhe sot, dëshiron me u bashkue me Shqipërinë”.

Ditë më parë, ish-kryetari i Komitetit krahinor, Azem Vllasi, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se organizatorët e demonstratave të vitit 1981 nuk kanë kërkuar përmirësimin e kushteve të shqiptarëve të Kosovës, por se kanë synuar që komunizmin jugosllav ta zëvendësojnë më atë stalinist. Kjo deklaratë ka nxitur reagime të mëdha nga shumë organizatorë të këtyre demonstratave, përfshirë edhe deklaratën e Vllasit se janë të pabaza arsyetimet se protestat e vitit 1981 e kanë ngritur vetëdijen kombëtare në mesin e shqiptarëve të Kosovës, meqë “vetëdija kombëtare ka qenë vazhdimisht në ngritje.

Se kjo është e vërtetë, si dëshmi mund ta marrim Kombinatin “Trepça”, e cila që në kohën kur udhëhiqej nga Veli Deva, në vitet ’70 të shekullit të kaluar, kishte 11 njësi (secila me nga 250-1000 punëtorë) e ku 75 për qind e kuadrove ishin shqiptare dhe në pozitat udhëheqëse. Për këtë, udhëheqësit shqiptarë të Kosovës ishin nën presion. Madje, thuhet se Deva në një takim politik kishte thënë: “Ngushtë jemi prej shkieve këtu në ‘Trepçë’”!

Ndërkaq, mos të harrojmë se më 1978, për vetëm 24 vite nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, Kosova kishte 400 mijë nxënës në shkolla të mesme e fillore. Sipas akademikut Mark Krasniqi, vetëm nga viti 1970-1990 u diplomuan mbi 33 mijë student shqiptarë, 213 doktorë shkencash, 160 magjistra…!

Pra, kishte emancipim dhe ngritje të vetëdijes kombëtare, e kjo dëshmohet edhe me ngritjen e statusit të Kosovës në federatën jugosllave.

Hoxha ia hoqi Metohinë emrit të Kosovës, ndërsa kërkoi edhe republikën

Vllasi, në intervistën për Telegrafin përmend se “republikën e kemi diskutuar haptas edhe në kohën kur kanë qenë ndryshimet kushtetuese, në vitet ‘68 dhe ‘69”. Kjo thuhet edhe nga historianët serbë. Sepse, pas Plenumit të Brioneve (1966), pra pas rënies së ministrit të Brendshëm të Jugosllavisë, antishqiptarit Aleksandër Rankoviq, pozita e shqiptarëve në Jugosllavi nis të avancohet, sidomos pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 1974.

Mediat serbe, duke u cituar arkivin e TItos, kanë shkruar se Hoxha më 1966 kishte kërkuar që emrit të Kosovës t’i hiqet Metohija, gjë që edhe ka ndodhur, dhe se Kosova duhet të sjell ligjet e saj, përfshirë Gjykatën Supreme. Pra, të jetë e barabartë me njësitë tjera të Jugosllavisë. Ndërsa, historiani serb, Millosh Mishoviq, në librin e tij “Ko je trazio republiku: Kosovo 1945-1985” (Kush e kërkoi Republikën: Kosova 1945-1985), ka shkruar se më 22 prill 1968, në mbledhjen e Kryesisë së Komisionit Ekzekutiv të Kosovës, Fadil Hoxha kërkonte: “Flamuri i Kosovës nuk duhet të jetë një flamur i trilluar… Në Kosovë shumica janë shqiptarë dhe flamuri duhet të jetë shqiptar”. “Hoxha”, thuhet po aty, “kërkoi që Kosova të ketë flamurin zyrtar, stemën dhe festën e vetë shtetërore. Këtu është kërkuar Kosova Republikë”.

Pozita e shqiptarëve avancohet pas vitit 1974, por gjërat ndryshojnë pas demonstratave të vitit 1981, për të cilat duhet pranuar se askush nuk di të japë një sqarim të qartë, sidomos për organizimin e tyre.

“Parulla kryesore me datën 26 mars, te Qendra e Studentëve, ku kam qenë prezent edhe unë, ka qenë: ‘Lavdi marksizëm-leninizmit”, thotë Vllasi.

Është e vërtetë se parullat e demonstratave shqiptare shpesh binin në kundërshtim me njëra-tjetrën. Kështu, Branko Horvat, në librin e tij “Kosovsko pitanje” (Çështja e Kosovës), ka shkruar se në demonstratat e vitit 1981, parullat dhe grupet ndahen kështu: I. “Duam Republikë, ja me hatër ja me luftë”, “Jemi shqiptarë, jo jugosllovenë”, “Kosova e kosovarëve”; II. “’Trepça punon, Beogradi ndërton”; III. “I duam shokët e burgosur”, “Rroftë Adem Demaçi”; IV. “Rroftë vëllazëria e popullit shqiptar”, “Bashkim i trojeve shqiptare”; V. “Rroftë marksizëm-leninizmi”, “Poshtë revizionizmi”; VI. “Dikush në kolltuk, dikush pa bukë”, “Deri kur në podrum”, “S’ka bisedime me borgjezinë e kuqe”, “Rroftë klasa punëtore”, “Kërkojmë kushte më të mira”!

Fadil Hoxha nuk kishte hezituar ta përmendte as bashkimin kombëtar

Historiani Shaban Braha ka thënë se “për tragjedinë e Tivarit dinin më mirë Koçe Xoxe në Tiranë dhe Aleksandër Rankoviqi në Beograd”. Po ashtu, sipas tij, në shkurt 1945 Fadil Hoxha i tha Titos: “Ju e dini çfarë premtimesh na keni dhënë gjatë LANÇ-së dhe ato duhet t’i mbani, ndryshe Jugosllavia do të jetë për një kohë të gjatë në luftë me shqiptarët”.

Me rastin e vdekjes së Brahës, ish-kryeministri Hashim Thaçi – i cili e kishte këshilltar politik Azem Vllasin – ka dërguar një telegram ngushëllimi më 2013, me këtë përmbajtje: “Vepra dhe figura e Shaban Brahës do të mbetet shëmbëlltyrë e paharruar e veprimtarit të palodhshëm dhe patriotit që angazhimin dhe dashurinë për atdheun e kanë të pashterur dhe konstant”.

Në anën tjetër, akademiku Mark Krasniqi, në një intervistë për KTV, kishte thënë se pas konflikteve që kishte Hoxha me Stanoje Aksiçin e Lipjanit, që ishte zyrtar i lartë në Serbi, ai kishte thënë në katër sy (Krasniqit): “Nuk ka zgjidhje tjetër për Kosovën, përveç bashkimit me Shqipërinë”. Ndërsa, Milan Vuçiniq, në librin e tij “Zas?to Kosovo ne moz?e da bude republika” (Pse Kosova nuk mund të jetë republikë), thotë se Fadil Hoxha më 1958 kishte thënë: “Me qenë se është shumica e shqiptarëve në Kosovë, gjithsesi se kjo do të shkojë në Shqipëri”. Pra, për dallim nga politikanët e sotëm të Kosovës, Hoxha në një sistem monist megjithatë kishte guxuar ta përmendte bashkimin me Shqipërinë.

Luftëtarë të dy blloqeve: Fadil Hoxha përqafohet me Hysen Tërpezën

Sidoqoftë, kemi shumë versione të historisë, pro e kundër Enverit, pro e kundër Fadilit, siç kemi pro e kundër shumë figurave tjera, që nga Skënderbeu. Por, askush nuk mund ta mohojë se ka pasur tendenca nga disa personalitetet komuniste që, siç ka thënë Kaçusha Jashari për BBC, në dobi të shqiptarëve të ndërrohet sistemi brenda sistemit ekzistues jugosllav.

Jakup Krasniqi është arrestuar pas demonstratave të vitit 1981. Natyrisht, askush nuk mund të pajtohet me këtë arrestim dhe as vuajtjet nëpër të cilat ka kaluar ai. Megjithatë, ai dhe secili duhet të jetë i hapur për debatet që bëhen për rrethanat e ndryshime historike, siç ishin demonstratat e vitit 1981.

Për këtë duhet të merret model Hysen Tërpeza dhe Fadil Hoxha. Te pjesa dërrmuese e popullatës së Kosovës, të të dy taboreve, në versionin e ri të historisë i pari ishte dhe mbetet model i rezistencës, i lëvizjes për liri dhe çlirim, ndërsa i dyti model i poltronistit të komunizmit jugosllav. Versioni se Hoxha mund të ketë qenë më vigjilent për pafuqinë e shqiptarëve dhe se të drejtat e tyre është munduar t’i realizojë përmes sistemit që është imponuar, nuk është shumë bindës për bashkëluftëtarët dhe ithtarët e dikurshëm e të tashëm të Tërpezës. Por, përqafimi i Hoxhës dhe Tërpezës, pas çlirimit të Kosovës dhe pak para vdekjes së të dyve, është shembull që rrënon shumë paragjykime. Ata dëshmuan se rivalët politik në fazat e tranzicionit jo gjithmonë janë rivalë të koncepteve patriotike në njërën anë dhe të koncepteve të tradhtisë në anën tjetër.

Fadil e Sharr Hoxha, që të dy të urryer nga politika serbe

Fadil Hoxha është akuzuar që nga Konferenca e Bujanit e gjer në vdekje të tij si armik i serbëve. Ai më 1986 shkarkohet nga të gjitha postet. Ndërsa, më 1991, nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit akuzohet për tradhti.

Më lartë u përmendën parullat e thëna nga demonstruesit gjatë vitit 1981. Shumë nga pjesëmarrësit e këtyre demonstratave, të burgosur ose jo, pas luftës kishin poste udhëheqëse në Kosovë. Mirëpo, nuk duhet të harrohet një fakt: para tyre, parulla kundër sistemit të Jugosllavisë ka shkruar i biri i Fadil Hoxhës, Sharri. Pikërisht për këtë, gjatë viteve ’80 ka shkruar shtypi serb, madje edhe se Sharri në hotelin “Bozhur” në Prishtinë nga kamerieri kishte kërkuar t’i shërbehet një “kokë serbi”. Përderisa kjo deklaratë mund të jetë pjesë e propagandës, ajo që dihet është kjo: Branko Horvat ka shkruar se më 1963 Sharr Hoxha me një grup ka shkruar parullat: “Poshtë Tito”, “Poshtë Jugosllavia”, “Rroftë Enver Hoxha”, “Rroftë Shqipëria”.

Sipas dokumenteve në Arkivin e Jugosllavisë, UDB-ja mikrofonat i ka instaluar edhe në shtëpitë e Ismet Shaqirit, Ymer Pulës, Mehmet Hoxhës dhe Fadil Hoxhës. Në këtë fushatë është përcjellë puna e intelektualëve shqiptarë, si Mark Krasniqi, Gjon Shiroka dhe Enver Gjergjeku. Dyshimet janë se janë përgjuar edhe Veli Deva, Xhevdet Hamza e Drita Dobroshi.

Për vrasjen së Shaban Polluzhës i vrarë nga komunistët e udhëhequr prej Fadil Hoxhës. Ky i fundit, sa ishte gjallë, kishte thënë se Shaban Polluzha ishte likuiduar dhe pas kësaj ishte qetësuar edhe Drenica. Madje, komunisti Hoxha kishte thënë se në likuidimin e Polluzhës kishin marrë pjesë edhe njerëz të Drenicës. E vërteta e  demonstratave të vitit 1981 “të vërtetën për atë se kush i ka nxitur ato protesta”, duhet të sqarohet edhe për termin kundërrevolucion dhe diferencimet ideo-politike. Sepse, në vitin 1981, Mahmut Bakalli, si kreu i Partisë Komuniste në Kosovë, dha dorëheqje nga të gjitha funksionet në shenjë mospajtimi me qëndrimet e udhëheqjes në Beograd se këto ngjarje ishin kundërrevolucionare, dhe qëndrimin e Fadil Hoxhës,se kur nuk e përfillën politikajt kosovar Serbinë gjëja se me futë në Kosovë ushtrin serbe se Kosova sipas tyre ishte provincë esaj,e tradhtuan Fadil Hoxhë në emër të jugosllavisë po intervenojmë,këtë tradhti ju gatua Fadil Hoxhës,nënshkroi dhe pësuan studentat nër konvikte duke u ngrehur shagas nga ushtria serbo-sllave në emer të ushtrisë Jugosllave,dëshmi e Mahmut Bakallit, Azem Vllasit etj. Bakalli ishte deputet në legjislaturën e parë të Kuvendit të Kosovës gjatë viteve 2001-2004, nga radhët e AAK-së, dhe një kohë këshilltar i Ramush Haradinajt dhe u varros në nderimet e UÇK-së.

Pjesa e dytë

“Fadil Hoxha zbatonte urdhrat e Enverit, vrau edhe Shaban Polluzhën”

Mar 24, 2016

Me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Fadil Hoxhës dalin dokumentet se përse ai nuk është hero i kombit shqiptar.

Historiani Uran Butka sjell fakte, sipas të cilave, Fadil Hoxha zbatonte vetëm urdhrat e Enverit, madje në një dokument del se ai ka vrarë edhe Zai Fundon pa marrë parasysh asnjë rrethanë.

Masakra e Tivarit

Për gjykimin dhe vlerësimin e një personaliteti historik ASDAD mbahet parasysh koha kur ka vepruar, si edhe qëndrimi ndaj ngjarjeve kryesore të jetës së popullit e kombit të vet. Fadil Hoxha jetoi dhe veproi në një nga kohët më kritike të kombit tonë: Lufta e Dytë Botërore dhe Paslufta, që ndikuan dhe kushtëzuan në formimin dhe veprimtarinë e tij.

Në këtë shkrim nuk do të shpalos aktivitetin e plotë të Fadil Hoxhës, por do të ndalem shkurt vetëm në disa qëndrime të tij, që bien ndesh dhe rrëzojnë vlerësimet tendencioze të Rahman Perllakut dhe të disa nostalgjikëve të tjerë në Shqipëri e Kosovë, që e quajnë Fadil Hoxhën figurë të shquar të kombit shqiptar, me qenë se këto vlerësime bëhen publike në shtyp dhe përhapin ende sot të pavërteta, deformojnë historinë, si edhe lëndojnë ndjesinë kombëtare. Do të sjell disa fakte të dokumentuara, lexuesi le të gjykojë.

1. Lëvizja “Kryeziu” është një nga lëvizjet e rëndësishme çlirimtare në Malësinë së Gjakovës dhe më gjerë. Në krye të saj ishin vëllezërit Hasan, Gani dhe Said Kryeziu. Menjëherë pas pushtimit italian ata organizuan rezistencën antifashiste dhe më pas edhe luftën e armatosur kundër pushtuesve gjermanë. Rruga që zgjodhën Kryezinjtë, ishte ajo e luftës çlirimtare kundër okupatorëve, në bashkëpunim me të gjithë faktorët antifashistë, veçanërisht me aleatët perëndimorë.

Pikërisht, kur forcat e Lëvizjes “Kryeziu”, ku bënin pjesë edhe luftëtarët e Mehmet Ali Bajraktarit, Mujë Ramës dhe Ymer Bardhoshit, bashkë me ta edhe Llazar Fundo si edhe britaniku Simkoks, luftonin kundër pushtuesve gjermanë në betejën për çlirimin e Gjakovës, 10-15 shtator 1944, u sulmuan pabesisht nga të dy anët prej forcave nacionalçlirimtare të Jugosllavisë të komanduara nga Fadil Hoxha dhe forcat e Brigadës V të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë.

Fadil Hoxha

E. Hoxha vraponte për të qenë i pari në këtë holokaust vrasës. Në radiogramin dërguar Liri Gegës, datë 8.08,1944, E. Hoxha udhëzonte: “Pranë Kryeziut është Zai Fundo. Para një muaji Fadil Hoxha ka biseduar me shokët e Kosmetit. Ka dijeni edhe Dushani e Rade. I thashë Fadilit që ta vrasë (Zai Fundon) pa marrë parasysh asnjë rrethanë”. (Arkivi Qendror i Shqipërisë F.41 D.158 v.1944)

Sekretari i komitetit të PKJ për Kosovën dhe anëtar i shtabit operativ të UNJ, Pavle Joviçeviçi (Rade), udhëzonte Fadil Hoxhën që të verifikonte tepër fshehtas informacionin se ku ndodhej saktësisht Gani Begu, sa forca kishte, ku ndodheshin batalionet, a ruhej rruga etj. “Kjo është rigorozisht konspirative. Lajmërohu më 5.30 dhe 10″- Pavle.” (Dokumente AIH, Instituti i Historisë, Beograd, 1949)

Gjithashtu, E. Hoxha i dërgonte më 21.09.1944 Korparmatës së Parë, në mënyrë shumë konspirative Liri Gegës, e plotfuqishme e KQ të PKSH në Veri, radiogramin: “Mos kërkoni më nga Ganiu të dorëzohet, por me çdo kusht dhe me ashpërsi të sulmohet dhe të vritet. Duhet të veproni sa më parë, se mund t’i vijnë në ndihmë kosovarët” (AQSH, F.41 d.158 v.1944)

Fadil Hoxha i dërgonte informacion të plotë Liri Gegës për shpartallimin e forcave të Gani Kryeziut, arrestimin e britanikut Simkoks dhe Said Kryeziut, si edhe pushkatimin e Zai Fundos (AQSH F.41 v.1944 D.158)

Llazar Fundon e arrestuan, e rrahën për vdekje dhe i kërkuan t’u përgjigjej pyetjeve që kishte dërguar E. Hoxha me radiogram: “Zai Fundon ta torturoni deri në vdekje dhe pastaj ta pushkatoni andej. T’i kërkohet të japë sqarime për këto pyetje: Pse ka ardhur në Kosovë, kush e ka dërguar, dhe me ç’direktiva; cilat janë qëllimet e Ganiut dhe të anglezëve? Të japë sqarime për aktivitetin e mëparshëm dhe për tradhtinë e tij… Zain e vrisni andej…” (Radiogrami E. Hoxhës. 21.9.1944)

E ekzekutuan më 23 shtator 1944, pasi e torturuan për vdekje.

2. Shaban Polluzha ka hyrë në historinë e Kosovës dhe të kombit shqiptar si një luftëtar i madh i kombit dhe si një martir i tij. Këtë nuk e kundërshton dot askush. Mirëpo, urdhrin për shtypjen e përgjakshme të rezistencës kombëtare të tij e ka dhënë më 5 shkurt 1945 komandanti i Shtabit Operativ të Kosmetit, Fadil Hoxha dhe komisari serb Krsto Filipoviç. Atëherë, s’ka sesi të jetë figurë e shquar e kombit njëkohësisht edhe viktima, Shaban Polluzha, edhe urdhëruesi i vrasjes së tij dhe i qindra luftëtarëve të tij atdhetarë, Fadil Hoxha!

Po japim dokumentin:

Fadil Hoxha SEKRET Nr.119, 5 shkurt i vitit 1945 URDHËR 50

Të dhëna mbi armikun: Forcat e Adem Vocës, nga Veriu i Mitrovicës së Kosovës e deri në shpatet jugore të Kopaonikut, janë shkatërruar. Forcat e Shaban Polluzhës në Drenicë janë me një fuqi prej 5000 ushtarësh. Po japin një rezistencë të fortë. Rrethimi i tyre po shtrëngohet. Një grup në mes të Runikut dhe Rakoshit ka kaluar drejt Rogoznit. Forcat e tjera kanë tendencën në po atë drejtim dhe në drejtim të Gjakovës dhe Istogut. Forcat tona janë fuqizuar me Divizionin 24 dhe Brigadën I malazeze të Bokës dhe të Kotorrit.

Detyra: Të vazhdohet me shkatërrimin, përndjekjen, eliminimin e armikut dhe çarmatimin e popullit.

Komisari Krsto Filipoviç

Komandanti Fadil Hoxha

Dokumenti: Arkivi i Luftës NÇ të Jugosllavisë, nr.9-4 kutia 1411, v.1945)

Mësymja ushtarake kundër forcave të Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës nisi në fillim të shkurtit dhe përfundoi më e ashpër gjatë ditëve 12-22 shkurt 1945. Sh. Polluzha, M. Gradica dhe luftëtarët shqiptarë luftuan heroikisht me forca të pabarabarta në numër dhe armatime, por qëndruan heroikisht.

Fadil Hoxha urdhëronte: “Forcat e armikut në Drenicë ende nuk janë asgjësuar. Armiku po reziston shumë. Brigadat tona po kalojnë njëkohësisht në sulm, kështu që armiku vetëm në një sektor po mund të rezistojë. Është e domosdoshme që nga të gjitha anët të bashkohet rrethimi dhe të kalohet në një sulm të përgjithshëm, derisa të eliminohet armiku”

(Arkivi i Luftës NÇ të Jugosllavisë, nr.9-4 kutia 1411, v.1945)

Armiku, sipas Fadil Hoxhës, ishte Shaban Polluzha dhe luftëtarët e tij drenicarë, që mbronin të drejtat elementare njerë- zore dhe kombëtare të Drenicës dhe të Kosovës. Fadil Hoxha, njëlloj si Enver Hoxha, i quante armiq të gjithë kundërshtarët, qoftë edhe brenda Lëvizjes NÇ.

Sa për dijeni, Shaban Polluzha dhe forcat e tij, mbi 6.000 luftëtarë, bënin pjesë në aradhet nacionalçlirimtare dhe luftonin për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit nazifashistë, por edhe mbronin popullin e saj nga barbarizmat e ushtrisë jugosllave dhe çetnikët e Mihajlloviçit. Në përleshje me forcat komuniste serbo-malazeze-shqiptare, Sh. Polluzha dhe M. Gradica u plagosën, por s’e ndalën luftën, kundërsulmuan dhe e çanë rrethimin në drejtim të fshatit Gollupovë.

U plagos për të dytën herë Polluzha dhe vdiq po atë natë në fshatin Çikatovë. Po ashtu, u vranë në betejë Mehmet Gradica, Miftar Bajraktari dhe djali i Shaban Polluzhës, Tafa. Gjatë atyre 28 ditë luftimesh, u vranë dhe u plagosën rreth 430 luftëtarë nga Drenica, asnjë nuk u zu rob, u grabitën dhe u dogjën mbi 150 shtëpi; 6 000 banorëve të Drenicës, Vushtrisë dhe Mitrovicës me rrethet iu grabit i tërë ushqimi dhe pasuria e tundur.

(Dokumenti: Promemorie gjeneralit britanik Hodgson, 22 tetor 1945)

3. Nga ana e Shtabit Suprem të Jugosllavisë u përdor strategjia e shtypjes dhe asgjësimit të forcave kombëtare në Kosovës, por edhe strategjia e shpërnguljes nga Kosova të forcave ushtarake nacionalçlirimtare të saj dhe rekrutëve të mobilizuar me dhunë. Kështu, u urdhërua Shtabi Operativ i Kosovës që disa brigada kosovare të linin Kosovën dhe të zhvendoseshin në Vojvodinë e në Bosnjën Lindore, për t’ua lënë vendin aradheve të ushtrisë jugosllave, si edhe forcave të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë.

Brigada VI kosovare u dërgua më 2 janar 1945 në Vojvodinë, në rajonin e Vershacit, ku luftëtarët e saj u shpërndanë nëpër brigadat plotësuese jugosllave. Trajtimi i tyre ishte si të ishin robër lufte. Në një raport të OZN-së, të datës 10.02.1945, lexojmë:

“Këtu ndodhen rreth 1.500 arnautë në brigadën plotësuese… Po kërkojnë prej shtabit të brigadës t’i dërgojnë në front, ose t’i kthejnë në Metohi. Shtabi i brigadës është përpjekur t’i çarmatosë, por pa sukses…; me rastin e kryengritjes së batalionit shqiptar, në brigadën plotësuese në Vershac – atje ka shkuar Fadil Hoxha… Fadili është emëruar kryetar i gjyqit ushtarak, që i ka dënuar organizatorët e kryengritjes… në Vërshac u gjykuan dhe u pushkatuan njëmbëdhjetë kryengritës arnautë”.

Edhe Brigada VII, me 15.260 ushtarë dhe me komandant Shaban Haxhia nga rrethi i Tropojës, e mori urdhrin nga Shtabi Operativ i Kosovës me komandant Fadil Hoxhën për të shkuar në Srem, por gjatë rrugës u sulmua nga partizano-çetnikët jugosllavë dhe u gati u shfaros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat