Ideja e korrigjimit të kufijve e ringjallur

Opinione

Ideja e korrigjimit të kufijve e ringjallur

Nga: Hafiz Shala Më: 4 maj 2019 Në ora: 12:43
Hafiz Shala

Sigurisht kur dikush nuk mundë të heq dorë nga korrigjimi i kufijve, lenë të kuptohet që ne, megjithatë i “paskemi borxh Serbisë”.

Ndoshta, përkrahësi i ringjalljes së kësaj ideje mendon në kufijtë “ të Molla e Kuqe” mu aty kur zëdhënësi i UQK-së patë” kërcënuar” bashkësinë ndërkombëtare.

Nisur nga arti ushtarak, i urrejë gjeneralët e dështuar të pas luftës kur jepni këshilla se si duhet të fitohet beteja.

Shko kah të shkosh, megjithatë nuk mundesh më hjekë dorë nga andej kah ke ardh. Ta kritikosh apo ta udhëzosh ish shefin apo “bashkëluftëtarin “për gabime apo mos efikasitet, tradhti apo zgjedhje “irracionale” është e barabartë më hipokrizi. Jo pse ai nuk e banë barrën e përgjegjësisë, po pse tani e jo ma herët. Populli thotë” kur të flejshë më fëmijë, zgjohesh ilagët”

Çka mundemi ose çka po deshka më i dhënë Serbisë e qka më marrë nga ajo. Përsëri të rikthehet ideja Qosiqiane, Vuqiqiane, Thaqiane , Ediane e Baton Stanishiqiane. Absurd, mëndim infantil dhë anti sovranitet. Nese mendoni në tregtinë ne mes Kosovës Lindore më ndonjë pjesë të veriut, athere kësajë i thojnë “ qartë shtepi e mbaro hajat” ose tregti më tokën tonë për tokën tonë. Ku është rezoni racional dhë, a nuk ka dije, guximë, ndershmeri apo, gati për aktin më të shemtuar- tradhëtinë. E po, vëndosni  së cila është zgjedhja e juaj.

Kushë është ai që e merrë këtë barrë të përgjegjësisë më hy në obligime që pas “njohjes” nga Serbia që Kosova merr obligim që të bisedohet për shkembim teritoresh.

Habitem kur ish udhëheqësit e lartë të institucioneve të Kosovës kthehen në “ ndihmaqar” për ti zgjedhë e “përmirësuar” marrëdhëniet më Serbinë më kësi llojë idenash kundër sovranitetit dhë tërësisë teritoriale të  Kosovës në momentin kur definitivishtë këtë ide ma në fundë e hoqin nga  rendi i ditës zonja e nderuar Angela Merkel.

Njohja eventuale nga Serbia nese ajo ndodhë, do të jetë më kushte nese përfaqësuesit shtetëror të Kosovës nuk janë syqelë, të vetëdijeshëm dhë të vëndosur së njohja është më kufijtë e kushtetutës së vitit 1974 të Autonomisë së athershme dhë më marrëveshjën e Kumanovës së vitit 1999  kur Serbia kapitulojë dhë I pranojë kufijt e Kosovës. Pse presidenti I fali 8200 hektar Malit të Zi si I mideruar dhë “ i guximshëm”, kjo i hapi rrugë apetitëve të Serbisë në bashkëveprim më emrat e cekur në vazhdim.

Zonja Mogherini, tani u zbulue së bashkë më Vuqiqin, Thaqin, Ramën e Stanishiqin nën patronatin rus dhë më bekimin e Administratë së Presidentit Trump respektivishtë Këshilltarit për Siguri kombëtare zotit Bollton i cili si Ambasador i SHBA- ve në OKB ishte kundërshtar i ashpër rreth pavarësisës së  Kosovës më arësyetim se regjioni do të destabilizohët dhë as Kosova e as Serbia nuk mundë ti plotësojnë kërkesat e tyre maksimale. Mendohët në pavarësinë e Kosovës dhë aspirata serbe pa u lëshuar në krimët të bëra në Kosovë. Bolton insistonë që Rusia të jetë pjesëmarrëse aktive në zgjedhjen e marrëdhënieve Kosovë Serbi.

Më 24 Gusht në nji konferencë shtypi në Kievë kur u pyet nga  RFE/RL se qka  mëndonë për ndërrim teritoresh në mes të Kosovës dhë Serbisë, ai deklaronë: “ Unë mendojë së është nji shejë nga të dy qeveritë në mënyrë të heshtur ndoshta janë të gatqme për këtë qeshtje”. Pastaj Bolltonë thotë :” politika e jonëe SHBA-at,është së nese të dy palët mundë të punojnë në mes tyre dhë e arrijnë pelqimin, ne nuk e përjashtojmë ndërrimin e teritoreve që në të vërtetë nuk është e jona që ta thojmë”.

“Ne jemi të gatqem nga distanca që të ju ndihmojmë”. Pastaj ai shtonë :” ne nuk mendojmë së ne duhët ta bëjmë për ata. Ata duhet ta bëjnë për vetën”.

Departamenti i  Shtetit thotë së normalizimi i  plotë  i marrëdhënieve Kosovë Serbi është “ esenciale për stabilitetin e rajonit”.

“Tani është koha për të dy palët të jenë më kreativë dhë fleksibil” thotë ai.

Në letrën e  përbashkët derguar shefës së politikës së jashtme  të Evropës Federika Mogherini më 7 të Gusht, shumë nga organizatat joqeveritare të Serbisë dhë Kosovës kanë tërhjekur vërejtjën se “ ndërrimi i teritoreve në baza etnike do ta destabilizojnë Ballkanin”.

Drita e vërëjtjes ndaj Kosovës.

Nga John Bollton, laërence Eagleburger dhë Peter Rodman

Sipas këtyre,njohja e njianshme e deklarimit të pavarësisë së Kosovës nga shqiptarët etnik, provincë e Republikës së Serbisë e cila që nga viti 1999 nën protektoratin e Kombeve të Bashkuara dhë nen kontrollin e e forcave ushtarake të NATO-s e cila mundë të ndodhë në Shkurt, njohja amerikane mundë të shkojë deri aty që të modifikohet sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, e  reafirmonë sovranitetin e Serbisë ndaj Kosovës që i siguronë “ autonomi substancionale”. Kësajë mundë ti bashkohen edhe disa ga anëtarët e Bashkimit Evropian të ndikuar nga shtytja e fortë diplomatike nga Uashingtoni dhë shtetët tjera jashtë Evropës që ta kundërshtojnë nji veprim të tillë.

Si nji aktë presedent, siq thojnë këta autor, do të këtë si pasojë në regjion sepse shqiptaret janë në përbërje të Maqedonisë, Malit të Zi në Serbi, pastaj shtetët si Spanja më problemin e levizjeve seperatiste të   Baskeve të Katalonisë, pjesa veriore e Qipros e kontrolluar nga  Turqia etj.

Pra, askush nga Këshilli i Sigurimit ose ndonjë trup e ka fuqinë ose autoritetin të ja imponojë ndërrimin e kufijve të asnji shteti, në këtë rast mendohet në Serbinë.

SHBA-të nuk e shofin të nevojshme që të krijonjne krizë në marrëdhëniet SHBA -Rusi.

Në bazë të qëndrimëve të këtyre përsonalitetëve të athershme dhë disa tani përseri në pushtet, del së korigjimi I kufijve ka pasë ndikim nga këto politika më përkrahjen e udhëheqsve të Kosovës dhë shqipërisë më bashkautorët si mercenar të Serbisë të cilët edhe sot e kësajë ditë fatëkeqësishtë qendrojnë, agjitojnë dhë punojnë për realizimin e këtyre idenave fatale për Kosovën.

Tani mundë ta vëreni se kush lobojë më Serbinë dhë në favor të sajë për ti realizuar këto idena gjithnji duke u thirrur në SHBA si esenciale reth qeshtjes së Kosovës por duke e harruar së më këte po e innkuadron  Rusinë që për fat zonja Merkel tani edhe Presidenti Makron, definitivishtë e hoqën nga rëndi I ditës si arësye që bisedimet të vazhdohën por më korniza tjera ku qeshtja e korigjimit nuk qëndronë ma në agjendat e tyre.

Presidenti, për ta shpetue vetën nga Gjykata Speciale për të cilën ishte agjitator për formimin e sajë dhë sipas situatës, ishte edhe kundër sajë që nuk është asgje e re të ky njeri që nuk i  zënë fjala vëndë dukë gënjye paturpërishtë para popullit,sahere që ti ipët rasti.

E tani,qfar korigjmi i kufijve pas njohjës nga Serbia. Ku ishit më herët për ndaluar këtë të keqe e cila pa ju përfillur, presidenti vepronte si monark sikur Kosova mos të ishte Republikë Parlamentare.

Hafiz Shala

New  York

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat