Hashimi nuk ndalet - Kosova drejt ricopëtimit

Opinione

Hashimi nuk ndalet - Kosova drejt ricopëtimit

Xhafer Leci Nga Xhafer Leci Më 4 maj 2019 Në ora: 13:36
Hashim Thaçi

Deri kur do të heshtin Universitetet-studentët e Prishtinës, Tiranës, Tetovës dhe ata të Mërgatës?!

Nuk kanë më vlerë shkrimet, intervistat, analizat… Sepse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka ndërmend të ndalet, deri në ndarjen, copëtimin definitiv të Kosovës, të cilën, në këta kufijë ekzistues, e kanë njohur 115 shtete nga e gjithë Bota, përfshi këtu edhe institucionin më të lartë botëror, Gjykatën Ndërkombëtare, duke konsideruar si të drejtë legjitime, rishpalljen formale dhe njohjen e Pavarësisë së Kosovë.

Hashimi po gënjen sa po mundet, se kinse Presidenti Dr. I.Rugova, paska qenë për ndryshimin e kufijëve…!      

Shikojeni në fotografi, Presidentin Rugova, duke ia dhuruar një guri të Minierës së Trepçës ish Premierit anglez, Toni Bler. Qëllimi ishte për t`ia bërë me dije se kjo është pasuria jonë, përmes së cilës, mund tua shlyejmë, sadopak, borxhin për të mirat që keni bërë ju për neve. Por, jo t` ia falim Serbisë pasuritë tona nëntokësore të Trepçës, të cilat mund t`i kalojnë edhe kufijtë e Kosovës, si dhe Ujmanin e Gazivodës.

Image
Ish kryeministri i Anglise, Toni Bler dhe presidenti historik i Kosoves, Ibrahim Rugova

As regjimi komunist i Serbosllavisë nuk ka mundur t`i ndalojë demonstratat-protestat e popullit shqiptar, në veçanti të studentëve… Nuk kam pasur rastin të lexoj asnjëherë se studentët brenda trojeve tona të Shqipwrisw Etnike, e as ata të Mërgatës tonë, të kenë dërguar ndonjë letër fuqive të mëdha, me kërkesa për mbrojtjen e mos ricopëtimit të tokave tona, siç ka ndodhur që 2 mijë vite, në veçanti gjatë Dy Luftërave Botërore.

Sa për profesorët e tri universiteteve tona të sipërpërmendura as nuk po shkruaj fare, sepse e dimë mirë, që ata janë marioneta të pushtetarëve socialë-komunistë. Për habinë tonë në Shqipëri, që disa muaj protestohet, për diçka që e konsideroj shumë të arsyeshme, por nuk e kuptoj, pse po heshtin dhe nuk e brohoritën, asnjë parullë në mbrojtje të mos copëtimit të Kosovës, nga sllavët e Jugut, serbo-malazezo maqedonas.

Nuk ka dëshmi më të madhe se kjo, se: presidenti Hashim Thaçi, me garniturën e tij drejtuese të Kosovës, ka arritur që të gjitha institucionet e Kosovës, t´i rrjeshtojë nën kontrollin e tij të rreptë !!!

Populli shqiptar sot po udhëhiqet nga tre diktatorë komunistë të vegjël, por të rrezikshëm… Edi Rama, kryeminisër i Shqipërisë; Hashim Thaçi, president i Kosovës dhe Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, parti kjo e cila për shumë vite po i udhëheqë Shqiptarët, me pjesëmarrjen e tyre në koalicione me partitë sllave të Maqedonisë, për drejtimin e këtij vendi, pa perspektive për interesat e shqiptarëve. Përgjegjësi mbajnë të gjitha subjektet politike dhe mbarë populli shqiptar.

Edhe nën okupimin klasik e diktatorial të ish Serbosllavisë, shqiptarët e Kosovës dhe viseve tjera të ish Jugosllavisë, e kishin guximin të organizonin demonstrata e protesta për barazi, liri dhe pavarësi. Pse nuk ngritemi në këmbë gjithë shqiptarët, anë e mbanë trojeve tona? Edhe nëse asgjë nuk arrihet, për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kosovës, së paku, për hir të historisë, të tregojmë gatishmërinë tonë si komb, se jemi kundër ndryshimit të kufijve, për të cilët është derdhur shumë gjak…

Me çfarë të drejte juridike apo edhe zakonore presidenti i vendit tonë, Hashim Thaçi, ka përqendruar të gjitha përgjegjësitë institucionale të Kosovës, në duart e veta?! Shumica absolute e 7 milionë shqiptarëve të trojeve tona të Shqipërisë Etnike, nuk i beson Hashim Thaçit, se kinse edhe Amerika po kërkon ndryshimin e kufijve të Kosovës…! Në fillim Hashimi ka deklaruar se:“ Do të ketë kompromise të dhimbshme me korrigjimin e kufijve.“ Tani na gënjen se shumica e shqiptarëve janë për ndërrimin e kufijve, për marrjen e Preshevës, Bujnocit dhe Medvegjës…!

Askush nuk e ka të drejtën dhe nuk guxon të vendosë kundër vullnetit dhe vendimeve të popullit shqiptarë, si:

Deklaratën kushtetuese të 2 korrikut 1990, Kushtetutën e Kaçanikut të 7 shtatorit 1990, Apelin e 215 intelektualeve shqiptarë, Ligjin për Referendum, Luftën e fundit 1998-1999 e tjerë.

Dihet se bisedimeve Prishtinë-Beograd është duke ju prirë francezi Arnaud Danjean, tani më i njohur si „mik“ i Hashim Thaçit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat