Ramushi si Linda

Opinione

Ramushi si Linda

Dibran Demaku Nga Dibran Demaku Më 5 maj 2019 Në ora: 00:13
Ramush Haradinaj

Në ambientet e hotelit „Emerald“ dje kërciti kënga!Këndoi Ramushi?!...Ramushi, ore Ramushi e jo Burdushi!...Ai Ramushi i Haradinajve që aksidentalisht ndodhet në postin e kryeministrit të vendit?!... Këndoi në stilin e Lindës ( Morina)...vetëm se Ramushi këndoi një këngë që është kënduar edhe më herët! Në këtë pikë në krahasim me Lindën ai,pra Ramushi i Haradinajve doli më i dobët edhe se vetë Linda si këngëtar! Dhe atë për arsyen fare të thjeshtë: Linda i këndon këngët nga tekstet që i shkruan vet,ndërkaq Ramushi i Haradinajve kishte vjedhur këngën e huaj!... Ndonjë gojëkeq mund të këtë thënë se Ramushi është mësuar me vjedhje dhe nuk është bërë nami që ka vjedhur një këngë!

Ndonjë gojëkeq tjetër mund të ketë shkuar edhe më larg me thëniet e tij në adresë të Ramushit të Haradinajve:-Kënga e kënduar nga Ramushi i Haradinajve duhet t‘a përfaqësojë vendin tonë në Eurovizionin e sivjetëm dhe mbase kur juria ta kuptojë se këngëtari mban edhe pozitën e kryeministrit të Kosovës do të ia japë vendin e parë në Eurovizionin e pritshëm?!...

Si arsyetim për këtë juria mund t‘i përforë edhe duartrokitjet e sotme në ambientet e Emeraldit ku simpatizuesit dhe servilët e Ramushit i duartrokitën Liderit të tyre?!...

Kështu vendi ynë, Kosova jonë e dashur mund të dali nga izolimi edhe pa liberalizimim e vizave (për të cilat po ky kryeministër,ndjesë këngëtar) uroi popullsinë e vendit edhepse vizat as nuk janë hequr e as nuk dihet se kur do të hiqen?!...

Veçse populli i Kosovës është mësuar tashmë me shakatë edhe të kryeministrave të tjerë para Ramushit për liberalizimin e vizave që politikanët e vendit tash dhjetë vjetë premtojnë se do të ndodhë gjatë mandatit të tyre?!...Ramushi ditë më parë uroi qytetarët e vendit,sepse atij i paska premtuar një ministër gjerman se për Kosovën dhe qytetarët e saj së shpejti do të ndodhë ai liberalizim?!...Dhe askush nga populli i Kosovës nuk u entuziazmua dhe as nuk u gëzua nga urimi i Ramushit të Haradinajve për liberalizim të vizave,sepse tashmë e ka kuptuar se edhe në urimin e Ramushit nuk kishte asgjë të vërtetë përveq shakasë së radhës?!...Se populli e ka kuptuar shakanë e tij për liberalizim të vitzave,tashmë e ka kuptuat edhe Ramushi andaj në stilin e asaj popullores „Fikë se fikë me muzikë“ia krisi këngës në stilin e Lindës?!

Seç mu kujtua për dreq refreni i një kënge të vjetër folklorike:Ke një na u ban dy?!...Kishim një Lindë na u bënë dy?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat