Fundi i modeleve politike të “pavërteta” në Shqipëri dhe Kosovë!?

Opinione

Fundi i modeleve politike të “pavërteta” në Shqipëri dhe Kosovë!?

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 5 maj 2019 Në ora: 09:15
Qamil Gjyrezi

Modelet post-moderne politike të “pavërteta” në Shqipëri dhe Kosovë kanë filluar “aktivitetin” politik mbas vitit 1996-2000! “Shoqëria e hapur” ose individë që përkrahnin “ideologjinë dhe modelin politik” të Georg Soros dhe “rryma të tjera kontraverse politike” filluan rritjen e tyre politike duke projektuar pushtete “autoritare” dhe arrogante. Këto modele abuzojnë në “kurriz” të njerëzve dhe çështjeve jetike, integrimit të Shqipërisë, integritetit territorial të Kosovës dhe projektojnë nisma ligjore “neo-diktatoriale” për të “burgosur” protestuesit paqësor, nga një parlament jo-legjitim, “gjoja” në mbrojtje të rendit kushtetues në Shqipëri, ku nuk funksionon gjykata kushtetuese dhe gjykata e lartë!

Modelet post-moderne politike të “pavërteta” në Shqipëri ndërmarrin nisma ligjore “sipërfaqësore” gjoja për të mbrojtur njerëzit, komunitetin nga “abuzimet” me ligjin, por në të vërtetë këto ligje i shërbejnë ruajtjes së pushtetit të tyre autoritar dhe burgosur opozitën!

Të gjithë jemi të interesuar në Shqipëri dhe Kosovë për ndërtimin e shtetit ligjorë dhe për reforma të vërteta në të gjitha fushat në shërbim të komunitetit, por jo në shërbim të një “pakice” që qeveris me mënyra “autoritare, formale” në dëm të qytetarëve.

Realiteti ekonomik dhe psikologjik, besimi për të ardhmen në Shqipëri dhe Kosovë nuk është aspak optimist, biles krahasuar me vendet e Ballkanit!?

Nga ana “formale” nuk ka asgjë të keqe të punojmë për një “shoqëri të hapur globale” dhe të punojmë për stabilitetin, paqen rajonale në Ballkan dhe në Evropë.

Por në përmbajtje këto “modele” politike bien ndesh disa parimeve thelbësore kryesisht atyre shteteve dhe vendeve që nuk kanë zgjidhur mirë problemet “kombëtare” dhe shtet-formuese.

Sidomos shoqërive mbas luftrave të “përgjakshme” në Ballkan dhe Kosovë, p.sh. ku gjykohen nga “gjykata të speciale” “viktimat” dhe akoma nuk gjykohen vërtetësisht nga “gjykata speciale”, “agresorët serb” për krime e lufte dhe gjenocid?!

Këto modele post-moderne bëjnë projekte për ndryshime kufijsh në “kurriz” të territorit të Kosovës të për të ruajtur pushtetin e tyre autoritarë dhe përfitimet e tyre materiale!

Në Berlin u “varrosën” këto projekte, falë vizionit të partnerëve tanë seriozë euro-atlantikë dhe qëndresës të Kryeministrit Ramush Hajradinaj dhe shumë politikanëve të përgjegjshëm në Shqipëri dhe Kosovë!

Sipas politico.eu, gjatë pushimit në takimin e Berlinit, Merkel dhe Makron e "ndajtën" Haradinajn nga të tjerët dhe u vendosën në ballkon. Ata i kërkuan atij që t’i largojë tarifat dhe t’i hapë rrugë negociatave që të arrihet një marrëveshje, duke i ofruar kartën e liberalizimit të vizave për kosovarët.“Politico” më poshtë shkruan: “Haradinaj nuk u thye. Unë dua njohje, tha ai në Berlin”(politico.eu 2019)!

1.Formimi psikologjik i modeleve plotike post-moderne .

Formimi dhe mënyra e të menduarit e “modeleve të pavërteta politike” është e njëjtë në Shqipëri dhe Kosovë.

Formimi dhe mënyra e të menduarit e “Rilindasve” ka disa vite që ka filluar të “aplikohet”si ideologji dhe politikë në një “realitet” të ri shoqëror dhe psikologjik post-modern!

Këto modele politike gjetën mbështetje materiale, ideologjike, politike edhe në disa vende perëndimore dhe lindore, Kosovë dhe në rajonin tonë!

Modelet post-moderne të “pavërteta” në Kosovë të kryesuar nga gazetari Baton Haxhiu dhe disa personazhe “kontravers politikë”, kanë të njëjtën ideologji dhe prezantojnë të njëjtin “model” në zhvillimet e politikës kosovare.

Mbas botimit të artikullit, “Politika e Aristoteli, Rilindja dhe B.E.”, tek “Bota Sot”, një mik i imi nga Kosova komentoi në F.B.: “I nderuar, të gjitha në vendin e duhur në artikull, vetëm e paske harruar Baton Haxhiun një nga gazetarët “kontravers” dhe të dyshuar për “bashkëpunim” me serbët, si “bashkudhëtar” i tyre”. (F.B.2019).

Në këto 6 vite qeverisje këto “modele” në Shqipëri kanë lëvizur drejt “kupolës” së pushtetit me një strategji të caktuar që do të kulmonte me largimin nga P.S. të individëve me prejardhje dhe ideologji të majtë dhe promovimin e politikanëve “atipikë”, si Rama dhe Veliaj dhe nga Kosova, etj, që po i varfërojnë dhe i detyrojnë shqiptarët të lënë vendin, për interesat e tyre politike afatgjata “autoritare-oligarkike”!

Këto modele punuan sidomos që nga viti 2007-2008 të gjenin mbështetje edhe në P.D., atëherë në qeverisje! Opozitarët e “preferuar” të modelit Rama-Veliaj do të mbështetnin reformat integruese të “Rilindjes” në kurriz të popullit dhe ta kthenin P.D.-në në një shoqatë jo-qeveritare, si “opozitë fasadë”!

Këtë “strategji post-moderne, atipike” e kuptuan lideri Lulzim Basha, drejtuesit aktual të lartë të P.D.-së dhe shumë opozitarë të tjerë, mbas një debati 6 vjeçar të pabarabartë në parlamentin e dështuar dorëzuan mandatet e deputetit, si rruga e vetme pa kthim për ta larguar këtë “klikë post-moderne” që vazhdon t’i bëjë dëm shqiptarëve në shërbim të oligarkëve.

Politika post-moderne teorikisht është e vështirë të përcaktohet dhe të shpjegohet. Kjo për shkak se një nga konceptet më të mëdha brenda “post-modernizmit” është se nuk ka asnjë “të vërtetë” universale dhe kështu asnjë përkufizim i vetëm nuk mund të përdoret për të vepruar si “e vërteta”. Megjithatë, brenda këtij “konstruksioni të vështirë politik”, idetë e caktuara mund të shihen si emblematike të politikës post-moderne, të tilla si “mungesa e së vërtetës” dhe “struktura e caktuar” për gjërat dhe politikën. Kjo lloj perspektive politike mund të jetë në mënyrë të drejtë “nihiliste” në natyrë, duke e parë klimën politike si të pambrojtur, ose më pozitivisht duke pohuar se ndryshimi pozitiv mund të ndodhë përmes “veprimeve individuale dhe grupore”. (Wikipedia 2019).

E shkruajta teorikisht opinion për modelet post-moderne të “pavërteta” në Shqipëri dhe Kosovë , mbasi “analiza psikologjike dhe filozofike” është në shërbim opinionit publik, krahas publikimit të dhënave reale për skandalet dhe bashkëpunimin e Ramës dhe Veliajt me oligarkët me P.P.P.-të e tyre. Këto modele politike me “pavërtetësinë” e tyre në formë dhe përmbajtje kanë gati 18-20 vite që projektojnë strategji politike për të realizuar projektet e tyre në dëm të njerëzve, kryesisht të asaj shtrese që luftojnë dhe përplasen “ditë e natë” për “ekzistencën” e tyre dhe familjeve të tyre për bukën e gojës!

Këto modele politike fillojnë me “Refleksione” dhe “Shoqata jo-qeveritare që gjoja luftojnë korrupsionin në fillim të daljes së tyre në publik siç ishte “Mjafti”, për të krijuar “Imazh pozitiv”.

Ato krijojnë më vonë lidhje të “errëta korruptive” me mbështetësit e ideologjisë së tyre, pastaj “fitojnë” dhe bëhen Kryebashkiakë e Kryeministra!

2.Ndjenjat dhe emocionet e “modeleve politike post-moderne”!

Modelet politike post-moderne kanë ndjenja dhe emocione të veçanta të cilat i ndihmojnë të realizojnë qëllimet e tyre, “pa i’u dridhur syri”, mbasi janë individë siç shprehet populli, “të pa fytyrë dhe pa tëmth”! Për këto modele atipike politike, “objektet” dhe njerëzit, “subjektet, janë të parëndësishme! Erion Veliaj p.sh.,ka një “personalitet” me emocione të veçanta dhe ndjenja prej “betoni”, post-moderne, i ftohtë, prandaj është i aftë për të realizuar jo vetëm “betonizimin” e Tiranës por edhe të Shqipërisë! Aktorja Elona Caslli shkruante në statusin e saj në F.B. një thënie të Alberto Casiraghy: “Emocionet e mizave nuk i hyjnë në xhep askujt dhe e shoqëron me një foto e Erion Veliaj me metaforën e “Mizës”! (Elona Caslli F.B. 2019).

Veliaj do i ‘u “betonizojë” edhe “trurin” tiranasve dhe më vonë shqiptarëve, duke i varfëruar materialisht dhe shpirtërisht, nëse nuk pengohet me publikimin e skandaleve të tija dhe votën e qytetarëve të Tiranës!

Modelet me ndjenja dhe emocione post-moderne të pa vërteta edhe në Kosovë do të “betonizojnë” edhe “mendjen” e kosovarëve në bashkëpunim me miqtë e tyre në Beogard dhe nëpër botë!

Populli dhe P.D., me opozitën e bashkuar në Shqipëri po i përgjigjen Edi Ramës dhe Erion Veliajt “sy për sy e dhëmb për dhëmb”, në një rrugë pa kthim!

Edhe në Kosovë këto modele duhet të marrin përgjigjen nga politikanë seriozë, të përgjegjshëm dhe nga vetë kosovarët, njerëzit që kërkojnë një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht dhe politikisht.

Post-scriptum

Realiteti politik në Shqipëri dhe Kosovë është i ndryshëm! Në të dy shtetet pavarësisht “ndryshimeve post-moderne politike”, duhet të promovohen “modele politike të rinj të vërteta”, që e kuptojnë dhe e përballojnë mirë realitetin politik vendas, rajonal dhe europian në funksion të së ardhmes tonë përbashkët në familjen euro-atlantike!

Po e mbylli këtë opinion me një daklaratë optimiste që një i ri sot, Kristiani në takimin kryedemokratit Luzim Basha në qytetin e Lezhës, mbasi u anëtarësua në P.D., u shpreh: “Unë si i ri në qytetin e Lezhës i ftoj të gjithë qytetarët lezhjanët që t’i bashkohemi P.D, që të ndezim një dritë jeshile drejt rrugës sonë europiane. Për demokraci unë jam i pari që do burgosem!

Protestat e opozitës duhet të shënojnë fundin e “modeleve të pavërteta politike”, oligarkisë dhe autoritarizmit në Shqipëri më 11. Maj. 2019, që solli vetëm varfëri dhe pasiguri për jetën e njerëzve në planin ekonomik dhe mbi të gjitha atë psikologjik.

Shqiptarët në Shqipëri edhe Kosovë kanë nevojë për një “klasë politike të vërtetë” në një realitet të ri social, psikologjik dhe ekonomik për zhvillimin dhe integrimin në B.E. dhe për t’i dhënë fundmodeleve politike post-moderne të “pavërteta” në Shqipëri dhe Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat