Në leksikun e gjuhës serbe nuk ka ekzistuar kurrë fjala paqe

Opinione

Në leksikun e gjuhës serbe nuk ka ekzistuar kurrë fjala paqe

Nga: Kastriot Aliaj Më: 5 maj 2019 Në ora: 14:49
Ilustrim

Prakika ndërkombëtare në zgjidhjen e konflikteve midis popujve,ka dhënë mjaftë shëmbuj pozitiv, që në kuadrin normativ të rendit,u janë dhënë rrugë dhe zgjidhje mosmarrveshjeve historike midis tyre.Ndër këto shëmbuj, që do ti shërbenin cështjeve të mbetura pezull,midis Kosovës dhe Sërbisë,do të përmëndnim atë më herët midis Gjermanisë dhe Francës,Anglisë dhe Irlandës,atë të Spanjës me Basket, të Cekisë me Sllovakinë etj.Ndryshe ka ndodhur dhe po ndodh me përplasjet e shqiptarëve dhe sërbëve në ish.Jugosllavi,ku rendi normativ brënda tyre, vazhdon të karakterizohet nga problemet e pa zgjidhura, të mbartura gjatë gjithë historisë së bashkëjetësës së tyre.

Si mund të ulesh në tavolinë me ish,ushtarët e Miloshevicit dhe Sheshelit,për dialog politik,për cështjet historike të pa zgjidhura,pa pranuar nga Sërbia botërisht krimet e kryera në Kosovë e rrotull saj?Ky negocim tallës nga autoritetet dhe emisarët e BE,është përqeshje dhe fyerje për qytetërimin dhe civilizimin e popujve të Ballkanit Perëndimor dhe sidomos për Kosovën.Ky negocim që po vazhdon prej vitesh pa asnjë rezultat,është një revizionim i papranueshëm i pajtimit me genocidin sërb në Kosovë.Por për cudi me këtë rehabilitim të genocidit sërb,është dhe partneriteti i BE,me një shtet që nuk e ka njohur kurrë fjalën paqe.Përpjekjet e ndërkombëtarëve, me përjashtim të SHBA, për t'i dhënë fund mosmarrvesheve për sovranitetin dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës, kanë qënë formale.Sepse qëndrimet e këtij faktori ndaj cështjes kosovare,nuk kanë qënë efikase, për t'i dhënë fund telenovelës për njohjen e të drejtave sovrane të saj.Por për BE,që mban qëndrim tolerues ndaj kokfortësisë sërbe,e cila nuk e konsideron atë agresore por viktimë, është vërtetë e papranueshme dhe absurde.Ky absurditet është i papranueshëm edhe ndaj 5 vëndeve brënda BE, që vazhdojnë të mbështesin marrëzitë sërbe.Kësaj diplomacie indiferente nuk i bëjnë përshtypje lobimet e Sërbisë kundër sovranitetit të Kosovës,kur nga ana tjetër kërkon dialog dhe vë kusht heqjen e taksës aq shumë të përfolur.Po a mund të vihet në balancë një taksë me genocidin shekullor sërb ndaj etnicitetit shqiptar në ish.Jugosllavi?Kurrën e kurrës.Emisarët e BE nuk duhet të harrojnë,se politika sërbe në Kosovë,nga viti 1989-1999.ishte shfarosëse dhe nuk e njihte fjalën paqe.Ajo ishte hartuar nga lapsi i Titos Rrankovici,që me përmbajtjen e saj,nuk kishte ndryshim nga ajo e Hitlerit ndaj popullit hebre,si dhe ajo e Stalinit pas krijimit të federatës ruse(BRSS).Ky program për shfarosjen dhe degdisjen e kosovarëve nga Kosova ishte pika e fundit e atij plani,pas mos suksesit të atyre të mëparshëm.Fushata frenetike e dalldisë nacionaliste serbe,filloj më 1989,me cfuqizimin e statusit të autonimisë së krahinës të miratuar më 1974, si dhe trajtimin e tyre si qytetarë të dorës së dytë.Pas konferencës së dështuar të Ranbujesë,sërbët futën në Kosovë 40 mijë trupa,në zbatim të operacionit Potkoi,që do të bënte pastrimin etnik të Kosovës.Qëllimi i kësaj fushate frenetike,të drejtuar nga Miloshevici dhe pasuesëve të tij që sot janë në krye të shtetit Sërb,ishte ta kthente Kosovën me popullsi ortodokse,pa asnjë gjurmë shqiptare muslimane.

Kjo fushatë e dalldisë sërbe,ishte shëmbëlltyra e asaj të princit Llazar në vitin 1389,i cili u ngrit me egërsi kundër gjysëm hënës,që e quante armike të Evropës kristiane.Shifrat e krimeve të sërbëve në Kosovë,të nxjera nga të dërguarit e OKB janë të shumta dhe të natyrave të ndryshme,por nga ato më barbaret do të veconim,përdhunimin e 20 mijë gra e vajza,ndarjet e fëmijëve nga prindërit,ekzekutimin e pleqve dhe grave në sy të të afërmëve të tyre.Një tjetër barbari e vecantë ishte,kur njerzit detyroheshin të hapnin varrin e tyre përsëgjalli si dhe ato masive.Sërbët përvec se masakruan, shkatërruan dhe përzunë me dhunë nga teritoret kosovare mijëra njerëz të pambrojtur,një pjesë e tyre i përdorën për mburoja njerzore ndaj bombardimeve të NATO-os.Vendimi i Këshillit të Sigurimit të OKB për ndërhyrje ushtarake,me këmbënguljen e aletatit strategjik për shqiptarët SHBA,ju dha fund genocidit sërb në Ballkanin Perëndimor.E megjithëse kanë kaluar 20 vjet nga ajo luftë e pabarabartë dhe shkatërruëse,Sërbia nuk ka bërë asnjë përpjekje për normalizimin e marrdhënieve me Kosovën dhe fqinjët.Ajo përpara syve të BE,zhvillon kongrese me ultranacionalistët dhe kriminelët e luftës,që u thur hymne e lavde duke i quajtur heronj të popullit sërb.Por më keq akoma kur shtete si Greqia,Bullgaria dhe Rumania antare të BE,që udhëhiqen nga mendësitë e vjetra,i bëjnë thirrje kësaj të fundit, që Sërbia të pranohet në radhët e saj,megjithse nuk ka qënë kurrë faktor paqe e stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.Prandaj ne shqiptarët që nuk i kemi mbaruar së lujturi kartat e fundit,si shëmbull i urtësisë,paqes e stabilitetit në rajon,duhet të lëmë mënjanë sherret dhe sulmet ndaj njëri tjetrit, e ti përkushtohemi cështjeve madhore të orës historike, sic janë integrimi e faktorizimi.Me këto moto duhet të ndërtohen politika të përbashkëta,pa pritur se cfarë do të bëj për ne burokracia klasike indiferente Evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat