Kur të del gjumi vonë edhe ares i kapërcen ajami

Opinione

Kur të del gjumi vonë edhe ares i kapërcen ajami

Nga: Luz Tomaj Më: 7 maj 2019 Në ora: 17:07
Luz Tomaj

Ditë më pare, Kryeparlamentari e aktualizoi iniciativen e formimit të një tribunali, për gjykimin e krimeve të kryera nga Serbët ose Serbia, për formimin e një Komisioni, për mbledhjen e dëshmive dhe përgaditjen e një plani të punës. A nuk është kjo edhe një lëvizje politike, jo vetëm e vonuar por edhe naïve, profesionalisht e papërgaditur madje edhe qesharake!!

Është e vërtetë se, mjerisht, plot 40 vite gjindem në mërgim. Megjithatë I mbaj në mend qysh nga studimet, dhe e di se akoma janë në jetë profesorët e shquar – Ismet Saliu, penalist,  Zejnullah Gruda, në lëmin e Drejtës ndërkombëtare. Në Kosovë funkcionoin disa univerzitete. Kjo don të thot se ka expert të lëmive të ndryshme. E vërej punen profesionale dhe ambicioze të prof. Bashkim Rrahmanit, në fushen e të Drejtes ndërkombëtare. Sigurisht ka edhe të tjerë. Pse more nuk I konsultoni. Ideja për angazhimin e donjë kompanije të huaj po më tingllon, sëpari ofendim I shtreses profesionale në Kosovë dhe pastaj si edhe një symptom I forms së korrupcionit, edhe ashtu të zhvilluar në Kosovë.

Aq sa më ofron diapazoni I im çështja me agresorin serb, të cilën e shtron Kryeparlamentari, ndahet në dy lëmi.

E para I përket kërkeses, kundër Serbis, për kompenzimin e dëmeve të luftes gjenocidiale. Kjo kërkesë, dreqi e marrt vesh pse nuk është parashtruar menjëher pas shpalljes së pavarsisë, është çështje e thjesht juridikocivile me karakter ndërshtetëror. Po e potencoi se, diku para një viti e shpreha një mendim, pasi e lexova një deklaratë të z. Kryeminister se Kosova nuk ka të drejtë për një kërkesë të till, nga se nuk është anëtare e OKB. Profesionistët e dine këtë gjë. Sipas Statutit të Gjykates ndërkombëtare pran OKB, në cilsi të palëve, mund të paraqiten shtetet anëtare dhe joanëtare. Dallimi është se shtetet joanëtare duhet të participoin në shpenzimet e procedures, dhe asgjë tjetër. Ato shpenzime janë shum më të vogla se shpenzimet e angazhimit të donjë agjencioni ose kkompanije por nuk ka mundësi të donjë përfitimi apo korruptimi.

Po të ishte vepruar me kohë në këtë mënyrë, tjetër kahje do të kishte dialogu me Serbin. Megjithatë, një kërkes e till, nëse nuk e pranon Serbia, në çdo kohë mund t’I parashtrohet Gjykatës ndërkombëtare pran OKB.

E dyta, ka të bëj me përgjegjësin penale. Kuptohet se Serbia si shtet, nuk përgjigjet penalisht por përgjigjen individet. Për momentin nuk kam informacione se a funkcionon akoma Tribunali I Hagës, I cili kishte të bënte për ish Jugoslavin. Nëse po, mendoi se aty duhet paraqit ekzekutorët e krimeve të Serbis në Kosovë. Përndryshe, nuk jam I sigurt se Kosova mund të formon çfardo tribunali apo gjykate me kompetenca për gjykimin e kriminelve jasht kufijve të Kosoves. Një gjë e till mund të ndodhë vetëm përmes OKB, e cila gjithnjë është e interesuar për gjykimin e ekzekutorve të krimeve, sëpaku, kundër njerzimit.

Nuk më len dreqi rehat! E shiqoi strukturen kualifikuese të anëtarve të qeveris. Më duket çesharake, Deri kur përzgjedhjet do të bëhen sipas figurave të emrave. Rrespektone sadopak strukturen kualifikuese. Personalisht nuk e njof asnjë antar të qeverisë ose të parlamentit. Por, tani po e marr për shembull, diplomacin. Iu lutem, Ministri actual I punëve të jashtme, madje edhe zëvëndësat apo ndihmë sat e tij, edhe pran çdo rrespekti, nuk kan kualifikime, prandaj as që munden me patur njohuri të duhura për diplomaci. Rastësisht, njof figura në atë ministry, me nivel të arsimimit dhe intelektualitetit mjaft të lart por, mjerisht, nuk avancohen nuk vlersohen ato rrethana por dominojn emrat, pavarsisht njohurive.

Me fjalë tjera, diplomacia kosovare, sëpaku për këtë temë ishte deshtë të insistoi në kontaktet me OKB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat