Erdogani demokracinë po e godet me shqelm

Opinione

Erdogani demokracinë po e godet me shqelm

Nga: Sherif Ramabaja Më: 7 maj 2019 Në ora: 20:21
Sherif Ramabaja

Ndryshimi i pushtetit me mjete demokratike është i pamundur të ndodh më në Turqi. Ky është një mesazh që vjen nga anulimi i zgjedhjeve në Stamboll. Vendi po përballet me një krizë serioze.

Sistemi elektoral turk është një nga më të mirët në botë, transparent i besueshëm dhe demokratik. Këtë e theksonte presidenti Erdogan derisa fitonte zgjedhjet. Pra deri disa javë më parë. Tani çdo gjë ka ndryshuar. Partia AKP çuditërisht me 31 mars, humbi zgjedhjet lokale në Stamboll. Erdogani me pasuesit e tij menjëher kishin mbjellur dyshim rreth rezultatit. Erdogani foli haptas për manipulimin e gjërë dhe krimin e organizuar në votime. Tani regjimi i tij shkon një hap më tutje: të hënen në mbrëmje, komisioni zgjedhor njoftoi se zgjedhjet në Stamboll do të anulohen dhe do të përsëriten me kërkesën e AKP. Pra kjo është një pikë kthese dhe një përpjekje e Erdoganit që atë që e humbi me votën e lirë të votuesve, ta kthej në fitore të tij me çdo kusht.

 Politikanët e qeverisë turke pohojnë se komisioni është i pavarur prandaj duhet respektuar vendimi i tij. Çfarë talljeje. Komisioni zgjedhor është nën kontrollin e qeverisë. Prandaj komisioni zgjedhor ka marr një vendim që i shërben interesave të AKP, po që dëmton imazhin dhe interesin e vendit. Pra me këtë hap Erdogani nënshtroi gjyqësorin në Turqi dhe solli mediat në lëvizje. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme ishin dhe mbetën përpjekja e fundit e demokracisë turke, të mbetura në gjysmë të rrugës.

 Ditë e zezë për Turqinë

Turqia momentalisht po përballet me krizën më të madhe të historisë së saj të fundit. Ekonomia tashmë është duke pësuar muajt e fundit dhe do të vuaj edhe më tutje. Monedha turke lira u zhvleftësua ndjeshëm të hënën. Edhe më keq është gjendja soziale në shtetin turk. Opozita është shtypër për vite të tëra në Turqi. Besimi i tyre në shtetin dhe institucionet e tij po venitet nga vendimi për zgjedhje të reja. Një ndryshim i gjendjes sipas sondazheve dhe vlerësimeve të shoqërisë civile nuk do të jetë i mundshëm. Ndryshimi i pushtetit me mjete demokratike është i pamundur të ndodh më në Turqi. Ky është një mesazh që vjen nga anulimi i zgjedhjeve në Stamboll. Vendi po përballet me një krizë serioze. Alternativa është e zymt. Sipas njoftimeve të medias, zgjedhjet e reja do të zhvillohen më 23 qershor. Deri atëherë një administrator duhet të qeverisë qytetin. Është e paqartë se çfarë do të ndodh më pas.

 Nëse AKP humb zgjedhjet sërish, Erdogani edhe më keq do të zihet ngusht. Është vështirë të imagjinohet se ai e lejon këtë. Nëse ai fiton, qoft përmes manipulimit, protestat masive do të jenë të programuara dhe do të jenë edhe më masovike se në Gazi Park të vitit 2013. Përplasjet në rastin më të keq do të jenë të dhunshme. Pra 6 mai është një ditë e zezë për Turqinë. Erdogani që tash është e qartë, më me dëshirë vendin do ta shpie drejt konfrontimit dhe zjarrit sesa është i gatshëm për ta dorëzuar pushtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat