Politika si qëllim, jo si mjet për arritjen e interesave personale!

Opinione

Politika si qëllim, jo si mjet për arritjen e interesave personale!

Nga: Driton Hetemi Më: 8 maj 2019 Në ora: 17:08
Driton Hetemi

Politika si një fushë shumë e rëndësishme për ofrimin e zgjidhjes së problemeve të ndryshme të një shoqërie brena një shteti, tek ne në Kosovë e ka humbur besimin dhe vlerën që e ka. Pra, tek ne në Kosovë i dëgjon qytetarët duke thënë se politika është vetëm një mundësi e disa individëve për tu pasuruar dhe për të manipuluar me të mirat e përgjithshme. Nga kjo qe po e themi mund të shtrojmë disa pyetje, të cilat ndoshta do të kërkonin një hulumtim shkencorë për dhënien e përgjigjeve të saktë për to.  Këto pyetje ndërlidhet më atë që e thamë në fillim të shkrimit dhe mund të jenë të formuluara në këtë mënyrë nga secili prej nesh: Kush është fajtori që qytetarët e kanë humbur besimin në politikë? A janë fajtorë elita politike, e cila ka keqpërdorur rolin e politikës, apo janë qytetarët ata të cilët nuk e kuptojnë drejtë politiken?. Pa mëdyshje janë politikanët ata të cilët më anë të veprimeve të tyre politike kanë bërë që qytetarët t’a humbin besimin për politikën dhe t’a keqkuptojnë atë.

Keqpërdorimet, manipulimet, pasurimi brenda natës janë veprime të disa politikanëve të cilët nëpërmjet politikës i kanë arritur të gjitha. Andaj, ne një mënyrë mund të themi së në Kosovë janë fajtorë elita politike e cila e nëpërmjet politikës i ka arritur qëllimet e veta individuale dhe familjare, ku në këtë mënyrë ata i kanë dhënë një imazh të keq politikës.

Për tu kthyer ky besim i humbur nga qytetarët, duhen ndryshime të mëdha në skenën politike të Kosovës, duke filluar me inkuadrimin e të rinjve, intelektualëve në politike dhe kyqjen e tyre në organe drejtuese që janë të rëndësishme për vendin. Mirëpo gjithmonë duhet pasur parasysh që këto ndryshime mund të vijën vetëm nëse e kemi një sistem të drejtësisë të pavarur dhe të pandikuar nga individ dhe grupacione të caktuara. Drejtësia e pavarur është shumë më rendësi për vendin tonë, sepse individët e korruptuar dhe shkelësit e ligjit nuk do t’a kenë vendin kyç ne politike, mirëpo ata do t’a merrnin dënimin e merituar për dëmet që i’a kanë sjellur vendit.

Marrë parasysh atë që e thamë më lartë, lirisht mund të kolaudojmë së politika është një fushë shumë e rëndësishme në shoqëri, përmes të cilës politikanët e kanë mundësinë që t’i shërbejnë interesave të qytetarëve dhe zgjidhjen e problemeve të tyre, mirëpo në Kosovë janë politikanët ata të cilët e kanë keqpërdorur politikën për realizimin e interesave të tyre individuale dhe familjare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat