Pavdekësia e pishtarit të arsimit

Opinione

Pavdekësia e pishtarit të arsimit

Nga: Ma.sc Kushtrim Gashi Më: 8 maj 2019 Në ora: 18:21
Ma.sc Kushtrim Gashi

Historia e arsimit shqip është një histori që ngërthen në vete: luftë, sakrificë dhe përpjekje.
Një histori e popullit të vogël në numër, por të madh në botën e tij shpirtërore, në vullnetin dhe aspiratën e tij për të qenë i lirë dhe i pavarur.
Ngjarjet janë ato që duhet nga gjeneratat të kujtohen, kurse mendimet dhe veprat të lartësohen. Populli ynë gjithmonë do ti kujtojë njerëzit që lan gjurmë në historinë e arsimit dhe të kulturës shqiptare.

I tillë ishte Avdullah Krasniqi, i cili u bë një pishtar ndriçues në kohën kur populli ynë gjendej në errësirë. I dha dritë e nur arsimit shqip dhe të ardhmes se kombit tonë.
Të jesh mësues në një kohë te vështirë do të thotë te jesh atdhetar, ai me veprën e tij nuk u largua as edhe një hapë nga rruga e arsimimit dhe edukimit të brezave të rijnë sepse ishte njeri i dijes dhe penës, por edhe guximtar.

Mësuesi Avdullah me punën, vullnetin dhe sakrificën e tij vinte si një shkëndijë në errësirën e thellë për te përhapur arsimin shqip, andaj duke sakrifikuar terë jetën e tij në shërbim te arsimit dhe atdheut, ai mbetet një shëmbëlltyrë e ndritshme brezë pas brezi.
Avdullah Krasniqi lindi në Nëntor të vitit 1931 në fshatin Drenoc të Malishevës. Mësimet e para i filloi në fshatin Carrallukë në kohën e okupimit fashist.
Mësues të parë e ka pasur Kolë Zadrimen nga Shqipëria. Në vitin 1950 u përgatitë për mësues në kursin pedagogjik në Pejë.

Atë kohë shërbeu në shumë fshatra të rrethit te Rahovecit deri në vitin 1980 ku u shpërngul në fshatin Zajm të Klinës. Pastaj vazhdojë punën e tij në shkollën fillore që tani quhet “Ismet Raci” në Klinë, derisa sa u pensionua në vitin 1992.
Shumë njerëz që e kanë njohur mësuesin flasin me pietet dhe admirim për njeriun e urtë dhe të vyeshëm, për mënyrën dhe metodat e punës dhe për dashurinë që kishte për nxënësit e mirë.

Një nga nxënësit e tij hoxha Ali Gashi (Mulla Aliu) nga Vërmica e Malishevës tha “Në kohën kur isha nxënës, patën ardhur policia dhe donin ti merrnin dy nxënës, por mësuesi Avdullah nuk i lejoj qe ti merrnin”. Pra mësuesi Avdullah si një atdhetar dhe humanist do të sigurojë vend në historinë e lavdishme të mësuesve kombëtar që i dhanë shumë arsimit dhe shkollës shqipe.

Ai me shkronja iu bëri ballë stuhive të armikut që me çdo kusht donin të rrënonin çdo vlerë shqiptare.
Avdullah Krasniqi erdhi si mësues në kohën kur populli ynë ishte i etur për dije me tepër se kurrë, erdhi për të mbjellur germat e gjuhës shqipe me shumë shokë dhe për të përhapur vlerat e kulturës dhe historisë shqiptare.

Mësuesi Avdullah beri grumbullimin e mijëra fjalëve të urta në më shumë se 10 libra. Avdullah Krasniqi (Gjyshi im) kishte një shpirtësi të madhe, zemër bujare dhe mendje të ndritur. Ai na ka lenë një trashëgimi të ndritur, që e lenë pas vetëm burrat e mëdhenj. Ndihemi krenarë që e patëm e gjithmonë do të mbetet në zemrat tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat