Në Kosovë, më katolik se Papa!

Opinione

Në Kosovë, më katolik se Papa!

Nga: Nefail MALIQI Më: 9 maj 2019 Në ora: 13:23
Nefail Maliqi

Sot me rastin e ditës së Evropës, ata mbajnë pushim?! kurse në krejt Evropën punohët!

Edhe në Kosovë, megjthatë po festohet “Dita e Evropës”..Merre me mend, sot me rastin e ditës së Evropës, ata mbajnë pushim?! Kurse në krejt Evropën punohet!..

Ose: Kjo i bie sikur Izraeli me shpallë ditë Bajrami gjashtë ditë, kurse në vendet muslimane vetëm tri dite. Kush e din, Kosova nëse vazhdon me këtë servilizëm, nesër mund ta shpallë ditë pushimi edhe ditën e homoseksualëve?!

Cka është kjo punë, servilizëm apo janë lodhur tuj punue, sepse Kosova shumë e pasur e zhvilluar?! Po kjo Evropë i ka izoluar shqiptarët, s’ka viza, po kjo Evropë don me coptu Kosovën me Vuçiqin, Thaçin, Ramën dhe Batonishiqin?! Zvicra, ku sot punohet, a budallë është që sot punojnë dhe që nuk janë në Evropën me dy germa- BE që Kosova e Shqipnia po i bëjnë turr si biçt e Bakisë pas lopëve, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” në komentin e saj redaksional me rastin e ditës së Evropës.

 

Një diplomat evropian në Gjenevë më pyeti “ju kosovarët shumë bre servil, po bëhen me katolike se Papa..” Vërtët, tepër servil, sidomos krerët e institucioneve kosovare karshi BE-së e cila po tenton ta coptojë Kosovën me Beogradin. Merre me mend sot në Kosovë është ditë pushimi se qenka ditë Evropiane, kurse vendet e BE bashkë me Zvicrën punojnë edhe pse janë vendet më të zhvlluara dhe më të forta ekonomikisht me një papunësi të vogel 2 apo 5 për qind, kurse sot Kosova me gati 50 për qind e pa punë. Lexoni raportin e fundit të ILO-s.

Shtrohet pyetja prej nga ky servilizem?!, a thua cfarë halli kanë liderët, kush ju ka zënë pritën, apo bishtin me derë këtyre krerëve të shtetit të Kosovës?!..

 

Mu kjo Evropeë dje  Ashtonit e sot e Mogerinit ka izoluar Kosovën dhe nuk jep shqiptarëve liberalizimin e vizave, dhe mu kjo Evropë përmes Ramës, Vuçiqit, Thaçit me Batonishiqit dhe Beogradin po tentojnë ta coptojnë Kosovën?! Në godinën e qelqët pas bishtin të kalit të Skenerbeut, servilizëm dhe kontradita mes krerëve të shtetit të Kosovës, një thumbi, tjetri patkoi, njëri thotë hiqni taksat Serbisë, tjetri jo, pa e njohur Kosovë shtet!..Me këto deklarata kontraverze duket se këtu njeri e ka një hall, apo një kungj!

Kosova s’është shtet pa Preshevën dhe Veriun, që hë për hë se ka n’dorë asnjerën, e as tjetrën. De facto shtet po, por de jure jo, me që nuk funksionon shteti juridik. Sikur të kishte shtet juridik më shumë se gjysmën e mediave, portaleve i kisha mbylle të cilat bëjnë punën e dreqit, punojnë për shërbimet e huaja antishqiptare (UDB, BIA, KGB) Nga 2.200 informacione sy hyjnë në ditë hyjne në mediat në Kosovë, 1600 vijnë nga burimet sllave?! (Sputnik, pravda, tanjug..etj)

Një diplomat evropian në Gjenevë më pyeti pse “ju në Kosovë kaq shumë servil, po bëhen më katolike se Papa..” Vërtet, tepër servile, sidomos krerët e institucioneve kosovare me BE-në e cila po tenton ta coptojë Kosovën me Vuçiqin. Merre me mend sot në Kosovë është ditë pushimi se qenka ditë Evropiane, kurse vendet e BE bashkë me Zvicrën punojnë edhe pse janë vendet më të zhvlluara dhe më të forta ekonomikisht me një papunësi të vogël 2 apo 5 për qind, kurse sot Kosova me gati 50 për qind e pa pune. lexoni raportin e fundit te ILO-s.

Kosova s’ështe shtet pa Presheven dhe Veriun, qe he per he se ka n’dore asnjeren e as tjetren. Po po evropa po i pret duar hapur Kosoven e Shipnine. Doni nje informacion nga burimet e sigurta apo si thonë nga vendi i ngjarjes? Pra, Shqiperi dhe Kosova anetare te BE-se pasi te largohen vendet aktuale, anterare te saj. Britania veq ka thene OK, Gjermania gati, Franca po e debaton..Zvicra ashtu kështu kurrë ska qene dhe as që do të bëhet.. Aty do mbeten vetëm vendet sllave që dikur ishin anëtare të Bashkimit Sovjetik (BRSS)

Shkruan: Nefail MALIQI

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat