Evropa “shterpë”!

Opinione

Evropa “shterpë”!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 9 maj 2019 Në ora: 16:18
Ismail Muçiqi

Në Kosovë sot është ditë feste, ku institutcionet shtetërore nuk punojn. Gjeneratat e shkuara, burrat e menqur dhe intelektualët e ndryshëm shqiptar, shumë herë kanë theksuar dhe kanë lënë porosi, duke konstatuar se gjatë periudhave historike të luftrave dhe të krijimit të ri të rendit botëror, dhe të ndarjes së sferave të interesit, si dhe të përcaktimit të kufivi në Ballkan dhe më gjerë,politika europiane ndaj interesave të shqiptarve ishte politik shterp.

Sot kur po festohet Dita e Europës, shqiptarëy e Kosovës janë i vetmi popull në Europë që nuk i është mundësuar e drejta për të lëvizur lirshëm në vendet shengen.

Kalkulimet e ndryshme të Bashkimit Europian, përmes institutcioneve burokratike të Brukselit, që nga paslufta po i shantazhojn popullin e pafajshëm të Kosovës, duke parashtruar kushte dhe standarde të cilat nuk i pati asnjë shtet i Bashkimit Europian.

Se politika Europiane është "shterpë" edhe tani, tregojnë edhe faktet tjera për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të cilat u zvaritën vite me radhë pa patur progres.

Manifestimi i interesave historike të disa shteteve të Europës, duke përkdhelur Serbin si gjithmonë më parë, i shkaktuan dëme dhe shumë padrejtësi shqiptarëve të Kosovës të cilët shekuj me radhë ishin viktimë e regjimeve të ndryshme të politikës serbe.

Në Samitin e Tiranës sot Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë debatit me liderët e Ballkanit dhe në konferencën për shtyp me gazetarë, tha se; "Shqiptarët e Kosovës e duan Europën më shumë se shumë shtete të cilat janë vetë pjesë e Europës".

Politika naive dhe shkurtpamëse e politikanave , diplomatëve dhe të institutcioneve të Kosovës se Kosova së shpejti do të integrohet në Bashkimin Europian se liberalizimi i vizave do të ndodhë këtë muaj apo në fund të vitit, se Kosova do të jetë pjesë e Interpolit dhe antare e UNESKO-së, se Kosovën do ta njehë së shpejti Serbia dhe se 5 vendet e Bashkimit Europian, do të lëvizin në të mirë të Kosovës (do ta njohin Kosovën). Se Kosovën gjatë këti muaji apo viti di ta njohin mbi 20 shtete islamike, se në këtë vit Kosovën do ta pranojnë shtetet e Afrikës, janë vetëm disa nga dështimet e shumta që i pësojë shteti i Kosovës dhe populli i saj.

Këto dështime i sollën dhe po i bëjnë dëm gjeneratave të reja, të cilat me vullnetin dhe idealin e tyre janë të gatshme që përmes punës dhe talentit, ti arrijn dhe ti tejkalojnë shumë vlera kulminante qoftë në sport në art dhe muzikë në teknologjinë informative dhe në inovacionet dhe bizneset të nivelit Europian e më gjerë.

Europa e sotme nuk është në gjendje ti zgjedh dhe ti afirmojë vlerat për shkak të mosunitetit, të interesave ekonomike dhe të rrymave ekstreme të cilat kanë filluar të ringjallen duke i plasuar idet ekstreme dhe radikale të popullizmit, për ta kthyer rrotën e historisë mbrapa.

Fati i shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi dhe e ardhmja e tyre është vetëm thellimi i miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo u pa dhe u vërtetua edhe gjatë luftës kur Serbia kapituloj, popullata shqiptare u kthye në shtëpit e tyre, populli fitoi lirinë dhe pavarësinë, dhe kështu Amerika është ajo që ja kthej dinjitetin shqiptarve në Kosovë dhe në Ballkan.

Duhet theksuar se Amerika është dhe do të mbetet mburojë dhe gardian i vlerave demokratike dhe universale jo vetëm i Kosovës, por i Ballkanit dhe Bashkimit Europian.

Këto janë vlerat euro-atlantike dhe perendimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat