Jo, jo Vuqo, mos shih ëndrra me sy çelë!

Opinione

Jo, jo Vuqo, mos shih ëndrra me sy çelë!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 9 maj 2019 Në ora: 22:29
Hashim Thaçi, Federica Mogherini, Aleksandar Vuçiq

Hashimi & Batoni janë të Kosovës, fatkeqësisht, por Kosova nuk është e Hashimit & Batonit, por e shqiptarëve!

S'ka forcë që detyron shqiptarët të japin atë që s'mund t'ua merrni më as me forcë!

N'a ishte një kohë, kur ne ishim t'robëruar, t'pushtuar & t'poshtëruar - ç'njerëzisht nga Serbia armike-shoveniste.

Tanimë janë kohë tjera Vuqo, Dielli rrezaton edhe për shqiptarët dhe atdheun e tyre - Kosovën.

Problemin me Serbinë e kemi zgjidhur, atëherë kur ti Vuqo, ishe Ministër i Informacionit në Qeverinë fashiste të Millosheviqit, pra kjo ndodhi me 12 Qeshor 1999, andaj kthjellu, thirri mendjes dhe arsyes, nëse t'ka lënë kujtesa...!

Për freskim kujtese Vuqo!

Kishit mundësinë e marrëveshjes me shqiptarët, edhe para 12 Qeshorit 99, dhe n'gjithë historinë tragjike për shqiptarët para saj, por juve s'deshët kurrë marrëveshje me shqiptarët, ngase n'a konsideronit qytetarë të rendit të dytë dhe vetën popull hyjnor...!

Ky ishte dhe si duket është ende hendikepi konceptual, n'mendësinë tuaj shoveniste që pengonte marrëveshjet me shqiptarët, që së paku t'jetojmë pranë njëri-tjetrit, nese jo me njëri-tjetrin, n'paqe dhe n'fqinjësi korrekte.

Kishit rastin t'nënshkruani paqen me shqiptarët dhe të tërhiqëshit paqësisht si kolnizator i egër & barbar nga atdheu i cunguar i shqiptarëve-Kosova, dhe ky rast ishte n'Rambuje & Paris, por refuzuat paqen dhe zgjodhët luftën me shqiptarët dhe botën demokratike, n'krye të së cilës ishte Amerika të cilën e përçmoni & nënçmoni me kërcënimet se ajo nuk vjen me zgjedhë "problemin" shqiptar-serb!

Moa harro Vuqo!

Pikërisht me SHBA-të n'krye të NATO-së, dhe qytetërimin Euro-Përendimor, zgodhëm problemin shqiptaro serb, dhe i njëjti, është zgjidhur njëherë e mirë, deshet apo s'deshet ju: "Nebeski Narod".

Ju e keni problemin me vetën, mëndësinë tuaj fazhizoide, hegjemoniste & megalomane...

Mendësi e cila u mbanë peng, dhe s'lejon e as nuk akcepton lirinë tonë, të drejtën tonë për të qenë Zot të fatit tonë dhe t'brezave që vijnë.

Mblidh'ni mendë Vuqo!

Negociatat për statusin e Kosovës kanë përfunduar dhe kanë kulmuar me një epilog konform të Drejtës Nderkombëtare duke derivuar Pavarësinë pë Kosovën n'bashkërendim me botën demokratike, alias qytetërimin përendimor !

Pazaret tuaja me Thaqin, Ramën & Mogherinin, n'dëm t'Kosovës dhe shqiptarëve, s'pijnë ujë, janë pazare pa hangjiun andaj si të tilla, nuk i pranon populli shqiptarë i Kosovës dhe as shqiptarët gjithandej.

U ka lënë kujtesa apo shtireni të tillë, Vuqo?

Lufta është krye dhe kishte një epilog:

- Serbia humbi luftën për Kosovën, firmosi kapitulimin & dorëzimin pakushte, derisa, Kosova & shqiptarët, me ndihmën vendimtare të SHBA-vë u çliruam, fituam lirinë të cilën e kurorëzuam me Pavarësinë e Kosovës të njohur nderkombëtarisht nga vendet më t'fuqishme të globit.

Këto arritje sublime nuk i tregëtojmë Vuqo me askë dhe as me armikun shekullor-serb, ngase janë arritje t'paguara e t'lara me gjakun tonë ndër breza !

As neve s'kemi nevojë për njohje nga Serbia, andaj kursejeni, arkivojeni atë njohje, Vuqo...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat