Kur kriminelet takohen për të bërë paqe

Opinione

Kur kriminelet takohen për të bërë paqe

Nga: Milazim Maraj Më: 10 maj 2019 Në ora: 11:14
Milazim Maraj

• Tirana nuk e ndërpret traditën e mirëpritjes së kriminelet  serb.                                                                                         

•Piromanet e Gadishullit Ilirik dhe Evropës mirëpritën nëTiranë.                                                                                                                                            

• Kombi shqiptarë vazhdon më reagime të ngathëta ganglionale.                                                                                        

•A do të verojmë këtë vit së bashku më kriminelet e Dodikut në Bregdetin Shqiptarë?

Kjo që po ndodhë tani në këto vlime politike, kombëtare dhe ndërkombëtare tregon një përsëritje të gabimeve historike të shqiptarëve. Shkuarja në bisedime  për marrëveshje më Serbinë pa në marrëveshje të domosdoshme  të shqiptarëve paraqet një shqetësim për ardhmërinë tonë kombëtare. Po të i bëjmë një analizë gjendjes politike të shqiptarëve në Gadishullin Ilirik: Në Shqipëri tash e sa vite nuk ka marrëveshje minimale të domosdoshme që sigurojnë ekzistencën e shtetit të qëndrueshëm.

Për të ulur shqiptaret pozitë dhe opozitë  në tavolinë për marrëveshje disa herë ndërhynë ndërkombëtaret. Kjo tregon së marrëveshja në mes të shqiptarëve nuk po siguron minimumin e domosdoshëm kombëtar. Deri sa janë të gatshëm për marrëveshje më kriminelet serb, pse nuk rezervojnë tolerancën  në mes të shqiptarëve, që është shumë e rëndësishme madje e domosdoshme. Para medieve politikanët tonë deklarohen së çdo gjë është në rregull por secili mbanë në mënyrë fanatike planin e vet. Ta analizojmë këtë plan: Mosmarrëveshjet e thella shihen në Kuvendin e Kosovës. Pastaj edhe brenda koalicionit  qeverisës PAN.

Mosmarrëveshje ka edhe në opozitë, por jo vetëm kaq mosmarrëveshje dhe mungesë të koncenzuesit  minimal ka edhe brenda subjekteve politike. Në Berlin përsëri shqiptaret nuk ishin më një kërkesë. Kështu më një gjendje nuk duhet të nisemi për marrëveshje më Serbinë. Si rezultat  këtyre mosmarrëveshjeve doli së një Kryeministër shqiptarë i paska propozuar Kosovës planin e Gjingjiqit dh një tjetër kryeministër po insiston në planin e Vuqiqit. Një Kryeministër shqiptarë e dekoron Bregoviqin  për këngën e tij Kallashnikov që e këndoj në mes të Tiranës, pas 450 masakrave në Kosovë, pas djegieve të shtëpive të shqiptarëve, dhunimeve  të 20.000 grave e vajzave shqiptare të Kosovës dhe gjenocidit mbi shqiptaret e Kosovës. Tani përveç kriminelit Vuqiq në Tiranë ftohet edhe krimineli tjetër Dodik.                                                                                                                              

Ai shprehet  “nuk do ta pranoj Kosovën shtet kurrë, do të pranoj çdo marrëveshje që e nënshkruan Serbia”. A duhet kjo fjalë të ndezë diçka kombëtare të shqiptarët? Për të hequr Edvin Ramen nga pushteti u mbushën rrugët protestues por për ta kundërshtuar ardhjen dhe qëndrimin e kriminelëve serb që vranë, dhunuan, dogjën dhe ndoqën nga trojet e tyre shqiptaret e Kosovës madje së këto masakra janë në traditën serbe ndaj shqiptarëve, po thuaj në çdo 50 vjeçar, nuk pati fare protesta. Këto protesta nuk i organizoj as një subjekt politik dhe as Ambasada e Kosovës në Shqipëri.  Një protestë të vogël e bëri vetëm VV në Tiranë e cila nuk është subjekt i regjistruar. Nuk pati protesta as nga opozita shqiptare në Kosovë para Ambasadës shqiptare në Prishtinë për ftesën dhe mirëpritjen e kriminelëve serb në Tiranë. Kjo heshtje kështu tregon cilësinë dhe refleksin kombëtarë të subjekteve tona politike.

Presidenti  shqiptarë u shpreh së e mirëpret Dodikun edhe për turizëm. A duhet të presim që këtë vit shqiptaret e Kosovës viktimë,  do të verojnë së bashku më kriminelet serb në bregdetin shqiptarë?. Në këtë mbledhje Vuqiq që në fillim tregojë arrogancën e tij më sjellje të një kapadahije, kurse Dodik tha se “po kujdesem që mos të hedh benzinë zjarrit nga se nuk dëshirojë  ta ve Vuqiqin para një zjarri të tillë”. Kjo do të thotë se ai e ka  opsionin e (benzinës në zjarr) si rezervë, por e pret momentin e përshtatshëm. Për këtë benzinën e tij e janë të përgatitura fqinjët  e Serbisë anëtar të NATOS, për këtë nuk janë të përgatitur vetëm boshnjaket në Bosnjë. Për fat të keq duhet të pranojmë së ky është niveli i edukimit tonë kombëtar. Ky është identifikimi dhe sistemimi i vlerave tona kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat