Konferencë mbi mbulimin e vajzave dhe grave në univerzitetin e Frankfurtit të Gjermanisë

Opinione

Konferencë mbi mbulimin e vajzave dhe grave në univerzitetin e Frankfurtit të Gjermanisë

Nga: Sherif Ramabaja Më: 10 maj 2019 Në ora: 13:37
Sherif Ramabaja

 Zonja Susanne Schröter, drejtore e qendrës kërkimore dhe drejtuese e konferencës, një kohë të gjatë kishte bërë përpjekje për organizimin e një tubimi të tillë. Ajo kishte hasur në pengesa të shumta sa e kishin akuzuar edhe si raciste dhe anti muslimane, me të vetmin qëllim se insistonte dhe organizonte një tubim të tillë. Kundër zonjës Schröter ishte bërë kampanjë për largimin e saj nga univerziteti. Akuzat i kishte mohuar ajo kategorisht dhe më në fund kishte arritur që tubimin ta organizoi, po nën masa të mbrojtjes së policisë.
 Tubimit i ishin përgjigjur më se 700 pjesëmarrës. Për disa mbulimi i kokës, apo bartja e shamisë, ishte cilësuar si një shenjë e identitetit, kurse për të tjerët ishte si një flamur luftarak. Sidoqoftë veturat e policisë përball univezitetit duhet ta mbronin debatin e lirë shkencor. Më në fund u diskuatua se shamia: a është  “Simbol i dinjitetit apo shtypjes së gruas”? 
 Së pari tubimin e hapi dhe iu drejtua zonja Schröter dhe më pas Alice Schwarzer feministe dhe aktiviste e njohur në Gjermani, për mbrojtjen e të drejtave të grave. Në fillim në tubim u treguan foto nga vitet e 70 ku vajzat dhe gratë në Bagdat dhe Teheran paraqiteshin të veshura me modën urbane, si dhe flokët e tyre ishin krejtësisht të lira, të pa mbuluara. Zonja Schröter shmang kërkesën për heqjen e shamisë, por ajo kritikon një shami me elemente të fuqishme represive. Ajo u shpreh edhe kundër insistimit represiv në shkolla fillore, ku një vajzë pa shami cilësohet jasht sistemit të komunitetit të tyre musliman. Është e pakuptimt të insistohet, se orienti ka qenë gjithmon nën vello, tha ajo, duke iu referuar një lëvizjeje të grave në vendet islamike në fund të shekullit 19.


 Alice Schwarzer, feministe, gazetare dhe aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të grave në Gjermani u prit me ovacione të shumta për fjalimin e saj. Zonja Schwarz njihet për qëndrimet e saja direkte. Shamia e kokës është flamur i islamit politik, tha ajo. Kritika nuk është drejtuar kundër fesë islame, po kundër islamit politik që kufizon të drejtat e grave dhe gruan insiston që ta mbaj në errësirën shtëpiake, potencoi ajo.
 Çka pikërisht thuhet në kuran për mbulimin e femrës, ekspertët nuk janë unik, tha teologja zonja Omari. Pra nuk bëhet fjalë për një lutje, po për një urdhër. Në fund  zonja Omari angazhohet që një shoqëri e hapur duhet t´ua mundësoi femrave që vetë të vendosin duan apo jo të bartin shaminë. 
Teologu tjetër Abdel - Hakim Orughi, autor i librit “Nuk duhet ta bartni shaminë “ i cili ka analizuar bashkësitë islame në Mbretërinë e Bashkuar konkludon :” Mbulesa është një aksion trupor, që si qëllim ka të përkufizohet nga njerëzit, që dëshirojnë ta paraqesin shumicën në një shoqëri “. Në të kundërtën thekson ai, mbulimi i femrës nuk e bënë atë të “Padukshme” dhe nuk e mbronë nga shikimet e meshkujve të lazdruar apo nga sulmet e përgjithshme. Kjo formë, apo mbulimi, nxitë për të rënë në sy, si pakicë muslimane në Evropë - se ne jemi ndryshe nga të tjerët. Kjo është një këmbëngulje e qëllimshme për ta tërhequr vëmendjen, në një shoqiri shumicë.

 Një fenomen i mbulimit të vajazave dhe grave shqiptare po vërehet edhe në trojet shqiptare

 Pas Luftës së Dytë Botërore ishte bërë një angazhim i jashtëzakonshëm për shkollimin e femrës shqiptare. Paralel këtij angazhimi ishte korr sukses i madh edhe për heqjen e shamisë nga femra shqiptare. Këtij suksesi duhet falenderuar intelektualëve dhe femrës së shkolluar shqiptare në atë kohë. Suksesi ishte evident dhe nuk do ta kishte paramenduar dikush se në shekullin e 21 sërish do të ballafaqoheshimi me një dukuri të tillë të mbulimit të femrës shqiptare. Gjendja e vështirë sociale në popull, është një nga parakushtet, që kleri musliman si dorë e zgjatur e interesave antikombëtare të aktivizohet për ta mbuluar femrën shqiptare. Kanzelari Austriak Kurz, haptas kishte thënë se femrat që mbulohen në këtë kohë në Kosovë paguhen nga qarqe të ndryshme.
 Në Kosovë flitej haptas se ditën vajzat e bartin shaminë kurse natën i vizitojnë diskot. Ose detyrohen që disa herë ditën të shetisin nëpër vende të frekuentuara, qëllimisht për të rënë në sy. Pra një formë e propagimit të mbulimit. Me një fjalë, përpjekja për ta ndërruar identitetin kombëtar është diçka e rrezikshme që rrezikon qenjen tonë. Institucionet shtetërore as në shqipëri, as në Kosovë dhe as në Maqedoni nuk kanë folur apo debatuar për fenomenin e tillë. Nuk është ndërrmar po ashtu asgjë ndaj atyre që nxisin femrën shqiptare të mbulohet dhe e kthejnë me shekuj mbrapa.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat