Serbia e kërcënon sigurinë e Ballkanit!

Opinione

Serbia e kërcënon sigurinë e Ballkanit!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 10 maj 2019 Në ora: 22:10
Ismail Muçiqi

Me moton "Dita e fitorës mbi fashizmin në luftën e dytë botërore", sot në Nish të Serbisë u mbajtë parada e Forcave të Armatosura të ushtris dhe policis e quajtur " Mbrojtja e Lirisë".

Në këtë manifestim ushtarak i cili u organizua në pjesën Jugore të Serbisë në qytetin e Nishit, i cili është vetëm më pak se 100 kilometra larg Kosovës, u ekspozuan njësit elite të ushtris dhe policis serbe,

Serbia me politikën e saj agresive dhe ekspanzioniste si gjithmonë, dhe me retorikën nacionaliste, në paradën e sotme angazhoj mëse 4000 ushtarë dhe policë, 300 automjete ushtarake si dhe 40 fluturake helikopter dhe aeroplan ushtarak, të cilët fluturuan mbi hapsirën e Nishit dhe të pjesëve tjera të Serbis.

Në këtë manifestim ku foli Aleksander Vuqiqi dhe bashkpuntorët e ti, u tha se ; "Serbia viteve të fundit ka investuar 700 milion dollarë për armatimin modern ushtarak dhe në sistemet e reja raketore" të cilat janë marrë nga Rusia.

Vuqiqi tha me këtë rast se; "Serbia ka investuar në armatim më shumë se të gjitha shtetet e Ballkanit".

Paradoksi më i madh që ngjau edhe sot si gjithmonë në këtë shtet është ai kur krimineli i luftës i cili u denua në gjyqin e Hagës për krimet në Kosovë me 14 vjet burg Vladimir Llazareviq, ishte i pranishëm dhe udhëheqi sot paradën e ushtris serbe në Nish.

Parada e sotme në Nish, përpos tjerash kishte mision patërnalist dhe hegjomonist dhe kërcënues për destabilizimin e shtetit të Kosovës dhe të gjithë rajonit të Ballkanit.

Këtu sot u tubuan edhe shumë Gjeneral, Epror të policis të cilët në luftërat e ish-Jugosllavis, i kanë duart e përgjakura nga krimi që kanë bërë. Kjo është Serbia e shekullit të 21, të cilën sot e ushëheqin bashkëpuntorët më të ngushtë të Sllobodan Millosheviqit, ministrat e Sheshelit, këshilltarët e Tomisllav Nikoliqit dhe të preferuarit e Kishës ortodokse dhe të Akademis së Shkencave, institutcione këto të cilat janë shëndrruar në qerdhe të nacionalizmit dhe shovinizmit serb.

Serbia e cila i bëri dhe i humbi 3 luftëra në ish-Jugosllavi, në vendë që të sanksionohet dhe të vihet nën kontrollin ndërkombëtar, ajo tani po përkëdhelet nga Bashkimi Europian duke përfituar donacione dhe investime të mëdha në ndërtimin e fabrikave të hekurudhave, autostradave fonde këto të shteteve europiane.

Kjo është Europa e cila qe 3 vite nuk është në gjendje ta lëshoj në qarkullim urën mbi lumin Ibër e cila u ndërtua me mjetet e Bashkimit Europian.

Koha në të cilën po jetojm, është kohë me plotë të papritura për sigurin e rajonit, pretendimet serbe për armatosjen e policis dhe ushtris, në rend të parë janë pretendime për agresion ndaj Kosovë dhe të cilat paraqesin problem dhe janë sfidë për sovranitetin dhe integritetin e shtetit tonë.

Liderët kosovar, me deklaratat e tyre folklorike dhe të përqarë si gjithmonë, po e maltretojn popullin plot qe 20 vite, duke i premtuar njohje nga Serbia, premtim ky utopist.

Sot sfidë dhe problem kryesor është integrimi dhe shtrirja e pushtetit të pjesës Veriore të Kosovës, të cilin e mbajnë peng strukturat paralele të instaluara dhe instrumentalizuara nga Aleksander Vuqiqi.

Çka të themi në fund?

Para dy dite Kombet e Bashkuara dolën me një deklaratë të sakt se liderëve të Kosovës ju ka humb rruga në oborr.

Këtë vend vetëm Zoti mund ta kthej mba

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat