Përse grekët ekstremistë hoqën tabelat shqip-greqisht më 10 Maj?

Opinione

Përse grekët ekstremistë hoqën tabelat shqip-greqisht më 10 Maj?

Nga: Arben Llalla Më: 11 maj 2019 Në ora: 09:36
Arben Llalla

Ekstremistët grekë kishin paralajmëruar se me rastin e 6 mujorit të vrasjes së kriminelit nga Bularati Kostandinos Kacifas do bëni akte kombëtare që do tju tregojnë shqiptarëve se gjaku i Kacifës nuk shkojë kot. Më 11 Maj, të shtunën në Bularat , në kishën e Shën Athanasit, do mblidhen grekët që mbështesin idenë irredentiste të Kacifës për aneksimin e Jugut të Shqipërisë dhe do të çirren për hakmarrje për luftë..

Ish-deputeti dhe ish-zv/ministri i ekonomisë dhe punës Andonis Bezas pikërisht më 10 Maj promovojë librin e tij kundër Çamëve dhe Çështjes Çame. Librin Andonis Bezas ia kushtonte aktit kriminal të Kostandin Kacifës. Ndërsa më 12 maj, Mitropoliti i Konicës në kufirin greko-shqiptar do mbajë një meshë dhe aktivitet për aktin e Kacifës mallkuar çamët dhe Çështjen Çame. (Çamët dhe Çështja Çame janë hala në sytë e Greqisë, u është bërë kancerë grekëve, vuajnë shumë kur shohin aktivitet për Çamërinë). Edhe vendosja me aq nxitim i tabelave greko-shqiptare të prodhuara në Greqi nga kryetari i baskisë së Finiqit Leonidhas Kristos ishte me prapavija politike të urdhëruara nga Athina sepse gjërat dolën qartë. Leonidhas Kristos duke mos bërë asgjë për banorët e Finiqit që vuajnë nga mungesa e ujit, rrugëve dhe kujdesia shëndetësore, gjeti streh tek akti antikushtetues e provokativë. (Leonidhas Kristos do jetë kandidat i pavarur për bashkinë e Finiqit përballë kryetarit të partisë së pakicës greke MEGA, Kiço Kristos)

E kuptoni deri ku arrin mentaliteti i sëmurë i deputetëve dhe ministrave të Greqisë?

Siçshihet janë strukturat shtetërore dhe partitë politike në Greqi që nxisin urrejtje etnike dhe fetare midis pakicës greke dhe shqiptarëve etnik.

Por shteti shqiptar çfarë bënë? Strukturat e Shqipërisë merren me vetveten, me karrierat politike duke nxjerrë sytë e njeri-tjetrit dhe nuk shohin jugun e Shqipërisë që Greqia ka hedhur betonin e katit të parë.

Aktet të tjera provokativë do të ndodhin këtë periudhë në jugun e Shqipërisë nga strukturat e Greqisë sepse sa herë që mbahen zgjedhjet atje, për humbjen e njërës palë fajin e ka Shqipëri dhe shqiptarët.

E gjitha fushata e trefishtë të zgjedhjeve për eurodeputet, prefektë dhe kryetar bashkie do të përqendrohet tek britmat naziste për çlirimin e motrës së vogël greke Veriu i Epirit. (Nuk e dimë cila është motra e madhe e grekëve sepse këtë të voglën e mësuam).

Por grekët dhe Greqia duhet të kenë diçka parasysh sepse mbi kryet e tyre qëndron hanxhari i Turqisë që është gati. Pa folur për luftën e brendshme e kishës e cila pritet të shpërthejë shumë shpejtë, duke patur parasysh se në Greqi funksionojnë shumë kisha ilegale të kalendarëve të ndryshme, shkurtimin e fondeve shtetërore që BE ka vendosur si kusht qeverisë Tsiprase. Problemet e brendshme Greqia dhe grekët nuk mund ti fshehin me britma dhe kërcënime ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, por duke menduar për fqinjësi të mirë, paqe dhe stabilitet afatgjatë të rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat