Një ditë lufte në Koshare

Opinione

Një ditë lufte në Koshare

Nga: Milazim Maraj Më: 11 maj 2019 Në ora: 12:50
Koshare

Përmes përgjimeve të komunikimit të armikut, informacioneve nga intelegjenca e brigadës dhe S-2 i Batalionit, vëzhgimeve nga vëzhguesit tonë kuptuam se plani paraprak do të vihej në zbatim me 11 Maj nga ana e armikut. Punonte motor sharra . Dëgjoheshin automjete që vinin në drejtim të Oplazit. Në radiolidhjet serbe që tani më kishim mjaft, dëgjuam fjalën ( korenjaqa)breshka Tani më, ishte e qartë se do të kemi sulm më tanke. Në komandën e batalionit të dytë filluam më analizën e shpejt për qëllimin e armikut. Komandanti nxori nga çanta planin operacional të zënë nga forcat tona në çantën e oficerit serb të vrarë më 28.04.1999 të quajtur “EXTRAKT” në këtë plan parashihej shkatërrimi i forcave”terroriste” shqiptare në rajonin e gjerë të Koshares. Ata kishin paraparë forcat për angazhim: formacionet, rrugët e çasjes, drejtimet ndihmëse dhe ato kryesore të angazhimit të forcave, fuqinë dhe sinkronizimin e mbështetjës me zjarrë, mjetet e mekanizuara dhe të blinduara, ekipet e vëzhgimit dhe kontrollit të zjarrit etj) Këtë plan me 02 Maj në shtabin e komandës së GO3, Kom i Bat-2 e shpalosi për analizë para shtabit dhe të gjithë komandantëve të drejtimeve të luftës, shefit të shtabit të GO3 dhe KOM GO3 Rrustem Berisha duke prezantuar çdo detaj të këtij plani dhe duke dhënë instrukcionet për masat që duhet ndërmarrë për t’i befasuar forcat e armikut, për të penguar realizimin e këtij operacioni dhe përfundimisht qëllimin e tyre ta kthejmë në humbje klasike për ta.

Ne filluam menjëherë përgatitjet adekuate dhe efikase për këtë betejë. Bartem sasi të mjaftueshme të municionit dhe materialit tjetër luftarak të nevojshëm për këtë formë lufte, i vendosem në pozicione, Oficeri për teknikë Bashkim Kalaveshi, kontrolloj përgatitjet personale të secilit ushtarë veç e veç. U kontrolluan edhe maskat mbrojtëse. Aty ku kishte nevojë u ndërruan filtrat. Ushtarët i motivuam për fitore të reja. Gjeneratori tani po punonte dhe po karikoheshin bateritë e radiolidhjeve. Komandanti i Batalionit të -II- Fadil Hadergjonaj, caktoj njësitin rezervë-komando e vogël/. Mjekët po ashtu i morën masat e duhura. Komanda e shtabit tani më ishte në dijeni për çka po ndodhë në Rrasë të Kosharës. Istikamet tona ishin mirë të punuara si nga pozicioni ku ishin vendosur dhe nga cilësia e punimit ato garantonin efektivitet të plotë për mbrojtje dhe për luftë. Granatimet nga armiku në pozicionet tona filluan në ora 400 të mëngjesit. Armiku po përdorte taktikën e manovrës dhe zjarrit. Deri sa po granatonte nga largësia këmbësorin po e ofronte të përkrahur më tre tanksa. Urdhëruam ushtarët të qëndrojnë në istikame. Por ata kishin vërejtur ofrimin e këmbësorisë dhe filluan më zjarrë. Lufta sa vinte dhe ashpërsohej. Komunikimi ishte në nivel.

Urdhërat zbatoheshin më përpikëri. Në radiolidhje dëgjuam që eprorët e armikut po kërkonin (hipokrate) kështu ata i quanin mjekët. Kërkesa ishte e shpeshtë dhe më nervozizëm. Bëhej fjalë për shumë të plagosur dhe të vrarë. Në ora 6 10 edhe në patëm dy ushtarë të plagosur Halil Gashi dhe Petrit Beqiri. Izet Beqiri raportonte së krahu i majtë iu ka zbuluar,” por unë nuk e lëshoj pozicionin i gjallë” thoshte .

Pas tij në radiolidhje lajmërohet Naser Vllasi dhe tregon se i është bllokuar pushka, komandanti nisi një ushtarë që t’i dërgoj pushkën por ai tregoj së tani më e kishte lëshuar pozicionin dhe nuk mund të kthehet edhe njëherë në atë pozicion. Granatimet e armikut tani më ishin më të shpeshta çdo 2’ binin 3 deri në 5 granata. Po thuaj nuk kishte 1 m2 që nuk kishte tre, katër gropa të granatave. Lufta tani më po mbërrinte kulmin e intensitetit. Përdoreshin të gjitha llojet e armëve. Në ora 800 përdorën edhe granatat me helme luftarake. Helmet u identifikuan shpejt, ishin afatshkurtra .

Provuam kahjen e erës. Në Batalionin-2, kishim dy detektorë, një kimik dhe një radiologjik. Era frynte në drejtim të pozicioneve të armikut . Komanduam vendosjen e maskave mbrojtëse. Me një vendosje të shpejt të maskave në pozicionin mbrojtës, rreziku i parë nga helmet kaloj pa pasoja. Detonimet, rafalet dhe intenziteti i luftimeve në Rrasë të Kosharës që ngjanin në një vullkan në fazën më të lartë të erupcionit diktoheshin nga të gjitha drejtimet e luftës së Kosharës, poashtu diktoheshin edhe në Komandën e GO3, nga aty Komandanti i batalionit Diversanto Vëzhgue, Anton Quni urdhëron një togë të FKD ( Forcave Komando Delta) të marshoj drejt Rrasës së Kosharës dhe të vihen nën komandën e KOM Bn-2. Ushtarët tonë ishin të shkathët dhe të disiplinuar në zbatimin e urdhrit. Deri në ora 12.00 kishim 19 ushtarë të plaguar. Komandant Fadili angazhoj tani edhe njësitin rezervë-komando, por togun e FKD e mbajti edhe më tutje në rezervë.

Në palën e armikut po ashtu raportohej për shumë humbje. Kërkonin përforcime dhe jepnin vlerësime. Nuk janë grupe të vogla terroriste por ushtri e stërvitur mirë dhe e komanduar. Dërgoni shpejt njësi elite, nëse vonoheni nuk mund të pritet gjë nga aksioni. Këto ishin komentet e armikut. Tre tanket që tani u futën në pozicionet tona duke vjellë zjarrë nga të gjitha armët që i kishin. Zjarrë buronin edhe istikamet tona. Në to ishin vendosur djemtë më të mirë që i kishte Kosova. Njëri ishte në zonë “B” po vinte nëpër rrugë që ushtria jugosllave i kishte ndërtuar më herët; rrugë strategjike. Përballë tankut ishte i vendosur mitralozi jonë me të po luftonte Arben Sejdiu. Ndërsa në mitralozin tjetër po ashtu të rëndë ishte Hilmi Sokoli, municionin e kishin kundërtank, dhe me sasi të mjaftueshme, të sjellë me rastin e përgatitjes për këtë betejë, ky tank u detyrua të kthehet. Por me të nuk u kthyen edhe 7 ushtarët që e përcillnin. Arbeni në këtë situatë, me shumë gjakftohtësi ndërroj tytën tani më të skuqur nga zjarri dhe vazhdojë të gjuante në drejtim të armikut. Tanku tjetër ishte në Zonën “A” përballë tij luftonte po ashtu me mitraloz kundërajrorë Sefer Berisha, në anën e majtë të tij ishte Izet Beqiri me njësinë e tij, edhe ky tank u detyrua të kthehet. Për mëkatin e tyre edhe ky tank la të shtrirë ushtarët e vet që po e përcillnin. Tanku tjetër ishte ofruar afër pozicionit të Abaz Thaqit duke vjellur zjarrë. Abazi tregonte së tanku është vetëm 15m larg. Po ashtu tregoj së granatahedhëset për këtë tip të tankut nuk vlejnë. Tanku kishte një shtresë gome që nuk lejonte aktivizimin e granatës. Zëri i Abaz Thaqit po dëgjohej çdo herë edhe më pak ,ai urdhëronte ushtarët e tij që të ulen në istikame. Pastaj, më nuk dëgjohej, dëgjohej vetëm uturima e tankut. Tanku kalon mbi istikamin e Abazit dhe posa kalon ngritet feniksi Abaz Thaqi përsëri fillon pushka e tij ai vret ushtarin mbi tankun serb, Ushtari i vrarë kishte mbetur i varur mbi mitralozin e tankut. Ushtaret e Abazit gjuajn nga afërsia dhe vrasin ushtarët serb që ishin në përcjellje në dy anët e tankut . Por, gjatë kësaj lufte bije Dëshmorë bashkëluftëtari jonë trim Besim Nuka. Tani urdhërohet edhe toga e FKD të futet në betejë dhe me një kundërsulm të fuqishëm, mirë të organizuar dhe mirë të komanduar t’i jipet goditja shkatërruese forcave të armikut dhe të detyrohen të tërhiqen. Iknin pa kontrollë dhe duke refuzuar urdhërat e eprorëve të tyre ata të cilët patën fatin të tërhiqen.

Në zonën “A” po zhvillohej luftë e ashpër Izet Beqiri po raportonte se ka shumë ushtarë serb të vrarë dhe po tentojnë t’i tërheqin. Ky ishte raportimi i fundit i Izetit. Izeti ra Dëshmorë. Në këtë luftë ai tregoi si respektohet shoku, si respektohet Atdheu, si luftohet dhe pse vdiset. Në vijë të zjarrit më Izetin bije Dëshmorë Nikollë Doda.. Nikolla kishte ardhur në përforcim . Ishte nga Bataloni Diverzanto Vesgues. plumbi e kishte marrë në gjoks. Aty ku i merr burrat. Gjaku i tij i pastër stoliste gjoksin e burrit. Para tij kishte mbetë automatiku ende i nxehtë. Ndërsa jo larg tij trupa ushtarësh serb të vrarë. Nikollë Doda udhëtoj në amshim bashkë më vëllezërit e vet Izetin dhe Besimin. Ulërima e ushtarëve serb dëgjohej e pa ndërprerë bashkë me të edhe kërkesa për ndihmë(hipokrat) si i quanin ata më emrin sekret mjekët. Poshtë në Rrasë të Koshares u dëgjua disa herë mitralozi i rëndë 20mm, që ishte marrë nga ushtarët serb më 09.04.99 dhe me të tani po luftonte Flamur Kajtazi. Edhe në këtë pjesë kishin provuar të futën serbet por pa sukses. Rreth orës 1500 intenziteti i luftës filloj të bije. Por, ushtria e përgatitur nuk befasohet në këtë moment aeroplani luftarak serb bombardoj më helme luftarake të koncentrimit më të rëndë . Për fatin tonë granata kimike ra në Lug të Koshares. Në prapavijën tonë. Gazrat ngjiteshin në hapësirë më shpejtësi. Komandova “GASI” vëni maskat vlen për të gjithë! Identifikimi i helmit dhe komanda ishin të shpejta dhe po ashtu i shpejt ishte edhe zbatimi i urdhërit për krejt vijën e frontit. Më vonë filloj dezinfektimi i ushtarëve veshmbathjeve dhe pajisjeve. Takuam Abazin, atij një pikë loti i sillej në sy. U vra Besimi nuk e dini çfarë djali ka qenë. Ai nuk u frikua nga tanku as nga zjarri. Ishte komando i vërtetë. Me fjalën lavdi dëshmorëve, përfundoj kjo bisedë e dhembjes. Filluan bisedat për fitore të reja. Këtë ditë e karakterizon edhe niveli i shkëlqyeshëm i luftës së mortajave tona. Naim Loshi me shokët ishin në nivel. Ata përdornin granat-hedhësat si armë konvencionale . I mbanin në dorë gjatë gjuajtjes duke përcjellë vet granatën ku po bije. Topat pa dridhje të komanduar të stërvitur nga eksperti Feriz Tërzhnjeva ishin efikas në këtë betejë. Lufta e artilerisë tonë , Lilës, Breshërit dhe Breshërit të zi ishte po ashtu shumë profesionale dhe më plot përkushtim. Vëzhguesit të udhëhequr nga Jashar Dobra ishin të përpiktë dhe kohë pas kohe dëgjohej komenti i tyre “BINGOOO” që do të thotë u qëllua objektivi. Snajperistët tonë po kthehën në komandë me trofe lufte. Beteja jonë ishte shumë e suksesshme por edhe e dhimbshme. Gjatë tërë ditës barelistët ton nuk u lodhën ata tërhiqnin shokët e tyre të plagosur dhe të rënët me dhimbje por pa lodhje. Edhe ekipi i mjekëve ishte në nivel, ata qëndronin në bunkerin ambulatorë kur kishin të plagosur por rroknin armën kur kishin kohë të lirë. Një ushtarë i shkëlqyeshëm ishte kuzhinieri Qerim Troshupa. Ai ishte tërë kohën në vijë të zjarrit por tani me plot kondicion po shpërndante ushqimin bashkëluftëtarëve të vet. Logjistika e komanduar nga Kom. Afrim Beka ishte e shpejt funksionale dhe në nivel të lartë të detyrës.                                

Të rënët në këtë ditë ishin Heroit e Kosovës:

  1. Besim Nuka
  2. Nikollë Dodaj
  3. Ali Hasi
  4. Emin Kryeziu
  5. Fatos Ademaj
  6. Kreshik Ademaj
  7. Izet Beqiraj
  8. Naim Orllati
  9. Urim Mehmeti
  10. Xhevdet Loshaj

Të plaguarit më 11. Maji në Rrasë të Koshares janë këta ushtar:

  1. Halil Gashi – Klinë
  2. Petrit Beqiri- Baballoq
  3. Zekë Mazrekaj- Drenoc
  4. Rifat Seferaj- Rahovec
  5. Naser Morina- Kuzhnin-Has
  6. Besim Geci- Llaushë- Skenderaj
  7. Skender Loshi- Carrabreg
  8. Astrit Gashi- Pejë
  9. Haxhi Thaqi- Burojë
  10. Besim Mahmuti- Botushë
  11. Blerim Ramadani – Ferizaj
  12. Sevim Bilalli – Shkup
  13. Vehbi Bulaku- Drenas
  14. Bajram Ahmeti- Skenderaj
  15. Asllan Gaxherri- Junik
  16. Pajazit Uka – Podujevë
  17. Shukri Kameri- Gjakovë
  18. Jeton Shala- Zëqishtë
  19. Genc Palushaj- Klinë

 

Në mbrëmje kërkuam informacion për gjendjen e të plagosurve. Pastaj filloj të analizohet çdo veprim. Më krenari dhe dhembje hartohet raporti i betejës tonë të suksesshme të 11 majit. Të njejtën kohë filloj dezinfektimi i ushtarëve, veshmbathjeve dhe pajisjeve. Dezinfektimi bëhej nën kontrollin e vazhdueshëm të komandantëve të njësive. Filluan edhe përgatitjet për fitore të reja. Kompanitë që tani po shkonin për t’u dezinfektuar këndonin këngën “Besa-Besë”, Të përcjellë më betimin se aty ku ka rënë gjaku i Agim Ramadanit dhe Salih Çekaj nuk shkel më këmbë armiku.Lavdi Heronjëve të Kosovës.

Shkrimi është I plotësuar.

11.05.2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat