Tre musketerët e Kosovës

Opinione

Tre musketerët e Kosovës

Nga: Anton Marku Më: 12 maj 2019 Në ora: 19:11
Anton Marku

Dikur udhëheqës të lartë ushtarak, sot drejtues institucionesh kryesore të Kosovës, ata të tre janë duke zhvilluar garë mes tyre se cili do të dalë me tema më të mëdha. Në dukje të parë bëhet fjalë për një rivalitet politik, por në të vërtetë kemi të bëjmë vetëm me një lojë të tyre të radhës. Pengmarrja e shtetit po hyn në një etapë të re. Tani për tango nuk mjaftojnë vetëm dy, duhen tre.

Territori

Pasi që kishte filluar të humbaste teren në skenën politike të vendit,‘‘Shefi’’ nxori nga xhepi kartën e fundit: Atë për të cilën jo rrallë kishte folur me zë të ulët prapa perdeve të diplomacisë botërore. Në konceptin e tij për rivijëzimin e kufinjve në Ballkan ai u përkujdes që pas të linte sa më shumëmjegull. Ashtu siç jemi mësuar ta shohim, sidomos në dekadën e fundit, në të cilën ai kishte monopolin mbi çështjet si liberalizimi i vizave, dialogu dhe ushtria. Këtë të fundit e riaktualizonte sa herë që sondazhet tregonin një rritje të simpatisë ndaj LDK-së dhe Vetvendosjes. 

Në opinionin publik është një bindje e përgjithshme se ata që e kanë këshilluar që të hapë këtë dritare kanë pritur që nga jashtë të hyj freski e jo vapë. 

Më të në krye të shtetit është e mundur që në një të ardhme jo të largët të ballafaqohemi me një situatë në të cilën tokat do të bëhen më tërëndësishme se sa kokat. 

Taksa

Vendosja e taksës për produket serbe ishte një reagim spontan ndaj dështimit për tu anëtarësuar në INTERPOL. Mbase ishte e drejtë legjitime për tëreaguar, por pyetja është se a u zgjodh arma më e duhur. Në anën tjetër të paktë mund të jenë ata që do ta kenë besuar se ajo do të zgjasë kaq shumë. Mbase as vet i pari i qeverisë, ai që, pasi që të tjerëve ‘‘ua mori nga duart’’ meritat për krijimin e ushtrisë, ai doli që me një këmbëngulësi të pashoqe të personifikohej me këtë histori. 

Rezultati i deritanishëm tregon se me këtë hap as Serbia nuk u gjunjëzua e as Kosova nuk lulëzoi. Shumica e produkteve serbe në tregun kosovar u zëvendësuan me po ato produkte, të ambalazhuara në paketime të tjera nëpër shtetet fqinje. Çmimin e fundit, si dhe gjithmonë, vazhdon pa paguajë konsumatori. 

Serbia deri më tani nuk ka ndërmarrë ndonjë kundërmasë. Me qëndrimin e saj të ngurtë qeveria kosovare po ia mundëson asaj që të luaj rolin e viktimës, duke ja dalur që të përfitojë edhe ata të cilët deri dje ishin në anën tjetër.

Tribunali

Që kaosi të jetë sa më i përsosur po përkujdeset Kryeparlamentari. Kishte muaj që ai kishte mbetur pa tema madhore, duke u shëtitur nën hijen e dy të parëve të shtetit. Dhe ja, mendja e tij gjeniale shpiku idenë e krijimit të një tribunali (gjykate) ndërkombëtare për krimet e luftës të kryera nëKosovë nga shteti serb. Se nga kush, si, kur dhe në cilën mënyrë do të ndodhë kjo nuk e tha. Se sa ka fuqi Kosova që bashkësisë ndëkombëtare të ia imponoj një institucion të tillë, sidomos tash pas mbylljes së Tribunalit të Hagës dhe fillimit të punës së gjykatës speciale, është një pikëpyetje e madhe. Sidomos kur inciativa promovohet nga një ish-drejtues i një shërbimi të fshehtë informativ, i cili nuk është se është shquar ndonjëherë, qoftënë kohëra lufte apo paqeje, si adhurues i gjykimeve të drejta dhe të paanshme, por më shumë si ekzekutues i vendimeve, të cilat mund të jenë marrëjashtë gjykatave. Një tjetër argument, i cili e bën edhe më pak të besueshëm realizimin e kësaj inciative, është dhe fakti se ai njihet për një rol tëveçantë dhe shumë dyshues në lidhje me tentativën e zhbërjes së gjykatës speciale në një natë të ftohtë dhjetori të vitit 2017, e themelimin e së cilës edhe vet e kishte votuar, si deputet dhe si parti.

Truri dhe trupi

Pas ‘‘ikjes se trurit’’ Kosova po ballafaqohet edhe me ‘‘ikjen e trupit’’: Prej saj po largohen, dhe atë masovikisht, edhe punëtorët e krahut. 

Përderisa populli të mos filloj të besoj se e ardhmja nuk është një hapësirë në të cilën do të hyhet, por një realitet të cilin njerëzit e krijojnë vet, e nesërmja do të jetë si e sotmja. E mjegullt. Po aq sa dhe e djeshmja.  

Njeriu pushon se ekzistuari në momentin kur hesht. 

Për fat të keq, shpeshherë lira e ka më të mirë aromën se sa shijen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat