Patriark Irinej, shikojeni sa ka qenë Serbia sipas hartës së Enciklopedisë Ruse të vitit 1817

Opinione

Patriark Irinej, shikojeni sa ka qenë Serbia sipas hartës së Enciklopedisë Ruse të vitit 1817

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 13 maj 2019 Në ora: 10:15
Faksimile e hartës së Enciklopedisë ruse që tregon kufijtë realë të Serbisë në vitin 1817

Kujtojeni Zotin para se të nxitni urrejtje ndaj shqiparëve, ndryshe vendin e keni në xhehenem

Mediat serbe më 11 maj 2019 njoftuan se Patriarku Irinej, kreu i Kishës Orthodokse të Serbisë ka thënë se, “Mund ta kthejmë Kosovën nën Serbi. plaga jonë e madhe është Kosova. Toka e shenjtë serbe nga e cila nuk mund të heqim dorë, sepse do të na mallkojnë heronjtë tanë të Kosovës. Do të na mallkojë historia dhe gjithë ata që kanë vuajtur për Kosovën. Kosovën e kishin rrëmbyer edhe turqit, por pas 500 vjetësh ia dolëm ta kthejmë. Gëzohem se edhe udhëheqësit serbë po thonë se nuk do të heqin dorë nga Kosova. Kjo gjë i gëzon edhe klerikët tanë në Kosovë. Nuk besojmë shumë në forcën e fuqive të mëdha, por besojmë në forcën e klerikëve tanë”.

Gospodin Irinej, po ta analizojmë këtë deklaratë Tuajën dhe nga cilido kënd që ta shikojmë kjo deklaratë duket tejet naïve, fëmijërore e luftënitëse. Kosova nuk mund të jetë plagë e madhe për Serbinë, por përkundrazi Serbia i ka shkaktuar plagë të mëdha Kosovës. Kosova kurrë nuk ka qenë e as do të jetë tokë e shenjtë serbe. Shqiptarët nuk kanë okupuar as edhe një pëllëmbë tokë të huaj. Kosova është tokë e shenjtë dhe denbabaden e shqiptarëve dhe e larë me gjakun e shqiptarëve. Serbinë do ta mallkojë Zoti dhe historia për tërë ato krime, masakra, vrasje, madje vrasje edhe të foshnjeve duke pi qumësht në gjitrin e nënës, për tërë ato dhunime e djegie që i kanë bërë ushtria dhe kriminelët e Serbisë.

Gospodin Irinej, të dhënat historike flasin se serbët në Ballkan kanë ardhur nga Karpatet në shekullin e 6-të, dhe se nuk është e vërtetë se Kosova me shekuj paska qenë e Serbisë. Faktet historike flasin se themeluesi i mbretërisë Ilire në shekullin e IV para krishtit ishte mbreti Bardhyl. Njohësit e mirë të historisë shkruajnë se mbreti Bardhyl para 2500 vitesh e kishte ndërtuar Citibardhin (Beogradin e sotëm), dhe se mbretëria e mbretit Bardhyl shtrihej nga Trieshta ne veri-perëndim dhe gjer në gjirin e Artës në jug. Gjithashtu dihet se pasardhës të Ilirëve janë vetëm shqiptarët.

Gospodin Irinej, e vërtetë është ajo që tregon edhe kjo hartë e Enciklopesisë Ruse e vitit 1817 që po e dërgoj sëbashku me këtë shkrim, ku Serbia figuron si një shtet i vocër përreth Beogradit, dhe se është zgjeruar duke vrarë, djegur dhe dëbuar popujt e tjerë e më së shumri shqiptarët. Për barbaritë e kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë, edhe serbët edhe Serbia do ta marrin mallkimin nga Zoti dhe historia.

Gospodin Irinej, po Jua kujtojmë se vetëm në fund të shekullit të 20-të Serbia nxiti dhe filloi lutërat gjenocidale në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje e Hercegocinë, duke bërë gjenocide tronditëse, me mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm të të gjitha moshave të vrarë, të masakruar e të dhunuar.

Gospodin Irinej, mos u mburrni me lidershipin aktual të Serbisë kur thotë se nuk do të heqin dorë nga Kosova. Ashtu thoshte edhe Sllobodan Millosheviqi se kufijë e Serbisë do të shtrihen deri ku jeton edhe një serb i vetëm, por e dini shumë mirë si përfunduan Serbia dhe Millosheviqi.

Mos i mashtroni dhe helmoni klerikët serbë në Kosovë dhe në Serbi me luftënxitje. Ju jeni person i besimit fetar dhe duhet që të flisni për paqe e mirësi e jo për luftë dhe asmëri.

Gospodin Irinej, Ju besimin fetar e paskeni kuptuar krejtësisht gabim e mbrapsht. Këtë e dëshmoi edhe agresioni i Serbisë në Kosovë në vitet 1998/1999, kur Kosova u bë shkrumb e hi, u vranë,u masakruan, 15 mijë shqiptarë, mes tyre gra pleq e fëmijë. U dhunuan në mënyrën më makabëre 20 mijë femra shqiptare. Mbetën të veja mijëra gra shqiptare dhe mbetën jetima mijëra fëmijë shqiptarë.

Gospodin Irinej, pas të gjitha këtyre mizorive që Serbia i bëri në Kosovë, as nga Ju dhe as nga ndonjë klerik tjetër serb nuk dëgjuam as edhe një fjalë dënimi, pendimi apo mëshire për këto krime që serbët i kryen në Kosovë, e që ishte obligimi i Juaj parësor nëse me të vërtetë besoni në Zot.

Gospodin Irinej, toka e Kosovës është tokë e shqiptarëve. Kosovën Serbia e ka grabitur dhe okupuar me luftëra dhe se kjo nuk mund të ndodhën më asnjëherë.

Gospodin Irinej, në Kosovë jeton një grusht i vogël i serbëve që i gëzon të drejtat më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Gospodin Irinej, sot në Ballkan jetojnë afër 6 milionë shqiptarë dhe në rast të ndonjë sulmi eventual nuk do të rijnë duarkryq.

Gospodin Irinej, shqiptarët që i dëboi Serbia me presione të ndryshme në Turqi tani janë bërë 6 milionë.

Gospodin Irinej, në Serbi jetojnë shumë pak serbë. Po ti heqish hungarezët, boshnjëkët e romët nuk mbesin as 5 milionë serbë.

Gospodin Irinej, shkilni me këmbë në tokë dhe shikojeni realitetin. Ballkani gati është bërë i tëri NATO dhe se gjersa të arrijë Rusia dhe Kina në Serbi, Serbinë e ka hangër dreqi.

Gospodin Irinej, kujtojeni Zotin para se të nxitni urrejtje ndaj shqiptarëve, se ndryshe vendin e keni në xhehenem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat