Ju lumtë Z.President votat janë të qytetarëve e jo të partive politike

Opinione

Ju lumtë Z.President votat janë të qytetarëve e jo të partive politike

Ejup Berisha Nga Ejup Berisha Më 14 maj 2019 Në ora: 20:54

Bravo i nderuari President i ri i Republikës Stevo Pendarovski. Unë ju përgëzoj për deklaratën e dhënë lidhur me votat e fituara në zgjedhjet e fundit Presidenciale. Apo për sqarimin që e kishit bërë se për votat e fituara në zgjedhje ju nuk i keni borxh askujt.Kjo lidhur me tentimin e disa subjekteve politike të vendit të cilat pas zgjedhjes tuaj për President menjëher pohuan se ato janë më meritoret për fitoren tuaj në zgjedhjet Presidenciale që u mbajtën në muajin prill dhe maj të këtij viti në RVM.

Ju lumtë për guximin e treguar Z. President do tu theme se ne na duhet një President i tillë si ju që e thotë realitetin por dhe e ka guximin që atë ta thotë direkt në sy dhe atë kujt subjekteve politike që posedojnë forcë dhe ndikim të lartë në shtet siç janë Partitë politike. Ndërsa neve nuk na duhet President që e thotë të kundërtën e realitetit siç ishte rasti me para-ardhësin tuaj qytetarin Gj.I . E realiteti është se për ju kanë votuar qytetarët si individ apo bartës të sovranitetit shtetëror dhe qytetar e jo partitë politike. Është fakt Z.President se pas luftës në skenë paraqiten shumë heronj por esenca është që ata të jenë prezent aty gjatë luftës.

Edhe Partitë politike janë si heronj të pasluftës të cilat në momentin kur nuk bëjnë asgjë gjat luftës këtë tentojnë ta bëjnë pas saj me deklarata dhe lëvdrata të kota me qëllimin e vetëm që padrejtësisht ti shfrytëzojnë përfitimet që dalin nga çdo luftë apo betejë e zhvilluar. Edhe njëher Bravo President ti me këtë deklaratën tënde të fundit ua tregove vendin se ku e kanë realisht subjektet politike dhe se ua fute atyre të dy këmbët në një këpucë thotë një fjali e njohur popullore. Pra është fakt se siç thoni ju se votat janë të qytetarëve zgjedhës e jo të Partive politike ndërsa këtë gjë e vërteton edhe kushtetuta e vendit.

E sa për fjalët e Partive politike ju në opinion ua bëtë atyre me dije se nuk duhet marrë seriozisht pohimet që i thonë ato. Realiteti shpesh dhemb por duhet thënë patjetër.Prandaj Z.President përher thuaje realitein objektiv e mos ngurro ta bësh këtë gjë sado I dhimbshëm që të jetë për dikë ai pra realiteti. Z.President ju lutem futni pak risi në skenën politike të vendit tone sepse u lodhëm me reprizimin e episodeve dhe skenareve të njëjta në repertoarin e filmave politik tanimë monoton të lidhura me veprimet e Presidentëve të deritashëm të RVM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat