A po bëhet kryeministri Rama, turpi i kombit shqiptar?

Opinione

A po bëhet kryeministri Rama, turpi i kombit shqiptar?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 15 maj 2019 Në ora: 21:51
Edi Rama

 Vetëm në shtetet afrikane, ngjan gjithmonë që diktatorët nuk dorëzohen dhe e mbrojnë pozitën e vet deri në fund. Fundin e kanë të programuar. Me verbërinë e tyre për pushtet, ose ndodh grusht shtet ushtarak, ose shkaktojnë luftë qytetare. Që të ndodh grusht shtet ka pak gjasa në Shqipëri, ngase nuk kemi përvojë të tillë dhe në Evropë nuk është praktikuar kjo formë. Me gjasë kryeministri manipulator, Rama po e qon vendin drejt një konfrontimi pa rrugëdalje dhe drejt  luftës civile. Propaganda e tij për suksesin e qeverisë së tij është vetëm një blof, ngase të gjithë shqiparët kudo që janë, kanë kuptuar që në këto gjashtë vite e fundit; vetëm plantazhet me drogë ishin “investimi “ i vetëm në Shqipëri. Populli duke qenë në një gjendje të mjerueshme varfërie, po proteston duke kërkuar zgjedhje të reja dhe dorëheqjen e Rames.

Sërish kryeministri Rama poashtu sikurse protestat e studentëve, që i manipuloi dhe u mundua t´i degradoi, po përpiqet edhe tash që Bashës dhe opozitës t´ua hudh përgjegjësinë për  organizimit e protestave. Opozitari Basha vetëm u kishte prirë organizimit të tyre, po protestat nuk do të zgjeroheshin vetëm pse dikush dëshiron t´i organizoi ato. Populli nuk është fëmijë që të manipulohet.

 Është koha që njerëzit eminent, të kulturës, politikës, intelektualët që kanë ndikim në popull dhe të gjithë ata që mund të ndikojnë në kryeministrin Rama, të apelojnë që kryeministri të lëviz nga vendi dhe ta ofroi zgjidhjen. Janë dy mënyra me te cilat  vendi mund të shpëtoi nga katastrofa në të cilën ndodhet, i nxitur nga kryeministri manipulator Rama.

 Ai duhet të caktoi zgjedhjet e lira ose ta ofroi dorëheqjen e tij personale dhe t´i hapë rrugë zgjidhjes politike. Këmbëngulja e tij e deritashme se zgjedhje do të ketë në qershorin e vitit 2021 është tallje me të gjithë shqiptarët kudo që janë. Po ashtu këmbëngulja e tij se zgjedhjet lokale do të mbahen pa opozitën, po ashtu është tallja e rradhës.

 Është pak e besueshme se ai do ta dorëzoi pushtetin e tij pa e futur vendin drejt luftës qytetare ose pa shkaktuar ndonjë katastrofë kombëtare. Shqiptarët siç e njohin kryeministrin e tyre, mund të deklarojnë se ai është i paparashikueshëm. Më parë do ta djeg  tërë Shqipërinë se sa të ofroi zgjidhje. Kjo është ajo prej së cilës të gjithë shqiptarët frikësohen. Kryeministri Rama disa herë është krahasuar me Erdoganin prej të cilit fascinohet dhe me Putinin. Që të dy këta njihen si autoritar dhe diktatorë. T´i numërohen Ramës dështimet është e tepërt, sepse një person që ka ndërgjegje dhe e sheh realitetin me sy : Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, papunësia ka arritur kulminacionin, paperspektiva evidente, ekonomia dhe investimet baras me zero, krimi, korrupsioni, vrasjet, kriminaliteti dhe droga, përditshmëri e jetës së shqiptarëve etj. Çka t´i numrohet më tepër! Po ai i ka shifrat e propagandës së tij. Ndoshta ka të tillë që ato shifra edhe i pranojnë, po qe do që s’përkojnë me realitetin. Populli është ngritur dhe po kërkon ndryshime, jo ndryshime kozmetike sepse ngjyrat e tij, kanë humbur nuancat. Do të ishte mençuri që të kërkohet zgjidhja, pa menduar në karrigen dhe postin e tij. Kombi mbi të gjitha, gjithçka tjetër do të ishte e tepërt. Opozita nuk është armiku, po pjesë e zgjidhjes. Shtrirja e dorës opozitës, cilësohet shenjë burrërie e jo përkulje e dështim. Shqiptarët din të falin, derisa akoma nuk është bërë vonë. Po ranë viktimat e para, kryeministri Rama mbanë përgjegjësinë. Drejtësia do ta ndjek kudo që ikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat