Flora Brovina “vret” të dhunuarën shqiptare, familjen e saj dhe krenarinë kombëtare!

Opinione

Flora Brovina “vret” të dhunuarën shqiptare, familjen e saj dhe krenarinë kombëtare!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 16 maj 2019 Në ora: 23:09
Flora Brovina

Pse sot Flora, ku ishe deri sot, për kënd e bëre krimin sot?

Shkele, përdhose & përbalte nderin, moralin dhe dinjitetin e gruasë shqiptare, e gruasë t'përvuajtur, t'përdhunuar e t'poshtëruar ç'njerëzisht, Flora Brovina.

- Ajo grua shqiptare, është bija, gruaja, & nana jonë, andaj pse e vrave atë grua sot, pse e vrave n'sy t'publikut, n'Parlament?

Prej sot, ti s'je përfaqësuese e popullit, s'ke vend në tempullin e shënjtë të demokracisë parlamentare, dhe as n'jetën politike & publike.

Flora, ti ke bërë krim makabër sot, andaj je një kriminele e shkuar kriminelës.

Ti e di mirë Flora, se kombi ynë e ka t'shënjtë nderin e gruas, dinjitetin dhe integritetin e saj si një nga vlerat ma sublime dhe shtyllat më kulmore të familjës dhe shoqërisë, përdhosjën dhe përbaltjën e të cilave s'ka duruar e toleruar kurr n'histori.

Sot i nxore bojën paftyrësisë sate dhe bosave kriminel, vartëse e mjerë e të cilëve je ti Flora!

Ku e more atë foto, a e ke lejën e familjarëve t'viktimës, a ke pelqimin e gruas së dhunuar të cilën ti sot e vrave n'sytë e fëmijëve t'saj, t'familjës dhe shoqërisë?

Me siguri jo Flora!

Nuk ksihe lejën, por kishe urdhërin e kapo-bandave n'pushtet, e kishe urdhërin e binomit krimnal ; Hashimi & Kadria, n'kapje të shtetit dhe të cilët ; dje, sot dhe as nesër, nuk zgjedhin mjete e metoda për t'ruajtë e mbajtë pushtetin n'shtetin e kapur prej tyre.

Veprim përvers, amoral dhe jo human, fund e krye!

Krimi i juaj sot, bie ndesh me traditën, doket & zakonet tona t'farkuara, t'skalitura, t'gdhëndura dhe t'promovura ndës shekuj, krim të cilin, kurr s'ka rastisur t'a bëj asnjë burr normal, e lere më grua, dhe biles grua përfaqësuese e popullit n'tempullin e shënjtë të demokracisë parlamentare - n'Parlament.

Prej sot, për mua dhe shumicën absolute shqiptare, ti Flora Brovina, s'je bijë, grua & as nanë shqiptare, identitetin e ke pëmbysë me sjelljën tënde abuzive dhe kriminale për një interes meskin të grupimit mafio-kriminal të cilit i takon.

Kartë e ligë dhe neveritëse kjo:

Mbi fatkeqësinë tragjike të një gruaje të dhunuar e t'poshtëruar ç'njerëzishtë, n'sytë e familjës, fsheh tendencën për mbajtjën n'zap të shtetit dhe pushtetit kriminal të binomit: Hashimi & Kadria!

"Vrave" 20 mijë viktima të dhunës seksuale për të shpëtuar 2 kriminel n'maja të piramidës së shtetit të kapur prej tyre.
Kjo s'të bënë nder Flora Brovina Ty, familjës dhe as shoqërisë e cila nuk t'a kishte borgj këtë shperfaqje perverse amorale dhe abuzive.

Turpi do t'përcjell deri n'frymën e fundit të jetës, pamedyshje...!

Pse atëbotë, para 20 viteve nuk i'u bashkoheshe Nekibe Kelmendit në denoncimin e krimeve serbe mbi Kosovën, shqiptarët dhe viktimat e dhunuara seksualisht, por në vend të saj, more anën e atyre që dhunojnë, përsekutojnë dhe vrasin t'sotmën dhe t'ardhmën e fëmijëve tanë?

Atëherë heshte, dhe veprimi i sotëm, është n'sherbim të krimit dhe kriminelëve, dhe asesi n'sherbim të viktimës & viktimave të krimit dhe dhunimeve seksiuale mbi gruanë shqiptare, përgjithësisht!

Nxjerrja e fotos se krimit,akt pervers, amoral & qyqar!

Nuk është veprim me takt, nuk është veprim i pjekur politik dhe aq më pak, veprim patriotik & atdhetarë, JO!
Ishte veprim i porositur mbi bazën : "Qellimi arsyeton mjetin"!

Krimin mbi të dhunuarën e pafat shqiptare të para 20 viteve e bënë kriminelët serbë të uniformuar të regjimit të Millosheviqit për t'ngopë & knaqë egotë & epshet shtazarake mbi viktimën e pafuqishme dhe n'sytë e familjës dhe familjarëve, por shpërfaqja e fotos sot n'publik, është poaqë kriminale, anti-njerëzore dhe anti-kombëtare , Flora Brovina & Co!

Asaj dhe familjës së saj, u'a prishët definitivisht gjumin, trazuat ëndrratë dhe shkatrruat jetën, për t'vetmin qellim : Jetën tuaj dhe të bandave n'pushtet...!

Njollë & dëmkë të zezë kulturës shqiptare!

Turpi të mbuloftë Flora Brovina, bashkë me urdhërdhësit tuaj kriminel, amin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat